LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk na ndal PD dhe as dhëmballa e prishur/ Rama “zbret" Berishën në Asamblenë e PS

2 Shtator 2021, 09:05, Politikë CNA
“Nuk na ndal PD dhe as dhëmballa e prishur/ Rama “zbret"

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në mbledhjen e Asamblesë së PS ndërsa nuk ka kursyer kritikat e ashpra për partinë.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij nuk ka lënë pas edhe sulmet ndaj Partisë Demokratike si dhe ish kryeministrit Sali Berisha. Teksa fliste për të ardhmen e PS dhe mënyrën sesi duhet të veprojnë për të mos arritur fundin, Rama theksoi se nuk do i ndalin dot ata ?me dhëmballën e prishur?.

?Ne sot duhet të veprojmë ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh dhe jua kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën këtë parti në pushtet që ne kemi këtë privilegj të madh të jemi të gjithë bashkë këtu, udhëheqja e saj. Sot ne duhet të mendojmë për shëndetin dhe forcën e PS për në afat më të gjatë se 4 vite. Nuk mund të na ndalin dot ata me atë dhëmballë të prishur?, tha Rama.

Kujtojmë se Rama edhe më herët ka ironizuar paraardhësin e tij, Sali Berisha, duke e cilësuar si dhëmballë të prishur të opozitës./CNA.al

Lajmet e fundit nga