Connect with Us

Yuri Kim i uron mirëseardhjen ambasadorit britanik në Shqipëri/ “Mezi pres të punoj me ju”

Politikë

Yuri Kim i uron mirëseardhjen ambasadorit britanik në Shqipëri/ “Mezi pres të punoj me ju”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shpreh urimet e saj dhe dëshirën për të punuar së bashku.

Urime dhe mirëseardhje më të ngrohta Alastair King-Smith mezi pres të punoj me ju!”– shkruan Kim.

Ambasadori britanik në një status të publikuar më parë u shpreh se ndihet i nderuar  të jetë në këtë detyrë dhe se duke bashkëpunuar mund të arrijnë shumë gjëra.

Kujtojmë se Alastair King-Smith do të zëvendësojë ish-ambasadorin Duncan Norman. Ai sot i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta.

Takim i përzemërt dhe bisedë e hapur me Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Sh.T.Z. Alastair King-Smith, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shpreha mirënjohjen e thellë për ndihmën e vyer, që Britania e Madhe ka dhënë në vazhdimësi për vendin tonë, si dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon.

Vlerësova gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksova domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare.

Duke i konsideruar një urë lidhëse midis dy vendeve tona, e falenderova gjithashtu në emër të të gjithë shqiptarëve, që kanë ndërtuar jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, për mundësitë që u janë krijuar për t’u mirëintegruar.

I urova shumë suksese në misionin e tij diplomatik në vendin tonë dhe e sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona”, shkruhej në faqen e presidnetit në rrjetet sociale. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kërcënimet e Bashës për Berishën/ Noka: Lajthitja e tij e tretë, e ka kapur paniku

Publikuar

-

Nga

Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së, ku janë dorëzuar 316 emra. CNA.al ka mësuar se ka patur vendime të forta duke hequr nga lista rreth 80 emra. Më herët raportuam heqjen e emrit të ish deputetëve Ervin Salianji dhe Endri Hasa, dhe Gerti Bogdani. Ndërkohë që mësohet se nga Komisioni janë hequr dhe dy emra të tjerë, Aldo Bumçi e Flamur Noka. Emrat i ka hequr Basha, pork a kërkuar që të mbetet kofidente gjithçka. Kjo për shkak të ndërhyrjeve të forta që mund të vijnë, por dhe mundësisë që ti rikthejë kryesia e PD-së si kandidatë.

Deputeti i PD, Flamur Noka, ka komentuar ‘kërcënimet’ e kreut të PD, Lulzim Basha, sot gjatë mbledhjes së grupi parlamentar të PD, me të cilat i drejtohej ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për Syri Tv, Noka ka theksuar se kjo deklaratë e Bashës është lajthitja e tretë e tij, pasi e ka kapur paniku sepse nuk përfaqëson më PD-në dhe demokratët.

Jam i prirur ta besoj këtë deklaratë. Kohët e fundit Basha është çekuilibuar, e ka humbur davanë, thotë populli, arsyet dihen, është kapur me presh në duar në pazar me Edi Ramën. Këto lajthitje nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e panikut sepse Basha nuk përfaqëson më PD-në, as demokratët, ai thjesht përfaqëson veten e vet dhe interesat e tij i ka të lidhura me karrigen e kryetarit të PD. 



LEXO EDHE:  Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

LEXO EDHE:  SHBA, sanksione ndaj Iranit/ Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe refuzojnë kërkesën  

Edhe kjo lajthitja e sotme, nuk është as më shumë e as më pak se dy lajthitjet e para.E mbani mend kur etiketoi bazën e PD si anti-amerikane.Lajthitja e dytë ishte kur quajti llum qeverinë e PD që ka qenë qeveria më e mirë dhe quajti llum bazën e partisë. 

Kjo është lajthitja e tretë. Këto të treja së bashku e bëjnë Bashën një personazh grotesk të politikës shqiptare, asgjë më shumë. Ai stonon edhe me impostimet që ka marrë kohët e fundit në Parlament duke u ‘trimëruar’ ndaj Edi Ramës, asgjë më shumë, është një instonim i habitshëm qesharak. Basha sot është ish-kryetar i PD, sepse nuk ka bazën, nuk ka delegatët, ai ka thjesht veten dhe ndonjë nëpunës që paguan me rrogë aty rrotull”, u shpreh Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Salianji shfrenon fantazinë/ Lë mustaqet dhe kujton se bëhet burrë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ervin Salianji ka lënë mustaqet dhe duke kujtuar se është bërë burrë, po i rreh shpatullat Lulzim Bashës.

I ftuar në emisioni “Real Story” , ndërsa ka komentuar deklaratën e bërë ditën e sotme nga Lulzim Basha në lidhje me Berishën, Salianji u shpreh se  kishte ardhur koha për të reaguar dhe për të thënë disa të vërteta.

Sipas tij kishte ardhur koha që këto të vërteta të thuheshin nga Basha, madje përveçse e nxit Bashën të bëhet burrë, e merr dhe në mbrojtje.

Unë mendoj që duhej përballur si argument dhe duhet që të gjitha arsyer e atij vendimi të detyruar duhet shpjeguar. Nuk është vendimarrje emocionale, personale apo e marrë  me mllef, por është vendimarrje në interes të Partisë Demokratike.

Është shfrenim fantazie të mendosh që Basha ka pasur arsye personale. Interesi i PD-së dhe marrëdhëniet e pacënuara me SHBA-të janë të çështjet kryesore”, është shprehur Salianji.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë shpreson Bashkimi Europian?

LEXO EDHE:  Një vit pas vdekjes së tij/ Biden takohet me familjen e afrikano-amerikanit Floyd



Në fakt shfrenim fatanzie është të mendosh se ke lënë mustaqet dhe je bërë burrë.

Lulzim Basha mori një vendim personal, anti-demokratik, pa u konsultuar me strukturat e PD, pa pyetur askënd në PD, në këmbim për të mbyllur bëmat e tij me lobime.

Si nuk qenka personale, kur mbyll dosjen e tij në këmbim të përjashtimit nga grupi parlamentare të ish-Kryeministrit  Sali Berisha.

Salianji që nuk u bë burrë për G.D dhe që hesht kur e pyesin për të, Salianji që me iniciativë të Lulzim Bashës, shkatërroi degën e PD-së, në Korçë, del sot dhe flet për vërteta që duhen.

Të vërteta që të thëna nga “lideri i pusetës”, apo “Babalja”, nuk kanë asnjë vlerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kemi vënë në mbrojtje Vjosën”/ Rama: Nuk do të ndërtojmë hidrocentrale

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në lumin Vjosa nuk do të ndërtohen hidrocentrale, për sa kohë që Partia Socialiste është në pushtet.

I pyetur në emisionin “Now” se nga kush rrezikon Vjosa, kryeministri u përgjigj që “nuk e di, por ka gjasa që nga ata që mund të kthehen përsëri”.

“Ne jemi ata që e kemi vënë në mbrojtje Vjosën. Kur kemi thënë se Vjosa duhej mbrojtur aty projektoheshin hidrocentrale”, tha kryeministri Rama.



Përsa i përket qeverisë së mëparshme, kryeminitri Rama u shpreh që është një shembull se si mund të ndodhë që dy ministri të së njëjtës qeveri të kundërshtojnë njëra- tjetrën.

LEXO EDHE:  Në nëntor votoj Trump/ Biden do ishte një “lolo” në duart e ekstremistëve të majtë

LEXO EDHE:  Në nëntor votoj Trump/ Biden do ishte një “lolo” në duart e ekstremistëve të majtë

“Një ministri jep një autorizim për të ecur duke parë një interes të sektorit dhe ministria tjetër, e mjedisit, brenda të njëjtës qeveri thotë kjo nuk do të bëhet, pasi në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale”, u shpreh kryeministri Rama, i cili në fund theksoi se në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale për sa kohë që në qeveri është PS.

LEXO TE PLOTE