LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy viktima dhe mbi 3 mijë hektarë pyje u dogjën/ Peleshi: Na duhet të reflektojmë, kemi shumë për të korrigjuar

3 Shtator 2021, 09:54, Aktualitet CNA
Dy viktima dhe mbi 3 mijë hektarë pyje u dogjën/ Peleshi: Na

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend.

Ndërkohë ai ka evidentuar edhe segmented ku ka nevojë për ndërhyrje dhe përmiësim.

Sipas tij, duhet krijuar një mekanizëm që të bëhet ndërhyrja në kohë nëpërmjet çdo bashkie ku evidentohet zjarr, e jo në çdo rast të kërkohet ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes.

?4.960 trupa dhe 152 mjete të FA, 3309 trupa dhe 113 mjete zjarrfikëse. 1.914 forca lokale të të gjitha bashkive, 1`.400 forca vullnetare, 4.89 forca të policisë së shtetit, 606 forcat e shërbimit pyjor dhe e gjithë administrata e mbrojtjes civile. Kjo ishte fuqia njerëzore dhe motorike e operacioneve nga toka për të luftuar me 389 vatra të zjarrit në të gjithë vendit në harkun e dy muajve. Ndërkohë për ndihmën nga ajri, iu bashkuan forcës sonë tre mjete helikopter nga Holanda, 2 mjete nga Çekia. E vyer ishte mbështetja e ofruar nga SHBA, me ekspertë që asistuan dhe e bënë më efektive operacionin. Në luftë për të mbrojtur së pari jetën dhe natyrën tonë, dy qytetarë, Andrea dhe Tatiana Haxhia humbën jetën, e 4 të tjerë u lënduan. Dëmet do të ishin edhe më të mëdha nëse nuk do të bëhej detyra e duhur dhe heroike e forcave tona. Janë mbi 3 mijë hektarë të prekura. Mbi 70% të tyre ishin shkurre, kjo do të thotë që kemi shmangur më të keqen?, është shprehur  Peleshi.

Ky i fundit ka shtuar më tej se kjo situatë i ka mësuar se duhet të reflektojnë në shumë aspekte./CNA.al

Lajmet e fundit nga