Pse çiftet që bashkëjetojnë para martesës kanë marrëdhënie më të forta

1 Shtator 2021, 20:41, Kuriozitete CNA
Pse çiftet që bashkëjetojnë para martesës kanë

Kohët e fundit, më shumë çifte vendosin të bëhen ?shokë dhome? para se të martohen. Sipas Qendrës Kombëtare për Kërkimin e Familjes dhe Martesës, 66% e çifteve të martuara amerikane kanë jetuar së bashku para se të martoheshin. Edhe pse ky vendim dikur konsiderohej tabu, tani është bërë shumë i zakonshëm.

Disa nga arsyet pse çiftet po zgjedhin të bashkëjetojnë para martesës janë:

Pavarësisht se sa kohë keni që jeni në një lidhje, disa gjëra do t?I mësoni vetëm nëse jetoni me partnerin tuaj. Ju mund të zbuloni gjëra të reja dhe të kuptoni se në të vërtetë nuk paskeni ditur asgjë reth personit që keni në krah.

Nëse ju zgjidhni të bashkëjetoni me partnerin apo partneren tuaj atëherë do të keni mundësinë të zbuloni nëse është vërtetë ai personi i duhur për ju.

Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Peë të vitit 2007 , ndarja e punëve të shtëpisë ishte e renditur në vendin e 3 nëse doni një martesë të mirë apo partner besnik. Prandaj, është e preferueshme që së pari të bashkëjetoni dhe të vendosni një sistem për detyrat shtëpiake. Kur të ndodhë kjo, të dy partnerët do të njihen me përgjegjësitë e ndryshme dhe do të dinë se çfarë pritet prej tyre pasi të thonë “Unë pranoj”.

Ju do të arrini të kuptoni nëse partneri juaj është njeri që shpenzon pak apo shumë nëse vdnosni të bashkëjetoni.

Kur ju dhe partneri juaj krijoni një plan të qartë se kush do të paguajë çfarë, ju i mbani problemet financiare larg ndikimit negativ në martesën tuaj më vonë.

Intimiteti është gjithashtu një nga arsyet pse njerëzit e konsiderojnë bashkëjetesën para martesës, bazuar në një studim të fundit . Ata pëlqejnë të kalojnë kohë cilësore me partnerin e tyre në një nivel fizik dhe emocional, gjë që është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndërtuar një marrëdhënie solide para martesës.

Është e vërtetë që të jetosh me një partner apo partnere është shumë më sfiduese sesa të takoni njëri-tjetrin herë pas here.

Do të filloni të keni mosmarrëveshje për gjëra më të vogla kur të filloni të jetoni me njëri -tjetrin. Sidoqoftë, kur qëndroni me njëri -tjetrin, filloni të punoni për problemet ekzistuese. Do të filloni të zhvilloni një mënyrë të shkëlqyeshme për zgjidhjen e konflikteve, e cila është shumë e dobishme për martesën tuaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga