Connect with Us

“Mori malet për bukën e gojës 10-vjeç”/ Belind Këlliçi ‘shpërthen’ keq ndaj Veliajt

Politikë

“Mori malet për bukën e gojës 10-vjeç”/ Belind Këlliçi ‘shpërthen’ keq ndaj Veliajt

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas historisë së ka shitur fiq, Erion Veliaj ka befasur shumëkënd me rrëfimin e tij përballë afganëve në Qytet Studenti, ku tha se kur ka qënë 10 vjeç ka ikur nga mali për në Greqi.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe kryetari i FRPD-së dhe njëherazi deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi.

Me ironi, ai shkruan se ‘Trupi i një të rrituri nuk e pengon të hyjë në rolin e një 10-vjeçari që kapërcen male për të gjetur bukën e gojës dhe ndjekur ëndrrën e futbollistit’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Mashtruesi refugjat Veliaj!

Skenës politike shqiptare nuk i kanë munguar asnjëherë aktorët komikë. Shqiptarëve u kanë parë sytë nga të gjitha, nga Qerosi kavalier tek rrobaqepësi konservator. Politikanë të roleve episodike që i sollën gaz e hare jetës parlamentare.

Por ndryshe nga këta gaztorë të vegjël oborresh, që kërkush s’i mori seriozisht, qëndron një talent i lindur. Një aktor shumëplanësh që di të interpretojë mjeshtërisht si shitësin e fiqve ashtu edhe taksidarin e shitësve të fiqve. Unik në zhanrin aktorial që lëvron, ndoshta si i vetmi ministër i mirëqënies sociale në botë, që edhe pse në moshë madhore dhe me rrogë ministri, martohet me kursimet e një pensionisteje.

“Ministri i varfër” ishte vetëm një prej roleve të tij skenike. Repertori i pasur, libreti i pasur, por mbi të gjitha mjeshtëria e aktorit, do t’i jepte një tjetër rol karriere, atë të kryebashkiakut. Dhe për sa kohë “sapuni për djathë” është ende në menunë e ditës, aktori atë punë do të bëjë, të aktrojë.

Në shfaqjen e radhës ai vjen në rolin e emigrantit. Trupi i një të rrituri nuk e pengon të hyjë në rolin e një 10-vjeçari që kapërcen male për të gjetur bukën e gojës dhe ndjekur ëndrrën e futbollistit.

Dikush në sallë mund të lotojë sepse i kujtohet vetja. Të tjerë do të duartrokasin për forcën e jashtëzakonshme të një fëmije që braktisi lodrat e shokët, për të gjetur rrugën e vështirë të suksesit. Mesazh i fuqishëm njerëzor. “Mos u dorëzo”, “guxo”, “provo përsëri”, nga mali, nga deti, poshtë kamionit.

Interpretimi 10. Veçse nja dy gjëra kërcasin. Si në çdo sajesë teatrale në retrospektivë, edhe në këtë shfaqje premierë për publikun afgan, kohët dhe datat bëhen çorap.

LEXO EDHE:  Procesi i rindërtimit pas tërmetit/ PD denoncon: Vjedhja, mënyra e vetme pse po vonohet ndërtimi i shkollave

10-vjeçari Erion Veliaj, i lindur në vitin 1979, i kishte ikur Shqipërisë në vitin 1989.

Po ku ta dijë artdashësi afgan se deri në fund të vitit 1990 kalimi i kufijve shtetërorë shqiptarë të merrte jetën.

Nga ta dinë të gjorët afganë se talebanët shqiptarë Ramiz Alia e Simon Stefani, që partia e Erionit i njeh për veteranë të nderuar, urdhëronin vrasjet në kufi.

Nga ta dinë afganët se po përdoren si publik pa para për një monodramë autobiografike, që raportin me të vërtetën e ka si nata me ditën. 

Po edhe në e ditshin, ç’u duhet?

Nuk e kanë votuar e nuk i përfaqëson.

Aktori është mall vendi. Hall për Tiranën e hall për Shqipërinë.

Aktori është gjelbërimi dhe betonimi. Inceneratori, trafiku, korrupsioni dhe kutërbimi./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Basha, shantazhe për të “fundosur” Sali Berishën”/ Noka nxjerr prapaskenat e forta

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

I ftuar në Ora news, ai u shpreh se Basha po ushtron presion ndaj personave që janë pjesë e strukturës së PD që të mos pritet Berisha dhe të ndalohet firmosja e formularëve, për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.



“Kjo gjë është për të ardhur keq. Nga njëra anë në takimin me kryetarët, me deputetët Basha është munduar të flasë me superlativa për Berishën. Kjo ka qenë hipokrizi absolute, sepse në takimet e ngushta me individë, apo pjesë të strukturave, Basha ka dhënë porosi që Berisha të bllokohet, të mos pritet dhe të ndalohet firmosja e formularëve. Kemi të bëjmë me një Lulzim Basha me dy fytyra. 

Basha nuk gëzon më mbështetjen e demokratëve. Berisha ka të një qëllim, që të bashkojë demokratët që i përçau Basha. Basha ka arritur deri aty sa ka marrë kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh duke i shantazhuar për të mos firmosur, e kam të konfirmuar. Nuk po flas për disa nga bashkëpunëtorët e Bashës që bëjnë nga mëngjesi deri në darkë këtë gjë”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Festë e dyfishtë për demokratët/ Berisha feston 77-vjetorin me ‘Foltore’ në qytetin e serenatave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik i demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha, feston 77-vjetorin e lindjes me 15 tetor.

Për demokratët e Korçës, kjo duket se do të jetë një festë e dyfishtë. Sipas burimeve të CNA.al, Berisha do të jetë të premten në qytetin e mësënjtores dhe serenatave për ‘Foltoren’ e radhës, që përkon pikërisht me ditëlindjen e tij.



Një zgjedhje kjo, siduket jo pa qëllim nga lideri historik, ndërsa parashikohet pjesëmarrje masive.

LEXO EDHE:  Procesi i rindërtimit pas tërmetit/ PD denoncon: Vjedhja, mënyra e vetme pse po vonohet ndërtimi i shkollave

LEXO EDHE:  Gafa e paparë e Erion Veliajt/ Thotë “Mirëmëngjes" me foto falso

Ndërkohë që të martën, më 12 tetor, Berisha do të udhëtojë drejt Kukës, qytetit bastion të demokratëve ku do të zhvillojë “Foltoren” e shtatë, pas asaj në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Gjirokastër e Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plani i qeverisë/ Duma: Nuk është krizë energjetike, por krizë korrupsioni

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pas planit të prezantuar për përballimin e krizës energjetike, pasditen e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë nga selia blu, Duma është shprehur se nuk është çështje e krizës energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Duma ka shtuar se plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera.



 “Plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish. Dhe nuk janë pak,  200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe që shqyen për orekset e tyre këtë verë.

Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë”, ka deklaruar Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE