Connect with Us

Shpërndanin lëndë narkotike në zonat e kryeqytetit/ Policia vë në pranga përgjegjësit

Kronika

Shpërndanin lëndë narkotike në zonat e kryeqytetit/ Policia vë në pranga përgjegjësit

Publikuar

-

cna, lajme , kronike

Tre persona janë arrestuar në Tiranë ditën e sotme nga policia, pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 2 të tjerë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. Gj., 17 vjeç, D. S., 17 vjeç dhe E. H., 21 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 21 vjeç dhe L. K., 20 vjeç. 

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasit S. Gj. dhe L. K., të dyshuar si organizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme, siguronin lëndën narkotike kanabis në sasi 5-10 kg, të cilën e ndanin në doza dhe më pas ua jepnin shtetasve D. S. dhe E. Gj., të cilët ishin të punësuar për shitjen e lëndës narkotike në përdorues të ndryshëm në zonën e Pazarit të Ri, Medresesë dhe në rrugën “Frataj”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet nga policia. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Rrahën dhe tentuan të vrasin vjehrrin e motrës/ Arrestohen ‘dy të fortët’ në Lezhë, e pëson dhe babai

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit.

Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J.

LEXO EDHE:  Vodhi 13 ora Rolex/ Arrestohet shqiptari në Itali

LEXO EDHE:  Video/Ja momenti kur arrestohet “i forti” i Vlorës me 3 emra



Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Lushnje/ Zetori zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën, 10 vjeçarja në gjendje kritike

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë të Divjakës.

Mësohet se 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së zetorit.

Të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.



Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

LEXO EDHE:  Video/Ja momenti kur arrestohet “i forti” i Vlorës me 3 emra

LEXO EDHE:  Ndalimi i gomones në Malin e Zi/ Policia zbulon detaje të tjera

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes.

Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Humbën jetën në hotelin në Qerret/ Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e familjes ruse

Publikuar

-

Nga

Furgoni përplas të moshurarin gjatë një manovre/ Humb jetën 80 vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e katër turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës.

Sipas asaj që raportohet në media, dyshohet se 4 turistët para se të futeshin në saunën e hotelit, kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.



Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë.

LEXO EDHE:  Ja kushti për të marrë liçensë për taksi në Tiranë

LEXO EDHE:  Ndalimi i gomones në Malin e Zi/ Policia zbulon detaje të tjera

Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE