LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria “pushtohet” nga gratë / Rama konfirmon lajmin e CNA

2 Shtator 2021, 10:36, Politikë CNA
Qeveria “pushtohet” nga gratë / Rama konfirmon lajmin e CNA

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë së PS, ka publikuar edhe emrat e kabinetit të ri qeverisë, ku ajo që bie në sy është se shumica e tyre janë gra.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar ndryshimet në qeveri, që CNA.al i kishte paralajmëruar disa ditë më parë.

Në shkrimin që mund ta lexoni këtu, CNA.al parashikoi pothuajse me saktësi 100%, emrat që Rama pritej të mbante në kabinetin e ri qeverisës. Përjashtojmë këtu emrin e Genta Bungos, për të cilën CNA.al ka raportuar se problem mbetet zëvendësimi i saj në trupën e Vettingut.

CNA.al që në datë 28 gusht, raportoi me saktësi, ministrat që do të vijonin të qëndronin në kabinetin ?Rama 3?, por edhe prurjet e reja të kryeministrit.

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu ? Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

Katër ministri shteti

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit per marredheniet me parlamentin

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Bora Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin./CNA.al

Lajmet e fundit nga