Connect with Us

Kabineti “Rama 3”, paralajmërimet në media/ CNA.al raportoi më saktë, emrat e ministrave

Politikë

Kabineti “Rama 3”, paralajmërimet në media/ CNA.al raportoi më saktë, emrat e ministrave

Publikuar

-

cna lajme politike

Qeveria ”Rama 3”,  tashmë ka emrat e Ministrave që do të jenë në krah kryesministrit Edi Rama, për katër vitet e ardhshme.

Në Asamblenë Kombëtare të PS, , kryeministri Edi Rama ka bërë publik edhe emrat e të përzgjedhur për të drejtuar 15 dikasteret ministrore.

Rama ka konfimuar njëherësh emrat e Ministrave për të cilat CNA.al ka raportuar më herët.

Ka qenë shumë media që kanë raportuar për kabinetin “Rama 3”, emrat e ministrave por që sot raportimet e tyre kanë rënë.

Më i saktë ishte raportimi i CNA.al, e cila në mënyrë profesionale ka përçuar tek publiku, duke iu referuar burimeve të saj zyrtare, se kush do të ishin Ministrat ne kabinetin ‘Rama 3”.

CNA.al  ka raportuar se Qeveria “Rama 3” do ketë një fytyre femërore dhe kështu ka ndodhur,

Emrat e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama, vërtetuan informacionet e publikuara nga CNA.al.

CNA .al  ka raportuar  se Belinda Balluku, do të ishte Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Olta Xhaçka, Ministre e Jashtme, Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë, Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes dhe Blendi Çuçi, Ministër i Brendshëm.

Gjithashtu CNA.al raportoi  për ministrat në largim, si Etilda Gjonja, apo Milva Ikonomi dhe zëvendësimin e kësaj të fundit me Frida Krifcën, aktualisht Drejtore e AZHBR.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është lënë në pikëpyetjje, pra nuk ka pasur raportim do ikë apo të rikonfirmohet.

Edhe Pandeli Majko, është raportuar në të njëjtin pozicion me pikëpyetje, por që u largua pasi u reduktua Ministria  e Shtetit për Diasporën.

CNA.al gjithashtu raportoi edhe për rikthimin në Qeveri të Mirela Kumbaros e cila më herët ka drejtuar Ministrinë e Kulturës.

cna lajme politike

Nga ana tjetër, pati të tjera media që trumbetonin, emra pafund ministrash, të etiketuar, si supriza, apo zhgënjime, në moton, kush ikën, kush vjen, dhe që sot dështuan.

Emrat e Ministrave që tashmë janë publikë, hodhën poshtë raportimet e tyre.

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat “i nxjerr të palarat” Qeverisë/ Zbulon skemën e pastrimit të parave

Ishte Top Channel, Lapsi.al, “Koha Jonë:, e shumë media të tjera që nxitonin edhe të nxirrnin materiale të kopjuara me raportime të pasakta, duke dezinformuar kështu edhe opinionin publik./CNA.al

10 Ministrat e rikonfirmuar në detyrë:

Zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj, ishte ministër rindërtimi

Ministre e Punëve të Jashtme Olta Xhacka- mbate të njëjtin post

Ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi- mbante të njëjtin post

Ministër i Brendshëm Bledi Çuçi- mbante të njëjtin post

Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku- në të njëjtin post

Ministre e Shëndetësi Ogerta Manastirliu-në të njëjtin post

Ministre e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi-në të njëjtin post

Ministre e Kulturës Elva Margariti- në të njëjtin posy

Elisa Spiropali për marrëdhëniet me parlamentin- mbante detyrën ministre për marrëdhëniet me parlamentin

Milva Ekonomi, ministre shteti per standardet e shërbimeve- ishte ministre bujqësie

 Ministrat e rinj në kabinetin “Rama 3”:

Delina Ibrahimi-Ministre e Ekonomisë dhe Financës

Ulsi Manja -Ministër i Drejtësisë

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Edona Bilalli ministre shteti për sipërmarrjen

Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Mirela Kumbaro, është rikthyer në Qeveri,  si Ministre e Mjedisit dhe Turizmit.

 Të larguarit nga kabineti:

Blendi Klosi u largua nga pozicioni  i Ministrit të Turizmit

Anila Denaj u largua nga pozicioni i Ministres së Financave

Pandeli Majko u largua

Erion Braçe dha dorëheqjen nga posti i zv/ kryeministrit

Etilda Gjonaj u largua nga Ministria e Drejtësisë

Eduard Shalsi u larguar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen/CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet qeveria “Rama 3”/ Shumica e ministrive do drejtohen nga zonja

Bie “qeveria” e Top Channel/ Rama shënon “gol” në minutën shtesë

 

Qeveria “pushtohet” nga gratë / Rama konfirmon lajmin e CNA

Rama rikthen Mirela Kumbaron në Qeveri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha publikon videon madhështore/ Surpriza që i rezervuan demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka publikuar një video nga Foltorja e Kukësit, e cila u zhvillua pasditen e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson si të jashtëzakonshëm takimin e djeshëm në Kukës, dhe pritjen që i bënë demokratët.

Po ashtu Berisha shpreh mirënjohjen për demokratët e Kukësit.



Madhështore, epike dhe e zjarrtë pritja dhe Foltorja në Kukës. Mirënjohje të pakufishme!”-shkruan Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ E mira është të mos ndalen

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kur na u vërsulën neve me tërbim para ca viteve, sepse u kishim sharë Lulin, pata një lloj habie në fillim, megjithëse e njoh mirë këtë lloj teknologjie staliniste dhe isha në një farë mënyre i përgatitur.

Kisha menduar gabim që do t’u duhej pak kohë derisa të merrnin marshin e damkosjes se armikut, sepse shumica prej nesh kishte një jetë me kontribute dhe grada në atë parti, por mbi të gjitha, se, siç thotë edhe vetë doktori tani “ne na kishin vrarë në pritë” dhe kjo ishte shumë evidente.

Por ata nuk na lanë gjë pa thënë, duke e ndërruar regjistrin pa asnjë mëdyshje, me një shpejtësi të frikshme dhe ne, që kishim rënë të flinim si përfaqësues të denjë të popullit, u gdhimë papritur si të korruptuar, tradhtarë të atdheut dhe shërbëtorë apo paterica të Edi Ramës.

Tani nuk habitem fare, kur shikoj se janë pothuajse të njëjtët, që i janë qepur në shpinë Lulzim Bashës, i cili sigurisht që nuk më dhimset hiç. Dhe kur dëgjoj dhe lexoj se çfarë thonë për të sot më duket vetja shumë naiv që kam pritur atëherë që të kishte ndonjë ndjenjë vetëpërmbajtjeje, si prej atyre që shtypin butonin, ashtu edhe nga ata fanatikët e verbër, që mendojnë dhe veprojnë vetëm me telekomandë.



Madje them se pak na kanë bërë, me ç’po më shohin sytë me Lul “besëprerin”, të cilin e kanë mbajtur në krahë si udhëheqës të madh për 8 vjet me radhë, madje e votuan edhe për 4 vjet të tjera, derisa i erdhi mesazhi “prapsohu”. Të cilin janë gati ta mbajnë prapë në krahë ndoshta, por këtë radhë për ta përcjellë prej andej nga nuk kthehet më, po të kishin mundësi.

LEXO EDHE:  Për çfarë do mbahet mend 2018?/ Kryemadhi numëron një për një skandalet e Ramës

LEXO EDHE:  “Marrëveshja Rama-Basha shkon përtej reformës zgjedhore”/ Topalli: PD është shitur tek qeveria

Ndaj mendoj se do të jetë mirë për të gjithë që të mos ndalen dhe ta çojnë deri në fund këtë që kanë nisur. Një palë duke mallkuar atë që nuk duhet të kishte lindur fare, por meqë kjo nuk mund të realizohet më, të paktën tani të kthehet andej nga ka ardhur. Kurse ai tjetri, duke shtrënguar letrat dhe çelësat e selisë, sepse anëtarët e PD nuk guxon, as t’i mbledhë dhe, as t’i takojë më. Duhet të jetë rast unikal në botë që kryetari ka frikë partinë e vet.

Mbase kjo mund të shërbejë për t’i shtuar radhët e atyre shqiptarëve racionalë, të cilët janë neveritur dhe nuk shohin më asnjë shpresë nga të dyja palët ndërluftuese, që po kacafyten kaq shëmtuar për pronësinë e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, ky është një spektakël i garantuar për të gjithë ata që duan ende prova për të kuptuar se përse nuk ngjit dhe nuk fiton dot kjo lloj politike e shpërfytyruar, megjithëse qeveria e ka bërë kaq shumë baltë dhe duhet të ishte larguar me kohë, madje edhe sikur tē mos kishte fare opozitë zyrtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ça i thoni bravo këtij”/ Rama “kapet” me qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama për të disatën herë ka pasur një video nga ndërtimet në Fushë-Krujë.

Bëhet fjalë për banesa që do t’u jepen qytetarëve të cilëve u prekën nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me punën e palodhur ndërtimore për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujë që po i afrohet fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Por, krahas komenteve ku qytetarët janëtë kënaqur më punën e kryeministrit, ka edhe të tjerë I shohin gjërat ndryshe, sa i përket rindërtimit.

Ça bravo me ça bravo i thoni këtij, apo ça prisnit lekët e botës ti gllabëronte të gjitha, po normal që do ndërtojë, se s’mund t’i vjedhë dot të gjitha se bie shumë në sy ashtu”, ka shkruar një qytetar.

LEXO EDHE:  “Marrëveshja Rama-Basha shkon përtej reformës zgjedhore”/ Topalli: PD është shitur tek qeveria

LEXO EDHE:  Vaksinat, si mënyra e re e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Evropë



I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, sipas të cilit qytetari nuk është i mirëinformuar për fondet e dhëna nga Qeveritë e huaja.

Nuk ka lekë bote këtu i dashur Enes dhe që të jesh i mirëinformuar, për ato projekte që bota kontribuon për Rindertimin nuk ia jep lekët Qeverisë, po i bën të gjitha vetë, projektet, tenderat, kontratat me kompanitë… U kuptuam besoj, kështu që mos u mërzit nga gjerat e mira që bëhen, se për njerëzit janë”, është kundërpërgjigjur Rama.

Reagimet e qytetarëve kanë vijuar ndaj Ramës në lidhje më rindërimin dhe mos marrjen e bonusit të qirasë, por kryeministri ka zgjedhur siç duket të mos përgjigjet./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE