Connect with Us

Ekspertët: Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri varet nga vaksinimi

Aktualitet

Ekspertët: Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri varet nga vaksinimi

Publikuar

-

cna, lajme, aktuale

Në Shqipëri autoritetet zyrtare dhe ekspertët po e shohin rimëkëmbjen e ekonomisë, që ka marrë goditje nga Pandemia e Covid 19, të lidhur ngusht me proçesin e vaksinimit.

Të dhënat, thonë zyrtarët, janë optimiste dhe flasin për një rritje ekonomike me 5.5% për vitin 2021. Ata mendojnë se vaksinimi i popullsisë ka shtuar besimin e qytetarëve, ka përmirësuar treguesit ekonomikë dhe ka larguar rrezikun e një mbyllje tjetër të vendit.

Insititucionet financiare botërore si FMN, BB e kanë lidhur në vijimësi, rimëkëmbjen ekonomike globale të goditur nga Pandemia e Covid 19 me proçesin e vaksinimit. Në Shqipëri në vitin 2020, ekonomia ra me 4% përkundrejt parashikimit 8% të Ministrisë së e Financave, duke zënë vendin e dytë në rajonin e Ballkanit perëndimor pas Serbisë me rënien më të ulët.

Ekspertët e lidhin këtë me rikthimin në normalitet të ekonomisë në pjesën e dytë të vitit. Autoritetet e shëndetit publik e konsiderojnë vaksinimin e popullatës mënyrën më të sigurt, më të lirë, dhe më afatgjatë për të garantuar mbylljen e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Në SHBA, pak kohë më pare, është bërë një studim i cili tregon se në shtetet të cilat janë duke ecur më shpejt me vaksnimin, popullatat e vlerësuara të përfshira në studim, kanë një shëndet mendor më të mirë. Janë në gjendje të adaptohen më mirë me tregun me investimin dhe me planifikimin e së ardhmes”, u shpreh për Zërin e Amerikës Alban Ylli, Shef i Departamentit të shëndetit publik në ISHP.

Në Shqipëri që prej 11 janarit të këtij viti janë vaksinuar sipas autoriteteve, me dy doza , afërsisht 28% e qytetarëve mbi 18 vjeç, 13% më shumë se projeksionet e OBSH, dhe me një dozë mbi 35% e kësaj fashe të popullsisë.

Zyrtarët thonë, se po arrihet skenari më i mirë i vaksinimit të popullsisë në 14 muaj. Ata nënvizojnë se po diskutohet mundësia për të ulur moshën e vaksinimit nën 18 vjeç, ndërsa komiteti i ekspertëve ka rekomanduar vaksinimin me detyrim të disa kategorive si të mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve. Nëse deri më datën 30 shtator ata nuk e kryejnë vaksinimin, do të jenë të detyruar në vazhdim të paraqesin në mënyrë periodike testin e PCR, për të vërtetuar nëse janë ose jo të infektuar.

“Duket se në disa vende po ecën shumë mirë kufizimi që kanë vënë, për të mos lejuar hyrjen në kinema, restorante, bare nëse nuk janë të vaksinuar. Ndoshta dhe tek ne duhen shtrënguar masat, që të arrihet të realizohet vaksnimi. Në disa aspekte nuk duhet lënë vetëm në dëshirën e individit, sepse është një detyrim moral, të ruash veten dhe të tjerët përreth vetes”, i tha Zërit të Amerikës Erida Nelaj, përgjegjëse e programit kombëtar të vaksnimit.

Ekspertët shohin të domosdoshme aplikimin e kufizimit të disa shërbimeve për personat që refuzojnë vaksinimin, duke e cilësuar këtë si diskriminim pozitiv, ndërsa zyrtarët nënvizojnë se proçesi i vaksinimit e ka rritur besimin e qytetarëve dhe ka përmirësuar treguesit ekonomikë për vitin 2021.

Nga të gjithë të dhënat marko-ekonomike, shohim një rimëkëmbje ekonomike më të shpejtë se parashikimi i Ministrisë së Financave. Pra, këtë vit në 2021-in, rritja ekonomike është 5.5%. Nga të dhënat e buxhetit të tatimeve që është indikatori kryesor, për të parë se si po funksion konsumi në vend. Janë mbi 9.8% të ardhura nga tvsh më shumë se parashikimi. Indikator tjetër është kreditimi i cili është 7% më i lartë se vitin e shkuar. 

Në krizën që u krijua në botë nga pandemia e Kovid 19, Shqipëria u vendos në hartë si vend i sigurt. Udhëtar të huaj eksploruan për herë të parë vendin tonë. Kjo u reflektua në numra më të lartë të turistëve se në vitet e mëparshme, madje edhe se në 2019-ën që ishte piku. Pra vaksinimi i ka dhënë siguri edhe turistëve të huaj”, tha për Zërin e Amerikës Besart Kadia, Zv. Ministër i financave.

E megjithatë ekspertë të shëndetit publik shohin një ngadalësim të vaksinimit, përkundrejt rritjes së numrit të infektimeve. Ky, sipas tyre, nuk është ritmi i duhur për t’i dhënë ekonomisë besim, që mund të përkthehet rritje.

“Pavarësisht nga një rritje e shpejtë në maj dhe qershor, ashtu si në shumë vende të tjera dhe tek në është vërejtur një ngadalësim relativ.Nga 20 mijë vaksnime në ditë ne jemi diku tek 10 mijë në ditë që gjithsesi nuk janë keq. Megjithatë nuk është ritmi i duhur. Ne kemi mbi 600 mijë individë të vaksinuar plotësisht në Shqipëri. Mirë do të ishte që ta trefishonim këtë numër në popullatën mbi 20 vjeç në fillim të vitit të ardhshëm”, vijoi Alban Ylli, Shef i Departamentit të shëndetit publik në ISHP.

LEXO EDHE:  Nuk respektoi rregullat dhe masat kundër Covid/ Çfarë po ndodh tani me Rita Orën?

Autoritetet shëndetësore thonë se ritmi i vaksinimit ka rënë për shkak se moshat e reja nuk po i përgjigjen thirrjeve për vaksinim, dhe se në pikun e verës rënia e numrit të inefktimeve, sipas tyre, krijoi ide të gabuar se pandemia e Kovid 19 ishte drejt fundit. Zyrtarët vendosën që pas gushtit edhe shtatori të jetë muaji i vaksinimit të hapur. Rritja e menjëhershme e numrit të infektimeve dhe shtrimeve në spital nga varianti Delta gjatë muajit gusht ka sjellë dhe statistikat e para mbi efektin e vaksinimit.

“Të shtruarit në spital janë të pavaksinuar. Ndoshta për moshën e re mund të thuash nuk kishte ardhur koha për t’u vaksinuar, por ka dhe të moshuar të pavaksinuar. Mund të kemi dhe ndonjë rast me një dozë të vetme, të bërë së fundi, pa i dhënë kohë organizmit të krijojë mbrojtje. Kemi informacione që ka dhe qytetarë që nuk duan të vaksinohen. Mjekët e familjes janë duke kryer një punë shumë të mirë me organizimin dhe ndërgjegjësimin. Grupet antivaksinë në Shqipëri nuk janë aq të forta sa në vendet e tjera, por fakti që tani çdo gjë ndiqet ne media dhe rrjete sociale, ka bërë që njerëzit lexojnë të lexojnë gabim dhe ta transmetojnë këtë dhe tek të tjerët”, u shpreh Erida Nelaj, Përgjegjëse e programit kombëtar të vaksnimit.

Ekspertë të ekonomisë shohin si të vetmën mundësi për rimëkëmbje ekonomike vazhdimin me ritme të shpejta të vaksinimit të popullatës.

Nga ana tjetër vaksinimi ka dhe diçka tjetër që është shumë i rëndësishëm. I jep gjithashtu një vizion Shqipqërisë që është i kahasueshëm pak a shumë me të njëjtin nivel me vendet e BE. I jep mundësi vendit të shfrytëzojë në maksimum aftësitë e veta produktive dhe e kthen atë në një qendër atraktive për rikthimin e zinxhirit të vlerës”, u shpreh për Zërin e Amerikës, Ardian Haçka, Drejtor i hulumtimeve, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

E megjithë optimizimin, e ardhmja është ende e paqartë duke marrë në konsideratë se varianti Delta i koronavirusit, është më agresiv dhe përhapet më shpejt. Zëri Amerikës pyeti zv. Ministrin e Financave Besart Kadia, se cili është parashikimi për të ardhmen dhe a ka rrezik për një mbyllje të vendit.

“Varianntet e reja duhen parë se si evolojnë, por risku gjithsesi është shumë herë më i ulët se ç’ka qenë para një viti. Me këtë dhjam ekonomik të krijuar në këto 7 muaj , më këtë pritshmëri që tregojnë studime të ndryshme për konsumin dhe biznesin, me këtë minimizim të riskur shëndetësor, për shkak të vaksinimit është e panevojshme dhe e paparashikaur mbyllja si koncept i menaxhimit të krizës”, u shpreh Besart Kadia, Zv. Ministër i Financave.

Sot oferta e vaksinave është më e madhe se kërkesa, krahasuar me disa muaj më parë kur sapo kishte nisur ky proçes. Por në Shqipëri po ndodh një fenomen që vihet re edhe në vende të tjera. “Pas fazës së mirë të vaksinimit, ka ardhur ajo e ngadalësimit si pasojë e një pjesë të popullsisë që kujdeset më pak për veten, që është nën ndikimin e informacioneve të paqarta dhe krijon rezistencë ndaj vaksinës”, thonë eskpertët e shëndetit publik. Ata thonë gjithashtu se nuk ka rreziqe thelbësore dhe se të gjitha vaksinat e miratuara ulin riskun e prekjes dhe sidomos atë të vdekjeve dhe shtrimeve në spital.

Ekspertët argumentojnë se është i pakuptueshëm refuzimi i vaksinimit, në kushtet kur e gjithë bota është vendosur në krizën më të madhe shëndetësore prej 100 vitesh dhe në krizën më të madhe politike që pas Luftës së Dytë Botërore dhe kur të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare e shohin ecurinë ekonomike të vendeve dhe atë globale të lidhur me vaksinimin./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave të diasporës

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve lokale në vend.

Për komunën e Prishtinës, mërgimtarët votuan më shumë kandidatin e VV-së, Arben Vitia, por jo mjaftueshëm që ky të sigurojë një fitore pa balotazh.

Vitia mori 231 vota, ndërkohë kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka marrë 52. Rama dhe Vitia do të garojnë në balotazh pasi asnjëri nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave në total në raundin e parë.

Në komunën e Prizrenit, mërgimtarët kanë votuar më shumë kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, i ndjekur ngushtë nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.

Haskuka ka marrë 202 vota, ndërsa Totaj ka marrë 171 vota.

Në Gjilan, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka arritur të marrë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë, gjithsej 199. Pas tij, më së shumti vota ka siguruar kandidati për kryetar nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri. Haziri ka arritur të marrë 99 vota.

Në komunën e Gjakovës, Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare, Mimoza Kusari-Lila ka marrë më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 289. Pas saj, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar nga ana e AAK’së, Ardian Gjini, gjithsej 178 vota.

Në komunën e Podujevës, Kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur të sigurojë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë. Ai ka marrë 161 vota. Pas tij, Ekrem Hyseni nga radhët e LDK’së ka marrë 25 vota, ndërsa Besnik Tahiri i AAK’së, 8 vota.

Në komunën e Rahovecit gjërat ishin pak më ndryshe, këtu mërgata votoi për një kandidat që nuk është nga VV-ja. Kandidati nga radhët e AAK’së, Smajl Latifi ka arritur të marrë 91 vota nga diaspora. Pas tij, më së shumti ka marrë kandidati i LVV’së, Visar Korenica, gjithsej 76 vota.

Në Kamenicë ishte garë e ngushtë mes dy kandidatëve. Nga 265 vota të diasporës, Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar shumicën prej tyre apo 168 duke lënë prapa Qëndron Kastratin e PSD-së i cili mori 63.

Në Komunën e Junikut, 446 vota të diasporës mori Ruzhi Shehu i LDK-së. Ndërkohë, Agron Kuçi i AAK-së mori 330 vota nga diaspora.

E në Han të Elezit situata është ende e paqartë, aty PAZP ka vendosur të ketë rivotim, ndërkohë PDK ka dërguar ankesë në Supreme dhe ende pritet një vendim përfundimtar. Ashtu sikur në votimin primar, edhe në atë të mërgatës, fitues doli kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi. nga 74 vota të diasporës PDK-ja mori 53 prej tyre, ndërsa Rufki Suma mori 16 vota.

Në komunën e Dragashit, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 359 vota. Ndërkohë, kundërshtari i tij në balotazh, Shaban Shabani, ka marrë 77 vota. Adnan Redzeplar i partisë Vakat ka marrë 157 vota.

LEXO EDHE:  Ironia e Tritan Kalos/ Ti nuk do më shkarkosh, rrënoftë Demon-kracia

LEXO EDHE:  "Shqipëria mund të fundoset nga vala e Covid-19 në vjeshtë"/ Ish ministri ngre alarmin



Në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë 36 vota, 39 i ka marrë kandidati i VV-së, Fejzi Kiqina. Driton Ajazi i inicitavës DD ka marrë vetëm 4 vota por përsëri do të marrë pjesë në balotazh, ndërkohë Xhavit Drenori ka marrë 21 vota.

Në Malishevë, kandidati i VV-së, Alban Krasniqi ka marrë 183 vota, ndërsa Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 121 vota. Ekrem Kastrati i Nismës ka 57 vota, e Bajrush Hoti ka marrë 53 vota. PDK dhe Nisma do të garojnë në balotazh për këtë komunë.

Në Viti, kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka marrë besim nga mërgimtarët me 289 vota, por të pamjaftueshme për të kaluar në balotazh ku do të garojnë kandidati i VV-së, Arsim Ademi dhe Sokol Haliti i LDK-së. Haliti mori 122 vota nga mërgata, ndërsa Ademi mori 116.

Në komunën e Istogut, kandidati i LDK—së, Ilir Ferati fitoi bindshëm më së shumti vota nga mërgata. ai mori 231 vota, kundrejt 83 të Agron Avdiajt të VV-së dhe 70 të Bekë Berishës nga AAK. AAK dhe LDK shkojnë në balotazh nga kjo komunë.

Në Shtime, Qemajl Aliu nga Vv mori më shumë vota nga mërgata me 66, ndërkohë Naim Ismajli i PDK-së mori 4 e Bedri Zeqiri i LDK mori 5. VV dhe PDK do të shkojnë në balotazh.

Në Vushtrri,  Arsim Rexhepi – kandidat i VV-së ka marrë më së shumti vota me postë në atë komunë. Ai ka marrë 37 vota, katër më shumë se Xhafer Tahiri i LDK-së. Ndërsa Ferit Idrizin e PDK-së e kanë votuar vetëm 10 mërgimtarë. LDK dhe PDK do të garojnë në balotazh, shkruan ekspres.

Në komunën e Klinës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thelluar edhe më shumë diferencën mes vendit të parë dhe të dytë me votat e diasporës. Nga 235 vota të diasporës në Klinë, 140 prej tyre i ka marrë Zenun Elezaj i AAK-së ndërsa Lulzim Dargidella i VV-së mori 36 vota, Besim Hoti i LDK-së 35 ndërsa Esat Raci i PDK-së 24. Në Klinë do të ketë balotazh mes Zenun Elezaj të AAK-së dhe Esat Racit të PDK-së.

Në Obiliq, VV do të garojë në balotazh me Xhafer Gashin. Kandidati i VV-së, Halil Thaci, mori 22 vota nga mërgata ndërkohë Gashi ka marrë 8 vota.

Në Kaçanik, Jeton Raka i VV-së ka marrë 56 vota, ndërsa Shkëlqim Jakupi i LDK-së ka marrë 17 dhe Besim Ilazi i PDK-së ka marrë 10. PDK e VV do të garojnë në balotazh.

E në Fushë Kosovë, Vetëvendosje në Fushë Kosovë mori 49 vota nga 75 sa u dërguan me postë. Enver Bajqinca i VV-së dhe Burim Berisha i LDK-së, do të shkojnë në balotazh.

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kolumbi, arrestohet kryetrafikanti që krahasohet me Eskobarit

Publikuar

-

Nga

Forcat kolumbiane të sigurisë kanë arrestuar trafikantin më të kërkuar për drogë në vend, i cili ndodhej në arrati prej më shumë se një dekade duke korruptuar zyrtarë shtetërorë.

Dairo Antonio Usuga u transferua në Bogota mbrëmjen e së shtunës nga baza ushtarake Carepa, në Antioquia, me një avion policie.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Ushtarake Luis Fernando Navarro tha të shtunën se për kapjen e kriminelit, siç dhe e cilësoi ai, kishin bashkëpunuar të gjitha strukturat e sigurisë.

Presidenti Iván Duque e krahasoi arrestimin e Usugas me kapjen tre dekadave më parë të Pablo Eskobarit.

Usuga, i cili njihet kryesisht me pseudonimin Otoniel, dyshohet të jetë kreu i ashtuquajturit “Klani i Gjirit”, ushtria e të cilit ka terrorizuar pjesën më të madhe të Kolumbisë veriore për të fituar kontrollin e rrugëve kryesore të kontrabandës së kokainës, përmes xhunglave të dendura në veri, drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara.



Ai ka qenë prej kohësh pjesë e listës së personave më të kërkuar të administratës amerikane, për kapjen e të cilit ishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

LEXO EDHE:  Sa njerëz ka vrarë realisht deri tani koronavirusi?

LEXO EDHE:  Projekt-raporti i OBSH-së/ Kafshët janë me gjasë burimi i COVID-19-s

Ai u akuzua për herë të parë në vitin 2009, në gjykatën federale të Manhatanit, mbi akuza të lidhura me lëndët narkotike e rreth dyshimeve se kishte ndihmuar një grup paramilitar të ekstremit të djathtë, të përcaktuar si një organizatë terroriste nga qeveria amerikane.

Në padi të mëvonshme në gjykatat federale të Bruklinit dhe në Miamit, ai u akuzua për futjen në SHBA të paktën 73 tonëve kokainë, mes viteve 2003 dhe 2014, përmes vendeve si Venezuela, Guatemala, Meksika, Panamaja dhe Hondurasi.

Autoritetet thanë se informacionet e zbulimit të ofruara nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe çuan më shumë se 500 ushtarë dhe punonjës të forcave speciale të Kolumbisë, në mes të xhunglës atje kur Usuga strehohej, një vendndodhje që mbrohej nga tetë zinxhirë njerëzish të armatosur./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

I riu 2 muaj në burg për përdhunim/ Denoncuesja rezulton e virgjër

Publikuar

-

Nga

Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur mbi 2 në burg, për akuzën e përdhunimit, bazuar në kallzimin e një vajze.

Vajza ka rrëfyer se kishte komunikuar në telefon me të riun me iniciale A.Sh.. Ai e kishte ftuar në shtëpi ku e kishte droguar me një shiringë. Pas abuzimit ajo tha se ai e kishte kërcënuar me një letër ku shkruhej: “Po i tregove familjes do të të vras”.

I riu me banim në Kamëz u arrestua dhe u la në burg nga gjykata edhe pse ai këmbëngulte se nuk e njihte vajzën në fjalë.

LEXO EDHE:  MSH nxjerr shifrat/ Mbi 400 të infektuar me Covid 19, ja sa persona humbën jetën sot

LEXO EDHE:  SHIFRAT/ Ministria e Financave publikon treguesit fiskalë paraprakë për 10-mujorin e 2016-ës



Po pas ekspertizave mjeko-ligjore, provat të cilat dolën dy muaj me vonesë, e reja ka rezultuar se ishte e padefloruar dhe ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.

Të njëjtat burime thanë se prokuroria ka hapur një dosje tjetër, atë të kallëzimit të rremë ndaj denoncueses që vuan nga epilepsia dhe për këtë shkak ajo nuk është arrestuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE