LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Duam drejtësi”/ Nuk tërhiqet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, tjetër kallëzim në SPAK

3 Shtator 2021, 08:53, Aktualitet CNA
“Duam drejtësi”/ Nuk tërhiqet Aleanca për Mbrojtjen e

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK.

Aleanca për Teatri ka kallëzuar prokurorin Sotir Kllapi, pasi sipas kësaj aleance, ka vendosur të mos regjistrojë kallëzimin penal dhe fillojë hetimet ndaj prokurores Manjola Kajana.

?Ne e çmojmë veprimin e prokurorit si bërje palë me zyrtarët e korruptuar, si solidaritet në shkelje të ligjit me kolegët e vet. Ne kemi argumentuar pse prokurori Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin. Ne sot kemi dy prokurorë të SPAK të kallëzuar. Ju garantojmë me fuqinë e ligjit se jemi të gatshëm të çojmë për kallëzim penal të gjithë prokurorinë e SPAK, nëse ata nuk do të veprojnë për dosjet tona.

Sot arrin në 16 numri i kallëzimeve penale dhe nuk kemi asnjë reagim nga SPAK. Dokumenti i dytë është kërkesa që i kemi dërguar prokurorit Edvin Kondili, për çështjen e teatrit. Ne nuk e dimë ende se në ç?fazë janë hetimet për Teatrin. Ne kemi bërë 8 kallëzime vetëm për çështjen e Teatrit?, tha Adriana Kalaja.

Ndersa, regjisori Edmond Budina, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se ata nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre, për të bërë drejtësi.

Budina paralajmëroi se rrugën e nisur ata do e çojnë deri në fund, e kërkesa e tyre është që Teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

?Jemi para një institucioni drejtësie, që nuk po bëhet drejtësi. Duhet vendim ose të shtyhet vendimi ose të shkojnë në gjyq procesi. Ne këtë çështje do e çojmë deri në fund.

Duam drejtësi, ky është një shtet fashist, i udhëhequr nga një krye fashist. Jemi këtu për të thënë për të luftuar këtë mafie. Teatri do të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte?, tha Budina./CNA.al

Lajmet e fundit nga