Connect with Us

Rama i “lutet” presidentit të Bullgarisë/ “Hapni rrugën, na lini të flasim me BE”

Politikë

Rama i “lutet” presidentit të Bullgarisë/ “Hapni rrugën, na lini të flasim me BE”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeminsitri Edi Rama i ka kërkuar Bullgarisë të heqë veton për Maqedoninë e Veriut për t’i hapur Shkupit dhe Tiranës rrugën për në BE.

Teksa ishin pjesë e Forumit Strategjik në Slloveni, Rama i është drejtuar presidentit bullgar Rumen Radev që të lërë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të flasë me BE.

Për Ramën, bullgarët duhet të bëhen më ballkanas, t’i hapin rrugën bisedimeve e pastaj mund të vendosin pengesat.

LEXO EDHE:  Foto-Rama "çmendet" pas golit të Juventusit/Ja si e priti

Unë do përfitojë dhe i kërkoj Presidentit të Bullgarisë. Ju lutemi, ju bullgarët, mos jeni kaq tipikë të BE, bëhun ballkanas. Hapni rrugën, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me BE. Pastaj mund të bëheni ballkanikë dhe të vendosni pengesa, blloko aty e këtu. Hapni rrugën”, tha Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Fabian Topollaj: 3 Propozimet e PD-së nuk janë serioze

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se propozimet e opozitës për ndryshime në Kushtetutë nuk janë serioze.

Për propozimin që edhe politikanët të kalojnë përmes procesit të vetingut, Fabian Topollaj tha se nuk ka kuptim, pasi vetingu bëhet vetëm për gjyqësorin që është institucion i pavarur, dhe kur ky i fundit të pastrohet nga gjyqtarët e korruptuar, atëherë politikanët e korruptuar do të bien automatikisht në duart e drejtësisë.

“Vetingu i politikanëve, procesi i vetingut në gjyqësor bëhet vetëm në sistemin gjyqësor që është i pavarur, vetingu te politikanët nuk ka kuptim”, tha Fabian Topollaj.

LEXO EDHE:  OFL “troket” në Berat dhe Tiranë/ Ultimatum 3 shënjestrave të radhës

LEXO EDHE:  Procesi i rindërtimit/ Rama nxjerr pamjet nga Vaqarri



Fabian Topollai tha se propozimi i mazhorancës për zgjatje të afatit të vetingut i krijoi hapësirë opozitës për të prezantuar edhe ajo propozimet e saj.

“Nevoja për ndryshime kushtetuese, për zgjatjen e afateve të vetingut është një hapësirë që i krijohet opozitës për të implementuar disa kërkesa të saj”, u shpreh z. Topollaj.

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka propozuar qeverisë 3 ndryshime kushtetuese si reforma territoriale, vetingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mallra kontrabandë në traktor/ Policia “aksion” në kufirin Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Kosovë ka bërë me dije se nëpërmjet  një operacioni ka sekuestruar  një automjet, tip traktor, të mbushur me mallra kontrabandë, me pako ilaçesh dhe pajisje instalimi elektrik.

Informatat e para për  Policinë kufitare erdhën rreth orës 16:30. Policia bën me dije se  traktori i mbushur me mallra kontrabandë vinte nga Serbia drejt Kosovës, në momentin që është pikasur nga autoritetet policore.

LEXO EDHE:  Shënim/Profecia e Berishës për të premten e zezë në PD

LEXO EDHE:  Foto-Rama "çmendet" pas golit të Juventusit/Ja si e priti



Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në ngjarje. Ditë më parë, Policia e Kosovës ka kryer një aksion për “luftim” të kontrabandës me mallra në disa qytete të Kosovës, përfshirë veriun./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kontestoi 3 amendamentet e PD/ Bylykbashi: “Bukë e cirk” për të tërhequr vëmendje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Teksa theksoi se themeli në parti nuk është Basha e Berisha, por nevoja për demokraci, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e Syri Tv, foli edhe rreth 3 amendamenteve, të cilat PD pritet t’i paraqesë ditën e nesërme në Kuvend.

“Amendamentet kushtetuese i  konstetova për mënyrën si janë bërë e si kanë shkuar. Reformat nuk mund të jenë “bukë e cirk” për të tërhequr vëmendjen e publikut nga çështje të rëndësishme”, tha Bylykbashi, duke pohuar se janë një përpjekje e dështuar e dy palëve, për të tërhequr vëmendjen e popullit.

LEXO EDHE:  Shënim/Profecia e Berishës për të premten e zezë në PD

LEXO EDHE:  Rama inspekton rindërtimin e pallateve në Vorë/ Qeveria e Rilindjes i ngjan një kantieri



Bylykbashi gjithashtu komentoi ndjesën publike të ish-kryeministrit  Berisha gjatë fjalimit në turet në Shqipëri, për të cilën tha se ishte një ndjesë që ua kishte borxh demokratëve.

“Ndjesa publike e Berishës, sa më e fortë të jetë, aq më e besueshme është. Berisha ua kishte borxh demokratëve. Ai do të na cojë në një faqe të re brenda PD-së.  Partia tashmë po krijon një histori krejt tjetër” shtoi së fundmi Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE