Connect with Us

Plas keq mes analistëve/ “Zagar, edhe shtëpinë ta ka blerë PD-ja”

Politikë

Plas keq mes analistëve/ “Zagar, edhe shtëpinë ta ka blerë PD-ja”

Publikuar

-

cna lajme politike

Debati për kabinetin e ri qeverisës, mes gazetarit Enton Abilekaj dhe analistit Dritan Hila degjenoroi në fyerje personale.

Ndërsa Hila po thoshte se zonja Anila Denaj ka qenë një nga ministret e suksesshme tashmë të larguara, Abilekaj e kundërshtoi duke i thënë të mos gënjejë.

Më vjen keq për Denaj, ka qenë ministre e zonja, profesioniste, menaxhoi një periudhë të vështirë ekonomike.

Pjesë nga biseda:

Borxhi ishte 80 perqind dhe ajo e çoi në 60, dhe pastaj u rrit me pandeminë normale.

Abilekaj: Po ça po thua! Ti je klientelist dhe fanatik.

Hila: Ti më shpjego pak klientelizmin mua, ti je zagar sulmues

LEXO EDHE:  E sulmuan se ftoi kryeministrin në emision, Ermal Mamaqi u kthen përgjigje kritikave

Alibekaj: Ti je shërbëtor i shumë personave

Hila: Une kam qenë vetëm me Ramën ti ke qenë me Nanon, mos u merr me mua, Abilekaj!

Abilekaj: Po ti s’mund të gënjesh këtu, kur jam unë këtu jam gazetar ti s’ke qenë ndonjëherë gazetar, ti del për gjah të kapësh ndonjë gjë.

Hila: Unë jam gazetar.

Abilekaj: Ti je lëpirës ordiner

Hila: Unë nuk jam injorant si puna jote, kam studiuar ekonomi.

Abilekaj: Ti s’di ça është GDP ore!

Hila: Ti je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Vendimet e natës së Lulzim Bashës”/ Tritan Shehu: Sa më shpejt të mbajmë Kongresin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ashpër pas vendimit të Lulzim Bashës, për “shkarkimin” Flamur Nokës si numri dy i Komisionit të Sigurisë.

Shehu e ka quajtur veprimin e Bashës, si vendim të natës, një cikël ky që ka nisur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Vazhdon cikli i ndëshkimeve të natës nga Z.Basha.

Po lexoj në media se Z.Noka qenka shkarkuar nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit të sigurisë, dhe për me shumë është paralajmëruar për përjashtim nga Grupi Parlamentar….sepse paska folur a thënë diçka!

Sikur Noka të ishte Zhukovi i BS, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në Moskë në mëngjes.

I dyti, “ndëshkim“ ky, pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, as grupi vetë, i marrë nga Z.Basha në orët e vona.

Fill mbas atij për z.Berisha.

Të dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë”, ka shkuar Shehu në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Kostot e sulmeve politike/ Linda Rama: E dija që kosa e gjuhës së egër nuk do më kursente

LEXO EDHE:  Nga Dritan Hila/ A ka luajtur mendsh Donald Lu?



Sipas tij, vendimet e natës së Bashës janë të pavlefeshme, janë nul.

“Ngjarje këto krejtësisht të gabuara për një Parti Demokratike!

Ngjarje këto, që në fakt janë krejt në kundërshtim edhe me atë që ne duhet të bëjme e të realizojmë.

Në vend që të rrëzojmë Ramën po “rrëzojmë” veten tonë.

Një element më shumë ky, që tregon sa i domosdoshëm është Kuvendi i ynë Kombetar, për të diskutuar e debatuar sëbashku, për të dalë nga kjo spirale kaq e rrezikshme ndëshkimesh e përjashtimesh, që po u la kështu asnjë nuk mund të parashikojë deri ku do shkojë e si do të përfundojë.

Një gjë mund ta parashikojmë, faktin se kjo metodikë, këto “masa” nuk ndjellin asgjë të mirë për PD; demokratët, demokracinë shqiptare.

Prandaj sa më shpejt të shkojmë në Kongresin tonë”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Bashës/ Paralajmëron Nishani: Dhjetori do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha

Publikuar

-

Nga

Nishani tregon “hallin e madh” të Bashës/ Ja pse mblodhi Kuvendin Kombëtar

Ish-presidenti Bujar Nishani, teksa ka komentuar situatën brenda partisë, ku shprehu sigurinë se me mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike mund të shkohet edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës.

I ftuar në “Real Story” Nishani theksoi se përvjetori i themelimit në dhjetor do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha.



“Berisha përfaqëson sot mazhorancën e PD. Unë kam besim se gjërat do të shkojnë siç duhet të kishin shkuar. Ne kemi shkuar tek Kuvendi Kombëtar nuk kemi ngelur tek Këshilli. Kuvendi ka të drejtë të shkrijë partinë dhe rithemelimin e saj. Por unë mendoj se përderisa ka një mazhorancë shumë të fortë brenda kësaj mund të bëhen ndryshime në status. Mund të shkohet edhe në një referendum për çështje të tjera, edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës. Përvjetori i themelimit të PD do ta gjejë atë me një ndryshim të madh.  Është momenti i një bashkimi i madh. Dua të sjell një emocion që ndodh tek njerëzit. Kundërshtari politik margjinalizohet. Demokratët janë pushuar nga puna, nuk u hapen dyert. Pra demokratët duhet të vijnë në pushtet, për interesat  e kujtdo. Sistemi politik është në krizë dhe me veprimin e fundit të zotit Basha është edhe në krizë identiteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka 85 mijë përkrahës më shumë se Basha”/ Analisti: Foltorja i shtoi popullaritetin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Analisti i sondazheve, Eduart Zaloshnja, ka krahasuar dy sondazhet e bëra nga Euronews dhe Javanews për ish-kryemistrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në një lidhje për Abc News, ai ka deklaruar se Berisha ka rreth 85,000 përkrahës më shumë se Lulzim Basha mes elektoralit blu.

Zaloshnja tha se mbështetësit për liderin historik të Partisë Demokratike janë rritur me fillimin e aktivitetit të foltores.



“Numrat e sondazheve, statistikisht janë thuajse njëlloj. Del që aktualisht rreth  85,000 përkrahës ka më shumë sesa Basha në elektoralin e djathtë”, tha ai.

LEXO EDHE:  E propozoi në mes të emisionit/ Moderatori flet për herë të parë pas ndarjes nga vajza e Agim Bajkos

LEXO EDHE:  Digitalb publikon videot e Ermalit me Filip Çakulin

Analisti i sondazheve u shpreh se 47% e elektoratit demokrat janë optimistë se me Berishën mund të vijë në pushtet.

“Në opinionin e përgjithshëm shqiptar, Berisha ka 85,000 ndjekës më shumë…Në mënyrë të tërthortë kjo tregon një rritje të kuotave në elektoratin e përgjithshëm. Votuesin e djathtë. Në sondazhin e bërë në fillim të shtatorit, kuotat në elektoratin e përgjithshëm ishin të barabarta mes  Bashës dhe Berishës. Aktiviteti i foltores ka shtuar përkrahësit e Berishës dhe ka ulur të Bashës. 47% e elektoratit demokrat është optimist që me Berishën vihet në pushtet”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE