LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nga votimet fiktive, bashkëqeverisja Rama-Basha, deri te “zhdukja” e PD”/ Bujar Nishani flet pa “dorashka”

1 Shtator 2021, 08:56, Politikë CNA

Ish-presidenti dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani në një intervistë për CNA.al, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në PD.

Ish-presidenti Nishani ndërsa ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ditën e hënë, ka theksuar Basha, thjeshtë vijoi aktet e tij për të denigruar më tej Partinë Demokratike.

Sipas Nishanit që pas 25 prillit, ka pasur një agresion për të kapluar çdo qelizë të PD, nga një njeri që sipas tij po i sjell dështime të njëpasnjëshme.

PD mbledh Kuvendin/ Basha ?ndëshkon? Bujar NishaninPo ashtu, Nishani e ka cilësuar si fiktiv votimin në Këshillin Kombëtar, ndërsa shtoi se në PD nuk ka garë, dhe nuk kishte zgjedhje midis kandidaturash për një post të caktuar.

Më tej, ai ka dekaruar se Partia Demokratike është marrë peng në funksion, sipas tij, të një projekti për nxjerrjen e saj nga skena politike.

Sipas Nishanit, sot është evidente ekzistenca e një projekti të së majtës për të rikthyer një sistem politik monist duke patur si fasadë disa parti të tjera por që nuk kanë kurrfarë force politike.

?PD është marr peng në funksion të një projekti për defaktorizimin e saj dhe dalëngadalë nxjerrjen nga skena politike. Eshtë evidente sot ekzistenca e një projekti të së majtës për të rikthyer një sistem politik monist duke patur si fasadë disa parti të tjera por që nuk kanë kurrfarë force politike. Eshtë agresioni më i madh e më i mireorganizuar i sa majtës për asgjesimin e së djathtës që prej vitit 1992.

Natyrisht që mos prisni të bëhet me metodat enveriste por të sofistikuara e korruptive?-tha Bujar Nishani.

Gjithasthu ai komentoi edhe zërat për një bashkëqeverisje të mundshme mes Ramës dhe Bashës.

Sipas Nishanit bashkëqeverisja ka nisur prej kohësh, ndërsa numëroi edhe një sërë faktesh që sipas tij vërtetojnë bashkëqeverisjen Rama-Basha.-raporton CNA.al.

Më poshtë intervista e plotë:

Për fat të keq të Partisë Demokratike së pari, por edhe për vetë sistemin politik në Shqipëri, që pas humbjes së rëndë të 25 prillit, kjo parti është keqtrajtuar, keqpërdorur dhe denigruar përmes akteve të shëmtuara inicuar nga kryetari në detyrë i PD.

Që pas 25 prillit kemi parë një maskaradë politike me të ashtuquajtura proçese zgjedhore. Thjesht ka patur një agresion për të kapluar çdo qelizë të saj si peng i një njeriu që prej 8 vitesh veçse e fundos thellë e më thellë në pusin e dështimeve atë oseri që duhet të ishte sot shpresa e madhe e shqiptarëve.

Kjo gjë jo vetëm nuk i bën aspak përshtypje L. Bashës por po del gjithmonë e më shumë në dritë të diellit, misionin e lig për tkurrjen, zvogëlimin dhe kthimin e asaj force politike në një mekanizëm formal pa peshë politike dhe aspak kërcënuese për rregjimin që ka marr sot peng Shqipërinë.

Eshtë hera e parë pas 30 vitesh që nga krijimi i asaj partie që evente të tilla madhore si Kuvendi Kombëtar, zgjedhja e Këshillit Kombëtar apo e Kryesisë nuk ngjall kurrfarë interesi për opinionin publik. Kjo për një arsye kryesore. Sepse askush sot nuk sheh tek PD forcën për të imponuar ndikim politik në zhvillimet politike apo vendit në tërësi.

Pas 25 prillit PD duhej të kishte hyrë në proçese të thella reflektimi, analize, transformimi, ristrukturimi e modernizimi.

Por kryetari në detyrë dhe përgjegjësi kryesor i kësaj situate ka krejt tjetër axhendë nga ajo që kanë nevojë sot PD, sistemi politik tek ne dhe dinamika e vendit në tërësi.

Ndaj nuk ka ndonjë vlerë për tu shqetësuar se kush është përjashtuar e se kush është emëruar. Problemi i madh sot është projekti i importuar në PD për defaktorizimin e saj politik.

Atje ku nuk ka minimumin e transparencës dhe respektin procedurial është e pamundur të gjykosh për efektivitetin dhe drejtësinë e atij proçesi. Por një fakt është evident dhe i pakundërshtueshëm. Nuk kishte kurrfarë gare. Nuk kishte zgjedhje midis kandidaturash për një post të caktuar. Që nga ky fakt çdo gjykim tjetër është i paracaktuar nga fiktiviteti.

Po përsëri problemi është tek kriza që veç thellohet, nuk vjen asnjë zgjidhje. Kjo është përgjegjësi e rëndë e autorëve të kësaj krize të rëndë.

PD është marr peng në funksion të një projekti për defaktorizimin e saj dhe dalëngadalë nxjerrjen nga skena politike. Eshtë evidente sot ekzistenca e një projekti të së majtës për të rikthyer një sistem politik monist duke patur si fasadë disa parti të tjera por që nuk kanë kurrfarë force politike. Eshtë agresioni më i madh e më i mirëorganizuar i sa majtës për asgjësimin e së djathtës që prej vitit 1992.

Natyrisht që mos prisni të bëhet me metodat enveriste, por të sofistikuara e korruptive.

Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet për koalicionBashkëqeverisja ka nisur prej kohësh. Mos prisni të kemi qeveri të përbashkët se nuk ka ndonjë interes Edi Rama për atë.

Ju do të thoni, po si është bashkëqeverisja atëhere?

Po a ju la i gjithë Parlamenti në dorë Edi Ramës e ky bëri çfarë deshi me Kushtetutën, Ligjin Zgjedhor, organet e drejtësisë. Opozita asnjë reagim!

A nuk është bashkëqeverisje kjo?

A nuk ju fal i gjithë pushteti lokal Edi Ramës e opozita asnjë reagim veç retorikës boshe?

A nuk ju çertifikua masakra elektorale Edi Ramës, duke njohur parlamentin, qeverinë e cdo gjë tjetër produkt i asaj masakre?

A nuk është kjo gjë të qënit NJË?

Pra bashkëqeverisja ka nisur prej kohësh e do vijojë, sigurisht!

Unë nuk e di nëse do të ndizen ndërgjegje të tjera civile e qytetare brenda strukturave zyrtare të PD. Ajo është çështje vullnetesh dhe emancipimi shoqëror.

Z. Marku kreu një akt përgjegjshmërie politike. Zgjodhi denoncimin politik përmes largimit nga privilegji. Për hir të së vërtetës z. Marku ka qenë përherë antikonformist në qasjen e tij publike, shoqërore e politike.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ai në fakt është një vendim personal që nuk dëmton asnjë demokrat përveçse tenton të sensibilizojë ndërgjegjen dhe përgjegjësinë politike e qytetare të çdo demokrati.

Z. Marku as nuk e mori me vete mandatin, as nuk e transferoi atë tek kundërshtari politik.

E la tek grupi parlamentar i PD. Fakti që mandati i tij u përfitua nga një deputete që injoroi vendimin politik të djegies së mandateve legjislaturën e kaluar si dhe vjen nga një parti e majtë nuk është përgjegjësi e z. Marku, por e L. Bashës që e ka futur në listën e PD atë deputete.

Gjithsesi, në fund mund të them që mua më vjen mirë që z. Marku u bashkua me gjykimin tim që prej kohësh i kam cilësuar si ?maskaradë? lëvizjet e imponuara brenda PD pas 25 prillit./CNA.al

?Ky është një mision i lig?/ Bujar Nishani zbulon projektin politik të Lulzim Bashës

Bujar Nishani ?shuplakë? Bashës/ Tregon prapaskenat e Këshillit Kombëtar

?PD do nxirret nga skena politike?/ Bujar Nishani tregon faktet e bashkëqeverisjes Rama-Basha

Ish-Presidenti komenton dorëheqjen e Mark Markut/ Është përgjegjësi e Bashës

Lajmet e fundit nga