LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon të rritet numri i personave të prekur nga Covid/ Shifra të frikshme në Kosovë

2 Shtator 2021, 13:01, Kosova & Bota CNA
Vijon të rritet numri i personave të prekur nga Covid/ Shifra të

Në Kosovë vijon të rritet numri i personave të prekur nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 13.953 testime,  nga të cilat 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë bën gtë ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar viktima 32 raste.

?Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Në total numri i rasteve aktive është 26.524.?-thuhet në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga