LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nëse ju dhimbset jeta vaksinohuni”/ Thirrja e fortë e Erion Dashos

1 Shtator 2021, 07:34, Lifestyle CNA
“Nëse ju dhimbset jeta vaksinohuni”/ Thirrja e fortë e

Mjeku Erion Dasho  ka dalë sot me një thirrje të fortë për qytetarët.

Sipas tij, Izraeli, vendi lider në botë përsa i takon aftësisë për të siguruar informacion, ka vaksinuar 90% të popullsisë mbi 12 vjeç me një dozë, 82% me dy dhe rreth 25% me tre. Ushtria amerikane, më e forta në planet, e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-it.

?Sipas konspiracionistëve shqiptarë dhe botërorë, as vendi me agjencitë më të afta të zbulimit në botë dhe as vendi me ushtrinë më të fortë në botë nuk paska ?vizionin? dhe ?aftësinë? për të kuptuar se vaksina ?fut çipa?, ?shkatërron ADN-në?, ?shkakton vdekje?, ?nuk ka asnjë efekt mbrojtës?, etj, etj?

Të dashur bashkëatdhetarë!

Nëse dikush preket nga COVID në Gjermani, SHBA apo Izrael, sistemi shëndetësor bën të pamundurën për ta shpëtuar duke i ofruar deri edhe mushkëri artificiale dhe transplant mushkërie!

Ju jetoni në një vend me sistem shëndetësor inekzistent që pak muaj më parë la mijëra shqiptarë të vdisnin në shtëpi dhe familjarët e tyre të kërkonin oksigjen në tregun e zi. Fatlumët u hipën avionëve apo u kuruan në spitalet private duke paguar dhjetëra mijëra euro. Një pjesë e madhe ishin shumë vonë dhe u kthyen të vdekur nga Italia e Turqia!

Nëse nuk e keni kaluar ende COVID-in dhe ju dhimbset shëndeti dhe jeta juaj, vaksinohuni!

Lëreni konspiracionin për vendet dhe shoqëritë që e kanë luksin ta diskutojnë atë??, apelon Dasho./CNA.al

Lajmet e fundit nga