LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partia Demokratike nuk është Lega Nord/ Basha po e kthen në parti orientale dhe ylberiste

1 Shtator 2021, 13:49, Politikë CNA
Partia Demokratike nuk është Lega Nord/ Basha po e kthen në parti

Janë raportuar emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë, është raportuar përfaqësimi i komuniteteve dhe besimeve fetare, përfaqësimi i zonave të ndryshme.

Në fakt, mesa duket kjo gjë nga Lulzim Basha është bërë në mënyrë të pamenduar mirë, duke e kthyer PD,  sa më turpësisht në një forcë orientale dhe me orientim nga veriu, duke braktisur pjesën më të populluar dhe më të madhe të vendit.

Një parti e madhe duhet të ruajë në mënyrë perfekte këto raporte. Por çfarë ka ndodhur, nuk është ruajtur asgjë. Nuk ka përfaqësim Vlora, nuk ka përfaqësim Korça, nuk ka përfaqësim Gjirokastra pasi përdoren disa emra, të cilët kryesisht janë të emëruar të Lulzim Basha për të ruajtur këto raporte, gjoja.

Aq më shumë  e bën një parti orientale, nga një parti që duhet të ishte simbol i respektit të harmonisë fetare në Shqipëri. PD nuk është një Lega Nord, nuk mund të braktisësh Vlorën dhe mos të kesh asnjë përfaqësim të saj, nuk mund të braktisësh Korçën, nuk mund të kesh përfaqësim minimal sa për sy e faqe më pak se gishtat  e njërës dorë në Kryesi të komunitetit të krishterë, katolikë, apo ortodoksë.

Mandatet dhe vlerat për të ardhur në pushtet duhet të gjenden në jug. Veriu duhet të ruhet si bastion, përfaqësimi po sigurisht, por pjesës tjetër duhet t?u japësh përfaqësi, pjesës tjetër duhet t?u japësh vlera.

Mungon në Kryesi ndoshta edhe përfaqësimi i vërtetë dhe thelbësor i Elbasanit, sepse zgjedhja e ndonjë vasali, të dënuar për hajdut nuk vlen si përfaqësim për PD. Është e turpshme dhe skandaloze, është fyese edhe e pështirë ajo që ka bërë Lulzim Basha duke kthyer Partinë Demokratike sa në një parti orirntale, në një Lega Nord, duke e ndarë dhe neveritur Jugun.

Pra është e qartë se Basha po e kthen PD në parti të orientit dhe Lega Nord, ku përfaqësohen edhe bisht-përdredhurit e ylberit./CNA.al

Lajmet e fundit nga