Connect with Us

CNA.al në krah të pastorit Akil Pano/ Jemi pro FAMILJES

Aktualitet

CNA.al në krah të pastorit Akil Pano/ Jemi pro FAMILJES

Publikuar

-

Mediat dje raportuan një qëndrim të pastorit Akil Pano në lidhje me LGBT, me një komunitet i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se është bërë mjaft agresiv.

Për sjelljen e tyre ka mjaft qëndrime dhe nuk është vetëm pastori Akil Pano, i cili ka folur publikisht.

Ka reagime në Europë, ka reagime, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në BE, është Hunagria e cila ka mbajtur qëndrime të forta, duke mbrojtur familjet dhe fëmijët në libra, për t’i edukuar ata pikërisht me thelbin e asaj që e ka bërë Zoti, për t’i mbrojtur njerëzit dhe më pas në moshën e pjekurisë ata mund të mësojnë dhe të marrin drejtimin e jetës së tyre.

        Pastori Akil Pano

CNA.al ka marrë një vendim, të jetë pro FAMILJES, pro pastorit Akil Pano, pro themeleve të shoqërisë, që në Shqipëri në fakt, po merr devijanca dhe sot ne jemi më të qartë se kurrë.

Pastori Akil Pano ka mbajtur një qëndrim publik në lidhje me një komunitet dhe komuniteti mund t’i përkthente atij qëndrimet, por ata e kanë quajtur nxitës të urrejtjes apo të përçarjes.

Në fakt nuk ka asnjë nxitje urrejtje dhe përçarje, por ka qytetarë që nuk duan eskpozimin dhe agresivitetin e LGBT-së, në publik.

Çfarë do të thotë demostrim dhe forcë dalje?

Një reagim ndoshta represiv ndaj të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë, e një minorance që kërkon të jetë ndryshe.

Është puna e saj, të shkojë, të jetë ndryshe, si të dojë, por nuk ka të drejtë asnjëherë në asnjë rast të cënojë lirinë time duke më demostruar para fytyrës.

Të cënojë lirinë time duke u ekspozuar përballë meje deri në skena të turpshme.

Kudo në botë ka pasur referenca të tilla, kudo në botë ka pasur përplasje të tilla. Ajo që kërkohet është mjaft e thjeshtë.

Fëmijët në shkolla, qytetarët shqiptarë, nxënësit, studentët, duhet të mësojnë thelbin, FAMILJEN e cila është kollona e shoqërisë.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në një moshë të caktuar dkush ka devijacione, dikush është i sëmurë, dikush ka zgjedhur të jetë LGBT,  dikush tranvestit e kështu me radhë. Këto janë punët dhe zgjedhje personale, por pasi të jenë në një moshë pjekurie.

Fjala nënë është e shenjtë si fjala baba dhe familja. Ata që i deformojnë kush i ka lindur? A nuk ishte nëna dhe babai? Apo ishte prindi 1 dhe 2 dhe 3 si numëror infinid. 

Shqipëria sot është mjaft delikate. Duke dashur të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ka lënë hapësira pafund, derisa po kthehen në sulmuese dhe agresive.

Vinim re edhe redaksi me reagime ndaj pastor Akil Pano nga LGBTI, ndërkohë që debati i tyre mund të ishte publik, mund të kishte shumë qytetarë, mund të ishte shumë thlebësor, pasi pastor Akil Pano, thotë vetëm për FAMILJEN. Ai flet për thelbin e shoqërisë dhe ekspozimin e tyre e quan regresiv.

Nuk është vetëm ai që e shikon si të tillë. Ekspozimi që bëhet, demostrimi që bëhet, tregon se ka probleme. Dhe këta që i bëjnë thonë se “ne po na fyejnë, kemi problematika”.

Askush nuk po i fyen dhe as ka ndërmend t’i fyejë. Janë të respektueshëm në jetën dhe punët e tyre, por kurrësesi nuk mund të pranohet të demostrojnë atë që është e pademostrueshme. Pasi Shqipëria ka edhe një pozicion tjetër.

Ka komunitetet fetare. Ka të paktën zyrtarisht tre komunitete të mëdha dhe tashmë janë deri në pesë fe të njohura në vendin tonë.

Dhe këto komunitete kanë qëndrime të qarta kundër këtyre LGBT-ve, të famshme, që synojnë të jenë të lirë.

LEXO EDHE:  BE rikthen çështjen e pronave/ Ndëshkim ndaj çdo dhunimi

Kush i ka penguar të jenë të lirë?

Askush. Kanë të drejtat e tyre, si çdo qytetar tjetër. Por, asnjë qytetar nuk del dhe nuk demostron burrërinë, maskilizmin në rrugë. Këta dalin dhe demostrojnë deformimin e tyre.

Asnjë femër nuk del e demostron kundër tyre, por reklamon nuret e saj. Në rrjetet sociale, media e të tjera si këto.

Hapësirë në media kanë edhe LGBT. Ka shumë emisione ku dalin e flasin, ku mund të mbajnë qëndrimet e tyre. Por, kurrësesi nuk mund të sillen në demostrues dhe të bëhen agresiv, kryesisht ndaj komuniteteve fetare.

Kanë gjetur dhe një zgjidhje, një term, që e quajnë homofobi.

Por, çfarë është homofobia?

Një term që i çohet shoqërisë? Për çfarë? Kush ka komplekse nga LGBT? Kush nuk i pranon?

Ata janë në jetën e tyre, kanë problemin e tyre.

Por, askush nuk mund të quhet homofob, sepse kanë shpikur një fjalë për t’i mbledhur ata që nuk i pranojnë. Sepse kanë thjeshtë dhe vetëm një parim. FAMILJEN, si kollonë të shoqërisë.

LGBT kanë të drejtë të thonë çfarë të duan. Kurse një qytetar i thjeshtë nuk iu thotë dot atyre, “shko, shiko kufirin tënd, sepse liria jote mbaron aty ku cënohet liria ime, dhe liria ime cënohet në momentin kur ti cënon thelbin e shoqërisë, FAMILJEN, e cila është e shenjtë”. Dhe kjo jo vetëm për njerëzit të cilët kanë zgjedhur të përfaqësojnë besimet fetare, por për shumicën e qytetarëve.

Dhe rasti i Akil Panos, dhe përballja e tij me LGBTI është për t’u mbështetur nga ata njerëz që duan ta mbështesin.

LGBTI-të, kanë komunitetin e tyre. Le të mbështeten nga njerëzit e tyre. Por, kurrësesi nuk mund të pranohet të quhen homofobë, të akuzohen dhe sulmohen njerëzit sepse duan që liria e tjetrit, të mos kapërcejë lirinë e tyre. Të mos iu cënojnë parimet themelore, FAMILJEN, të cilën e kanë të shenjtë.

Prandaj CNA.al ka zgjedhur që të jetë në krah të pastorit Akil Pano në këtë shënim, të jetë e drejtpërdrejtë, pa asnjë kompleks ndaj këtij komuniteti dhe t’i ofrojë çdo hapësirë, jo vetëm pastorit, por gjithëkujt, që kërkon të mbajë një qëndrim intelektual, pa gjuhë urrejtje, pa fjalë fyese, por me qëndrime parimore, në një debat i cili është mjaft i rëndësishëm sot në shoqërinë tonë.

              Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban  

Po ndodh në Hungari. Ka reagim, por ka edhe një qëndrim. Ka dhe një mbështetje të madhe popullore ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban. Pikërisht për një reformë thelbësore në shkolla, për të mbrojtur fëmijët.

Këtë reformë ndoshta duhet ta ndërmarrim edhe në Shqipëri, por është shumë e vështirë sot të ndodhë.

Prandaj, ne si media kemi zgjedhur të jemi në krah të Pastorit, në krah të qytetarëve që kanë simbol të tyre FAMILJEN, atë familje të shenjtë që njihet që nga lindja e njerëzimit, me një burrë dhe një grua. Dhe jo me “prindin 1” dhe “prindin 2”, dhe kemi të drejtë ta kundërshtojmë, jo vetëm ne si media, por edhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga LGBTI, të cilët kanë të drejtë ta thonë zërin e tyre si pakicë, por kurrë nuk mund të pranohet që ata të vendosin. Sepse nuk vendos kurrë pakica.

Shoqërinë, vendin, e zhvillojnë ligjet dhe rregullat. Ku pakica respekton shumicën dhe pakicës i respektohet çdo e drejtë që ajo ka, por kurrësesi një pakicë, nuk mund të vijë dhe të cënojë shenjtërinë e FAMILJES dhe të shoqërisë, duke demostruar egërsisht përballë edhe klerikëve edhe qytetarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident në aksin Tepelenë- Gjirokastër/ Plagoset drejtuesi i mjetit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtuar Gerhot.

Sipas asaj që raportohet, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.



Mësohet se ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit tip “Renault” dhe si pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe reshjet e denduara të shiut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e çmimit të ushqimeve në botë/ FAO: Niveli më i lartë në 10 vjet

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka deklaruar rritjen e çmimeve në të gjithë botën gjatë muajit shtator, duke arritur kulmin 10-vjeçar.

Sipas FAO-s shkak janë bërë kushtet e furnizimit dhe rritja  e kërkesës për produktet kryesore, grurin dhe vajin.

Në raport me një vit më parë, FAO raporton se Indeksi i Çmimeve të Ushqimit është rritur me 32.8%.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve”, ka deklaruar ekonomisti i lartë i FAO -s, Abdolreza Abbassian.



Sipas FAO-s çmimet e drithërave u rritën me 2% krahasuar me muajin gusht, ndërsa çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare janë rritur deri në 41% krahasuar me një vit më parë. Sa i takon çmimit të misrit ai është rritur me 0.3%.

LEXO EDHE:  Foto/Ja përse nuk duhet t’i lini kurrë fëmijët tuaj vetëm

LEXO EDHE:  Rrëfimi i gazetares/ Fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis

Gjithashtu është shtrenjtuar me 1.7% çmimi i vajit vegjetal në raport me muajin gusht, ndërsa në krahasim me shtatorin e 2020, çmimi i vajit është rritur me rreth 60%.

Ndërsa çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është eksportuesi kryesor.

Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria nuk rrit çmimet”/ Deputeti socialist për krizën ekonomike: Do paraqesim paketë masash

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti socialist Petro Koçi ka folur rritjen e çmimeve  që u paralajmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

I ftuar në studion e “Fax News”  ai tha se rritja e çmimeve vjen si pasojë e tregut të lirë, ndërsa theksoi se qeveria do të paraqesë një paketë masash për të lehtësuar pasojat e kësaj krize ndaj familjeve dhe shtresave në nevojë në Shqipëri.

“Qeveria ka anonçuar dhe do të paraqesë një paketë masash për situatën që është në vijim e sipër. Kemi parë situatën në Britani, kemi reduktim të furnizimit me gaz të Rusisë drejt Europës që ka rritur çmimet dhe do të ketë pasoja edhe në tregun tonë.



Përplasjet parlamentare janë normale ajo që ra në sy ishte përpjekja e opozitës për ta paraqitur situatën si një produkt politik, edhe PD të ishte në pushtet nuk do kishte interes të rriteshin çmimet. Ne jemi në një ekonomi tregu dhe nuk mund të krijojmë një impakt subjektiv për çmimet.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i gazetares/ Fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis

LEXO EDHE:  “Kam pritshmëri të mëdha”/ Bushati: Presidenca gjermane mundësi që s’duhet humbur nga Shqipëria

Nuk është qeveria që ngre çmimet, nuk ka përcaktime për rritje çmimesh, qeveria nuk shet naftë apo ushqime. Qeveria nuk ka lidhje me shitjen është rregulli i tregut që po ndodh. Reshjet e shiut të krijojnë një rezervë të mirë ujore në Shqipëri në mënyrë që të kemi mundësi për ta balancuar me prodhimin vendas. Energjia nga era dhe diellore është duke u punuar, shumë subjekte private janë duke përdorur energjinë diellore kanë marrëveshje me OSHEE që mos paguajnë. Këto biznese kanë lehtësinë për të mos harxhuar nga energjia që blihet.”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE