Connect with Us

“Në Vlorë do ketë trazira!”/ Malaj paralajmëron zhvillime të bujshme me ndryshimet në qarqe

Politikë

“Në Vlorë do ketë trazira!”/ Malaj paralajmëron zhvillime të bujshme me ndryshimet në qarqe

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar kabinetin e ri qeverisë, të cilin Rama e prezantoi sot në mbledhjen e Asamblesë.

Në një intvistë për Top Talk, Malaj tha se vendit i duhen më shumë liderë, pasi një lider afatgjatë rrezikon korruptimin në mënyrë absolute, duke komentuar dhe disa prej emrave të zgjedhur.

Ai u ndal konkretisht tek Arben Ahmetaj të cilit Rama i besoi postin e zv.kryeministrit dhe e bëri drejtues qarku në Vlorë.

Sipas Malajt, Ahmetaj është caktuar në Vlorë jo për partinë, po për oligarkinë, duke paralajmëruar trazira.

Është riprodhimi i mënyrës që ka ndjekur Rama. Ministrat janë njerëz që kanë autoritet publik, marrin njerëz që e kanë fituar besimin e popullit, ndërsa ministra pa profil, për shembull zv kryeministër është bërë një njeri i cili në të gjitha sondazhet ishte njeriu që shqiptarët nuk donin të ishte me anëtar qeverie.

E bën këtë sepse pushteti absolut ja ka vrarë çdo nerv demokratik dhe ai tani qeveris me arrogancën e pushtetit absolut. Është ajo që më tha një vlonjat duke ardhur këtu, që Ahmetaj është caktuar në Vlorë jo për partinë, po për oligarkinë.

Sepse lufta në Vlorë po bëhet për territore, se kush do menaxhojë hapësirat e reja për portet, modeli i Durrësit apo tjetër, se është e pamundur një qytet aq me shpirt dhe kontribut të menaxhohet nga një mercenar partiak. Tani ai ka zv kryeministër një njeri që shqiptarët thonë mos e bëj as ministër dhe ti japësh në ngarkim Vlorën, nuk e kam personale me të. Në qeveri ka shumë dhe nga ata që vetëm tundin kokën, kontributet e mia dihen. Vlora do reagojë se mënyrë të përsëritur Rama ka hapur gjithnjë sherre në Vlorë”, theksoi Malaj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Kriza energjetike një farsë”/ Vasili: SPAK të hetojë zyrat e OSHEE dhe të KESH

Publikuar

-

Nga

Fieri i "mbuluar" nga tymi në fushën e mbetjeve/ Petrit Vasili: Katastrofë, shëndeti i banorëve në rrezik

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka folur për krizën energjetike dhe rolin që ka SPAK-u në hetimin e kësaj çështjeje.

Gjatë një interviste për Syri TV, Vasili ka deklaruar se kriza energjetike është një farsë e prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Vasili theksoi se lidhur me këtë, SPAK-u duhet të hetojë zyrat e OSHEE dhe KESH për menaxhimin energjisë.



Më tej,  ai nënvizoi se përgjegjësi të rëndë penale ka kryeministri Rama, pasi kjo qeveri vjedh dhe nuk ka drejtësi.

 “Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të të varfërve në Europë. Kriza që kemi është apokaliptike. Pushteti i Ramës ka hyrë në krizë të thellë. Rama bën deklarata me qëllime të qarta politike. Rama është një sadist dhe i papërgjegjshëm. Ai shton borxhet, vetëm bën që shqiptarët të nxjerrin para nga xhepi, me rroga që nuk dalin për të kaluar muajin me bukë.

Borxhi publik ka arritur 100%. Kriza energjitike që na prezanton Rama është një farsë. SPAK të hetojë zyrat e OSHEE-së dhe të KESH. Duhet hetuar menaxhimi i energjisë. Rama ka përgjegjësi të rëndë penale. Nuk ka hetime, për shkak se Rama ka kapur drejtësinë. Kjo qeveri vjedh, sepse nuk ka drejtësi, se është e kapur”, deklaron Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bujar Nishani zbulon se kush e mbron Lulzim Bashën/ Ish-Presidenti jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dhënë alarmin se armiqtë më të betuar të PD-së ndër vite, po bëjnë sot avokatin e Lulzim Bashës.

Sipas Nishanit mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Shumë interesante por e qartë si kristali !

Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.



LEXO EDHE:  Bushati korrigjon Ramën/Nuk janë zgjedhje mes Juventus-Barcelona, por …!

LEXO EDHE:  “Dorëzohet” Rama?!/Pranon të shkojë te çadra e PD-së

Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Nishani shkruan më tej se bashkimi i PD-së, i tmerron armiqtë e saj politik,

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja frymëzuese”/ Demokratët me sytë nga Berisha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, që prej 16 Shtatorit, kanë nisur takimet me demokratët në bazë.

Nga Tirana, Berisha ka zbritur në disa qytete, ku është pritur me entuziazëm të madh nga demokratët, të cilët e shohin si shpresë për ringritjen e PD dhe sjelljen e saj në pushtet.

Të zhgënjyer nga Lulzim Basha dhe udhëheqja e tij, demokratët i kanë drejtuar sytë nga Berisha.

Ata e akuzojnë Bashën për shitje dhe shkatërrim të Partisë Demokratike.

Sipas tyre Basha është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, dhe po punon për qëndrimin e tij në pushtet.

LEXO EDHE:  Procedimi i deputetëve të opozitës/ Duka: Rama del kundër vetes

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Një reagim për Edi Ramën tek Eni Vasili



Së fundmi “Foltorja” u zhvillua në Elbasan, ku ashtu si në të gjitha takimet e mëhershme pati  një pritje madhështore për Berishën.

Ish-kryeministri në rrjete sociale, ka publikuar fotot të cilat tregojnë shumë nga takimi në Elbasan.

Në foto vërehet entuziazmi i demokratëve për të reaguar ndaj lëvizjeve të Lulzim Bashës, me të cilat ka shkatërruar PD-në.

Album nga Foltorja frymëzuese dhe e zjarrtë e Elbasanit! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE