LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte më i votuari në zgjedhje/ Rama godet Taulant Ballën

2 Shtator 2021, 10:07, Politikë CNA
Ishte më i votuari në zgjedhje/ Rama godet Taulant Ballën

Kryeministri Edi Rama i ka hequr Taulant Ballës detyrën e mbajtur në mandatin e shkuar si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

Në katërvjeçarin e ardhshëm Balla do të jetë vetëm në krye të grupit parlamentar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e asamblesë së PS, Rama bëri me dije se vendin e Ballës në postin e sekretarit të përgjithshëm e zë Damian Gjiknuri.

?Sekretari i Përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri. Unë kam vlerësimin më të madh për Taulant Ballën, në krye të kësaj detyre. Blendi Klosi do të jetë Sekretari Organizativ?-tha Rama.

Rama nuk i besoi Ballës asnjë post politik në parti megjithëse ai ka qenë më i votuari në Republikë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Në Qarkun e Elbasanit në krye të listës si kandidati më i votuar ishte Taulant Balla i cili ka marrë 21591 vota./CNA.al

Lajmet e fundit nga