Connect with Us

Kabineti i ri qeveritar/ Manjani: Do jetë kotec me pula

Politikë

Kabineti i ri qeveritar/ Manjani: Do jetë kotec me pula

Publikuar

-

manjani, cna, politike, lajme, kabinet qeveritar

Pak para se kryeministri Edi Rama të bëjë publik emrat e rinj të qeverisë së tij, ka reaguar ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se as nuk e pret hiç prezantimin e ministrave të rinj, pasi sipas tij nuk do të jetë kabinet ministrash, por kotec me pula ku këndon vetëm drejtuesi i tyre.

LEXO EDHE:  Akuzat e Ramës dhe protesta e nesërme

“Presim qeverinë e re me ballin plot e duart lart. Apo… ballin lart e duart plot?! Xhanëm s’e pres hiç se nuk do jetë kabinet ministrash, por kotec me pula ku këndon vetëm Ai… Ku e lamë?! Te Bechetti shokë, te Bechetti. Për të 120 miliontën (euro)herë, aty e lëmë…! Dhe pa dyshim, fajin e ka Saliu”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“O Sali, o hero”/ Berisha “ndez” Beratin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme është ndalur në një takim me demokratët e Beratit.

“Foltorja” zhvillohet në Pallatin e Kulturës, të qytetit të Beratit, ku Berisha është pritur me entuziazëm dhe brohorima nga qindra demokratë.

Demokratët kanë brohoritur në kor “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.



Lëvizja e Berishës dhe takimet e tij në terren me demokratët, kanë rikthyer shpresën e demokratëve për një opozitë më të fortë përballë kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  “U ulën në tavolinë me një drejtues pa timon e pa drejtim”/ Rama shpreh keqardhje për durrsakët e gjobitur

LEXO EDHE:  “U ulën në tavolinë me një drejtues pa timon e pa drejtim”/ Rama shpreh keqardhje për durrsakët e gjobitur

Kujtojmë këtu se deri tani Berisha ka zhvilluar 10 takime me demokratët, në 10 qarqe. Fillimisht në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, në Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës dhe Dibër. Ndërsa nesër është ndalur në Berat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vettingu në politikë/ Berisha: Çmenduri që s’e gjen as në diktatura

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nga qyteti i Lushnjës, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe propozimin e PD-së, për Vettingun në politikë, të cilën e ka cilësuar si një çmenduri që sipas tij nuk gjendet as në diktaturë.

Berisha tha se sipas projektligjit, Parlamenti i dorëzohet SPAK-ut dhe deputetët mund të ndiqen penalisht edhe kur nuk ka prova.



Berisha ssqaroi se nuk është kundër Vettingut të politikanëve, por ai mund të bëhet në Parlament nga Komisioni i Etikës, duke mbledhur të dhënat për deputetët nga të gjitha institucionet e vendit.

“Kjo nismë për nga rëndësia e saj është absolutisht jetike për pluralizmin politik në Shqipëri, për demokracinë, për PD-në. Jemi në një udhëkryq, kjo është e vërteta. Sot kemi një qeveri që ka në duart e veta të gjitha pushtetet, pa përjashtim. Ka pushtet mbi 10% më shumë se sa kishte Ramiz Alia në 1991. Kjo qeveri në mënyrë më të pabesueshme, dramatike, ia ka dalë ç’është e vërteta të kapë peng kreun e opozitës, kreun e PD-së. Dhe ju e shihni vetë. Po marrim vetëm vetëm paketën e fundit, nuk ka turp më të madh në historinë 30 -vjeçare, thonë Parlamentin t’ia dorëzojmë SPAK-ut. Një çmenduri të tillë nuk e kanë as diktaturat, edhe ato e bëjnë në mënyrë pak më të maskuar. T’ju thuash se Vettingun do ta bëjë SPAK-u dhe të thuash se quhet i ndjekur penalisht edhe ai për të cilin nuk gjenden prova, siç është i shkruar në këtë ligj, nuk mund të ketë imagjinatë të një njeriu të lirë që mund të rrokë një propozim të tillë. Këtë natyrisht e rrok dhe i pëlqen një mendje e një njeriu që ka të gjitha pushtetet dhe tani ka kapur edhe opozitën për fyti e imponon propozime të tilla më të turpshmet për një forcë. Edhe partitë marksiste leniniste ekstreme, nuk do të pranonin të bënin një propozim të tillë. Ti ke Parlament, të gjithë jemi për Vettingun e politikës, por ajo bëhet në Komitetin e Etikës siç e bëjnë parlamentet e tjera, dorëzohen të dhënat nga të gjitha agjencitë, shqyrtohen me transparencë, por të ndodhesh në dorë të një prokurori se u takove me X apo Y dhe po nuk gjeti prova, sërish quhesh i ndjekur penalisht. Nëse nuk ka prova, je i pafajshëm“, u shpreh Berisha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në 17 maj solli çadrën e tradhtisë”/ Demokratët e irrituar, kërkojnë dorëheqjen e Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryemoinistri Sali Berisha do të mbajë Foltoren në qytetin e Beratit, ku para pallatit të kulturës janë mbledhur me qindra demokratë dhe simpatizantë të PD, të cilët të irrituar kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga PD.

Një demokrat për mediat u shpreh se Basha është një tradhtar në krye të PD i cili sipas tij nuk mendon për militantët por për interesat e tij. Sipas qytetarit, tradhtia më e madhe e Bashës ishte në 17 maj, ku nga çadra e lirisë erdhi çadra e tradhtisë.

Është shpresë për ne demokratët. Nata e zezë e 17 majit nga çadra e lirisë kaloi në çadrën e tradhëtisë. Vendimet e Bashës janë shkruaj vetë e vendos vetë. Ai na la rrugëve. Për qëndrestarët e PD që janë të shumtë duhet të mendojë Basha. Është sakrificë të jesh me PD”, shprehet qytetari.

LEXO EDHE:  Organizimi i fushatës/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe

LEXO EDHE:  Akuzat e Ramës dhe protesta e nesërme



Një tjetër demokrat thekson se lëvizja e Berishës është e duhu në kohën e duhur.

Lëvizja e Berishës është e duhur në kohën e duhur. Është momenti që këta të rrëzohen me çdo formë. Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pa asnjë diskutim. Mundi dhe djersa jonë ka ikur kot”, tha demokrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE