Connect with Us

Dosja e Dibrës kap Qeverinë dhe partinë

Aktualitet

Dosja e Dibrës kap Qeverinë dhe partinë

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të Qeverisë së re, por edhe ndryshimet në strukturat e partisë.

Në Qeveri u ndryshuan gjashtë ministri, ndërsa në parti u ndryshua i gjithë sekretariati si dhe caktuan drejtuesit politikë në qarqe.

Ashtu siç CNA.al, kishte paralajmëruar ikën ca burra, ndenjën disa të tjerë dhe Qeveria u bë me shumicë grash.

Dhe përtej faktit, që  ka më shumë gra në qeverisje, shumica e kabinetit është ruajtur, pasi lëvizjet kanë qenë të pakta, ku më thelbësorja ishte ndryshimi i drejtueses së  Ministrisë së Financave.

Nga ana tjetër lajm, duket edhe fakti se dosja “184” e Dibrës ka kapur poste në parti dhe ne Qeveri.

Dy politikanë të PS, emrat e të cilëve kanë dalë në përgjimet e “dosjes 184” u pozicionuan nga Rama në poste kyçe.

Damian Gjiknuri mori postin politik më të rëndësishëm në Partinë Socialiste pas kryetarit, pra u bë numri dy i PS.

Ndërkohë nga ana tjetër Ministër Drejtësie është emëruar Ulsi Manja , deputet Dibrës, pjesë e dosjes 184, i cili do të drejtojë edhe Qarkun e Dibrës.

Pra “dosja 184” është tërmet, përfaqësuar në parti dhe Qeveri, përkatësisht nga Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja.

Ky është lajmi më i ri i Qeverisë, përtej shumicës së grave apo në ndonjë surprize të shpallur nga Edi Rama, e cila kryesisht duket se është në parti më shumë se sa në Qeveri.

Përgjimet e dosjes 184

Gazeta prestigjioze gjermane, në vitin 2019, botoi audio-përgjime të nga dosja e Dibrës që ndryshe njihet si “dosja 184”.

LEXO EDHE:  Vikena Kamenica përfshihet në politikë/ Tregon hapur kë parti mbështet

Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Ymer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita. Ai ka mbledhur kartat e identitetit votuesve dhe flet nëse tja kthej prapë mbrapsht ose jo.

Gjiknuri dhe Lala  bisedojnë për një rezultat zgjedhjes dhe që e cilësojnë si sukses.

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s’e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: Hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

Në audio-përgjimin të njëjtës dosje publikuar nga BILD, dëgjohet biseda mes shefit komisariatit të Dibrës Robert Ago, i cili kërkon të transferohet në Bulqizë si shpërblim për punën e bërë në zgjedhje, dhe nga ana tjetër e telefonit janë deputetët e PS, Ulsi Manja dhe Xhamal Qefalia.

Aga komunikon me Qefalinë dhe Manjën të cilët i premtojnë ta ngrenë në detyrë, ndërkohë që Tahiri e falënderon për punën e bërë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Durrës/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë raportohen vetëm dëme materiale.



“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Vikena Kamenica përfshihet në politikë/ Tregon hapur kë parti mbështet

LEXO EDHE:  “Po të mblidhet litari, do të përfundosh në burg”/ Edmond Spaho kërcënon Gjiknurin

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Finalizohet “Open Ballkan”/ Zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Publikuar

-

Nga

Finalizohet nisma “Open Balkan”. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare.

Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes  së  mallrave,  me qëllim   eliminimin   e pengesave në tregtinë e ndërsjellë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të  kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit.

Memorandumi do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa që në paragrafin e parë theksohet se 3 nismëtarët, do të mbajnë të hapur ftestën për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të Open Balkan,  për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit.

LEXO EDHE:  “SPAK të hetojë gjyqtarët apo prokurorët me pasuri miliona euro”

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Mosndryshimi, si vrasje me paramendim

Objektivat e Memorandumit



a) rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.

b) thjeshtimi i procedurave në lidhje   me importet,  eksportet  dhe  lëvizjen  e  mallrave.

c) shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.

d) promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.

e) eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Misteri i tragjedisë së familjes ruse/ Grupi hetimor ngre dyshimet për vrasje

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Shkaku i tragjedisë së familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet ende një mister.

Policia fillimisht dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet doli se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri. Ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e saunës rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të sillnin asfiksinë.

Sipas raportimeve, kjo gjë ka shtuar dyshimet tek grupi hetimor se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

LEXO EDHE:  “Po të mblidhet litari, do të përfundosh në burg”/ Edmond Spaho kërcënon Gjiknurin

LEXO EDHE:  Hajdari dhe Gjiknuri letër ODIHR/ “Na dërgoni ekspert për Reformën Zgjedhore”



Familja ruse ka hyrë që të dielën në territorin shqiptar, nënëprmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainese.

Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër, ku kanë konsumuar drekën dhe në kthim mësohet se kanë ndaluar disa minuta në Librazhd për nevojat personale.

Kujtojmë se viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE