Connect with Us

1 milionë e 500 mijë vaksinime në total/ Rama: Vaksinohuni, mbroni shëndetin

Aktualitet

1 milionë e 500 mijë vaksinime në total/ Rama: Vaksinohuni, mbroni shëndetin

Publikuar

-

cna, lajme, aktuale

Numri i vaksinimeve të kryera në vendin tonë kundër COVID-19 ka shkuar në 1 milionë e 500 mijë.

Shifra u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Mbroni Shëndetin.Vaksinat shpëtojnë jetë”, shkruan Rama.

Ndërkohë shifrat e Covid-19 në vend vijojnë të jenë të larta. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 5901 testime kanë rezultuar 895 raste të reja. Po kështu kanë humbur jetën tre persona në 24 orët e fundit dhe janë 519 të shëruar.

LEXO EDHE:  Rama dhe Manastirliu inspektim në Krujë/ Ndërtohet qendra e re shëndetësore, do të rindërtohet edhe spitali

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Ish-deputetja e socialiste emërohet në krye të Spitalit Ushtarak

Publikuar

-

Nga

Edlira Bode është emëruar drejtoreshë e Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Burime për CNA.al kanë bërë të ditur se ish-deputetja socialiste, do të drejtojë tashmë Spitalin e Traumës që ndryshe njihet si Spitali Ushtarak.

Kush është Edlira Bode

Edlira Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në Otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe.



Ajo ka shërbyer për disa vite si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të rrethit të Devollit.

LEXO EDHE:  Ramës nuk i del inati/ Kapet sërish me pedagogët

LEXO EDHE:  Ngjela zbulon emrat/ Këta janë tre personat që pengojnë hapjen e negociatave

Që prej vitit 2008 punon si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës.

Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015–2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës dhe që prej Majit 2016 drejton me sukses Spitalin Rajonal të Korçës. Angazhimin politik e ka filluar si anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe në tetor 2016 zgjidhet Sekretare Organizative e PS për Bashkinë Korçë. Zotëron shumë mire gjuhën italiane dhe atë angleze./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Publikuar

-

Nga

cna lajem politike

 “Reforma në drejtësi është për t’u kryer dhe jo negociuar”. Kështu ka thënë Edi Rama, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Kryeministri ka theksuar se do të kërkojë zgjatjen e mandatit për dy organet e vetting-ut. Për atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerin Publik, por pa e negociuar atë me opozitën, pa votat e së cilës ky ndryshim kushtetues nuk mund ta kalojë në parlament.

Të enjten grupi parlamentar i PS mori vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e firmosur nga më shumë 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionerëve Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut nga KP1A deri më 31,12,2024. Duke shtuar 30 muaj të tjera.

Se prej nga i buron kjo siguri për te ecur përpara pa konsensus, kryeministri e ka lënë të kuptohet qartë kur ai ka folur për partneritetin e ngushtë me SHBA-në që ka për këtë çështje. Pikërisht kjo duket se është arsueja që ai shfaq këtë arrogancë edhe me opozitën e Bashës, njësoj sikurse bënte me opozitën e Kujtim Gjuzit dhe Jenisherit.

Në fakt, e vënë nën trysninë e fortë të qeverisë dhe të diplomatëve amerikanë opozita po e vuan së tepërmi këtë tentativë për ta trajtuar si një relike fasadë. Brenda saj prej kohësh po zjen debati se si do të duhet të lëpijë ato që ka bështyrë për vettingun.

Menjëherë sapo qeveria hodhi këtë ide nënkryetarja e re e PD-së, Grida Duma bëri deklaratën se opozita do të qe konstruktive me reformën në drejtësi. Ndërsa më tej, nënkryetari tjetër, Alibeaj, i pyetur në “5 pyetjet nga Babaramo” u përdrodh pa dhënë një përgjigje të saktë .

LEXO EDHE:  “Aktrimi” pranë familjes së Manjola Cakonit/ Grida Duma del dy herë bllof

LEXO EDHE:  "Gruaja" e Bilalit dhe "velina" e Putinit/ Njëri kryeministër, tjetri me ndërmend



Më tej ish ministri dhe deputeti demokrat Genc Pollo në një shkrim të fortë, lëshoi apelin: “Një votë e deputetëve të PD pro zgjatjes së vettingut, do të ishte shumë më e rëndë dhe më e ligë sesa votat e deputetëve socialistë për shembjen e Teatrit Kombëtar”.

Dhe në fakt kështu është me të vërtetë. PD e ka denoncuar prej vitesh politizimin e vettingut, dhe rolin e tij selektiv në kapjen e reformës në drejtësi. Prandaj ajo e ka moralisht të pamundur tani, kur ndërkohë ky proces po demostron se ka dështuar, ti japë atij frymëmarrje.

Në pesë vite në filtrimin e pastërtisë dhe profesionalizmit të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë arritur të përballen vetëm gjysma e tyre. Prandaj qeveria dhe disa ndërkombëtarë në hall, po i bëjnë thirrje PD-së të votojë ndryshime të reja kushtetuese për ta vazhduar këtë proces duke e zgjatur kohën e komisioneve të politizuara.

E vënë në këte pozicion të vështirë opozita është ndarë në dy ryma. Në atë të mbështetësve të bashës që nuk japin asnjë opbsion aq sa duket sikur nuk e kanë në dorë vendimmarrjen e tyre dhe atë të grupit që mbështet Berishën, i cili me anë të Oerd Bylykbashit ka hedhur versionin e këmbimit të votës për vettingun me reformën zgjedhore dhe atë teritoriale.

Por edhe këto Edi Rama as i ka përfilluar. Ai ka filluar pa bisedime proceduarat per futjen ne procesin parlamentar të zgjatjes së vettingut duke e lënë PD sërish me dilemën: do shërbejë si opozitë kukul apo do ndërmërë një votë anti-amerikane?  /Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shkarkimi i Presidentit Meta/ Kushtetuesja vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjykata Kushtetuese ka dalë sot me një njotim për mediat, në lidhje me kërkesën e Kuvendit, për shkarkimin e Presidentit Ilri Meta.

Kushtetuesja njofton se e ka marrë në shqyrtim paraprak këtë çështje, sipas afateve ligjore.

Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Ky vendim i është dërguar Gjykatës Kushtetuese me shkresën nr.1368 prot., datë 14.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë dhe është regjistruar në këtë Gjykatë në datën 14.06.2021, me numër të Regjistrit Themeltar 6 (K) 2021.



Gjykata e ka marrë në shqyrtim paraprak këtë çështje në përputhje me afatet procedurale të parashikuara në ligjin e saj organik dhe në Rregulloren e Brendshme, ndërkohë që veprimtaria e saj për shqyrtimin e të gjitha çështjeve ka qenë e pezulluar për periudhën 1 gusht 2021 deri në 10 shtator 2021, e cila përkon me lejen vjetore të gjyqtarëve, në bazë të nenit 18, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, bazuar në nenin 62 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata vendosi: “Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike”, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedurale të gjykimit kushtetues”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses./CNA.al

LEXO TE PLOTE