Connect with Us

Braçe poston foton “Kala Dibrançe”/ Për kë e ka mesazhin?

Politikë

Braçe poston foton “Kala Dibrançe”/ Për kë e ka mesazhin?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas largimit nga kabineti qeveritar duket se ish-zv/kryeministri Erion Braçe ndihet i lehtësuar.

Sot, nëpërmjet një fotoje të postuar, deputeti socialist është kthyer shumë vite pas në fëmijëri duke risjellë në vëmendje lojën “Kala Dibrançe”.

“E mbani mend? E dinit loje apo jo?Ja që i reziston çdo kohe si stil jete”, ka shkuar Braçe.

Ndërsa ditën e djeshme, menjëherë pas asamblesë së PS publikoi një foto një foto të perëndimit të diellit, ku anash i kishte vendosur një bankomat, si për të treguar se posti i tij u shit.

LEXO EDHE:  Thellohen përplasjet në PS/ Ish-zyrtari i përgjigjet ashpër Koçit: Turp për ty, po përçan për interesa personale

Nuk dihet nëse Braçe është bërë nostalgjik apo do të japë ndonjë mesazh nëpërmjet këtyre fotove, megjithëse një ditë më parë mesazhi ishte paksa më i qartë./ CNA.al

cna lajme politike

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rinumërimi i votave për kandidatët/ Komisionerët masakër mbi votat preferenciale

Publikuar

-

Nga

KQZ ka nisur procesin e verifikimit të rezultatit të nxjerrë nga Komisionerët Zgjedhorë. Deri tani është hapur dhe rinumëruar vetëm një pjesë e vogël.

Deri në këtë fazë nuk rezultojnë diferenca në rezultatin e nxjerrë nga Komisioberët për votat që u takojnë subjekteve zgjedhore.

Por me gjithë numrin ende të vogël të fletëve të verifikuara, për votat preferenciale rezultojnë diferenca të mëdha në emër të kandidatëve.

Kështu deri tani:

– demokratit Zef Hila në Shkodër në vetëm 40 kuti të hapura, i janë shtuar 104 vota;

-demokratit Helidon Bushati i janë hequr 87 vota.

– socialistit Eduard Shalsi i janë shtuar 86 vota të padrejta,

-socialistes Elisa Spiropali i janë llogaritur 20 vota plus;

– socialistit Fatmir Xhafaj i janë hequr 43 vota;



– socialistes Belinda Balluku i janë hequr 30 vota;

LEXO EDHE:  Bardhi i përgjigjet Ramës/ Nuk ka shqiptar që s’e di, kandidatët i zgjedh në bashkëpunim me krimin

LEXO EDHE:  Byrektorja e Bashës “del nga shinat”/ Shumica e shqiptarëve votojnë PS

– kryetarit Edi Rama rezulton se i janë hequr 11 vota,

– socialistit Rrahman Rrahja i janë shtuar 19 vota.

– kryetarit Basha i janë hequr 21 vota,

– ish-kryetarit Berisha i janë hequr 11.

-demokrates Ledina Fratari, i janë dhuruar 48 vota plus, vetëm në kutitë e hapura deri më tani.

Këto shifra mund te vlerësohet që janë janë vetëm një pjesë e vogël e manipulimit nga komisionerët, pasi kutitë e hapura janë një pjesë ende e vogël e atyre që është vendosur të rihapen për tu verifikuar.

Nëse shifrat e manipulimit i shtrijme dhe i projektojmë në totalin e kutive të votimit, atëherë deformimi merr trajten e një fenomeni të madh manipulimi dhe deformimi të turpshëm të votës preferenciale në nivel kombëtar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si po i bie Bashës lista e kandidatëve në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike arriti të siguronte 4 mandate parlamentare në Qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit. Megjthatë duket se lista e kësaj force politike është e paqëndreshme, Bashës po i përmbyset lista dhe kjo tashmë është fakt.

Emrat e Mark Markut, Agron Gjekmarkajt, Lindita Metaliaj dhe Kastriot Piroli, të cilët arritën të siguronin mandatin e deputeti janë zhvendosur, dikush me dorëheqje e dikush prej problemeve me dekriminalizimin.

Fillimisht ishte Mark Marku, i cili u vendos kryetar i komisionit për vettingun e kandidatëve. Bashkë me anëtarët e tjerë, ata deklaruan se ata që do të bënin vettingun, nuk do të kandidonin vetë.

Mirëpo ky ‘ligj’ duket se ra shumë shpejt. Mark Marku, i cili skualifikoi kandidatët e tjerë, vendosi të kandidojë vetë, dhe fitoi mandatin e deputetit me 5321 vota.  Por pasi fitoi dhe erdhi koha për tu futur në paralament, Marku u tërhoq, duke dalë kundër Bashës, dhe hoqi dorë nga mandati.

Megjithatë, kujtojmë se asokohe Basha nuk e pyeti shumë, dhe ata që hoqi Marku, Luli i vuri prap në lista. Basha vuri Gjekmarkaj në dy emrat e parë. E mori nga rruga e dhe pa e votuar në parti, pa asnjë lidhje me PD, pa qenë asnjë ditë, por me idenë që është një person publik dhe do fitonte vota.

Por çfarë ndodhi pas tërheqjes së Mark Markut?

Pasi ai dha dorëheqjen dhe ra nga lista, madatin e mori Elda Hoti, të cilën Basha e kishte vënë të 9 në listë.  Megjthatë edhe emri i saj rrezikon të bie.

LEXO EDHE:  Opozita akuzon Qeverinë për rënien e investimeve të huaja/ Shpërthen Erion Braçe

LEXO EDHE:  Thellohen përplasjet në PS/ Ish-zyrtari i përgjigjet ashpër Koçit: Turp për ty, po përçan për interesa personale

Sot në KQZ, por edhe në Kuvend  ka mbërritur një denoncim kundrejt deputetes së Lezhës Elda Hoti. Denoncimi ka lidhje me dekriminalizimin. Sipas ankesës së dorëzuar në KQZ, Hoti ka fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.Ndërkohë që ka pasur probleme dhe me ish bashkëshortin, me të cilin pretendohet se është divorcuar, megjithëse flitet se është një divorc formal.

Pra pas rënies se Mark Markut dhe në rast se Elda Hoti ikën, sipas radhës së KQZ , i bie që deputete të hyjë numri 6 sipas listës, Roza Hilaj.



Tani Hilaj pritet të marrë mandatin e deputetit, çka do të thotë se lista e Lulzim Bashës në Qarkun e Lezhës, përmbyset e tëra.

E para për shkak të dorëheqjes së Mark Markut, e dyta për shkak të Elda Hotit e cila del me problematika, dhe e treta, sepse Gjekmarkaj nuk ka shkelur asnjë ditë në Lezhë dhe PD ka ngelur pa përfqësim. Kanë Agron Gjekmarkaj, i cili merret më shumë duke folur televizioneve se sa merret me problemet e njerëzve./CNA.al

U shpall tradhëtare nga Mona dhe u “strehua” tek Luli/ Kush do të zërë vendin e Markut në Kuvend

“Babai me të shkuar kriminale?”/ Denoncohet në KQZ dhe SPAK, deputetja e Bashës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vetingu në politikë/ Nishani i “çjerr maskën” Bashës: Po luan teatër, ja pse nuk arrihet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Demokratike depozitoi ditën e mërkurë në Kuvend 3 amendamentet e saj, ku propozonte vetting në politikë, reformë të re territoriale dhe reforma zgjedhore.

Vettingu në politikë ka qenë një nga çështjet më të diskutuara, ndërsa vetë kreu i PD Lulzim Basha ka pranuar që hetimi të nisë nga vetë ai i pari.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh se Basha po luan teatër me këtë çështje.



Në një intervistë për MCN, Nishani deklaroi se PD nuk i ka e vetme votat për të miratuar këtë propozim, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk do e votonte kurrë vetingun në politikë.

LEXO EDHE:  Një lidhje jashtë “Për’puthen”?/ Jasmina shpjegon foton me djalin misterioz

LEXO EDHE:  KQZ përditëson rezultatet/ Si ndahen votat mes partive

Është teatër kjo e Bashës sepse dihet që PD nuk i ka votat në parlament. Nëse do të kishte një nismë, Basha duhet të kishte nisur procedurat për referendumin mbarëpopullor. Të bëhej një vetting i vërtetë dhe jo nga institucionet e kapura”, tha Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE