Connect with Us

Në panik nga shkarkimi?/ Pas denoncimeve Sokol Ngresi, kërkon Vetting me dyer të mbyllura

Vetingu

Në panik nga shkarkimi?/ Pas denoncimeve Sokol Ngresi, kërkon Vetting me dyer të mbyllura

Publikuar

-

cna lajme vetting

Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi që prej Dhjetorit të vitit 2020, po përballet me procesin e Vettingut.

Ngresi arriti që të kalojë sitën e Vettingut, në shkallën e parë,  në tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Por, Komisioneri Publik ankimoi, vendimin e KPK, dhe çështja kaloi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku edhe ndodhet ende.

Dosja Ngresi ndodhet në duart e trupës gjykuese të përbërë nga kryesuese Albana Shtylla relatore Ina Rama dhe anëtarë, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo.

Seancën e fundit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka  zhvilluar me datë 26.07.2021, ndërsa ajo e radhës pritet të mbahet pas pak ditësh me 9 Shtator 2021.

cna lajme vetting
    Sokol Ngresi

Ndërkohë KPA, ka kërkuar informacione dhe dokumenta nga institucionet shtetërore si  Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Mirëpo kjo e fundit, nuk i është përgjigjur kërkesës së KPA.

Bazuar në nenin 50, pika 6, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të verifikojë arsyet e mosdërgimit të përgjigjes nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, duke sjellë në vëmendje përgjegjësinë ligjore që do të mbajë institucioni përkatës, në rast se bëhet fjalë për një mosbashkëpunim.

Ndërkaq, gjyqtari Ngresi i ka kërkuar trupit gjykues zhvillimin e një séance të mbyllur, pasi sipas tij, në funksion të shqyrtimit të çështjes, do të paraqesë të dhëna personale, me karakter konfidencial që duhen trajtuar pa praninë e publikut.

Lidhur me këtë kërkesë të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues rezervoi të drejtën të shprehet në një moment të dytë.

Bazuar në nenin “Ç”, pika 4 e Aneksit të Kushtetutës dhe nenin 49, pika 1, germa “b” të ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi:  Të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit shtetasin F.K dhe ta urdhërojë atë, të paraqesë disa akte origjinale në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në funksion të shqyrtimit të çështjes.

Denoncime ndaj gjyqtarit të Apelit

Në institucionet e Vettingut, ndaj gjyqtarit të Apelit Sokol Ngresi kanë mbërritur denonciem në lidhje me pasurinë e e tij.

Dyshohet se Ngresi ka fshehur një apartament.

Ndaj KPA ka vendosur  t’i kërkojë informacion përshkrues dhe akte shoqëruese shoqërisë A.Construction lidhur me kontratën nr. ***, datë 26.02.2014, mandatet e arkëtimit të pretenduara në denoncim si të nënshkruara prej subjektit të rivlerësimit, si dhe informacion mbi statusin aktual ligjor të pasurisë së përshkruar në kontratë, gjendjen fizike dhe pronësinë mbi të.

LEXO EDHE:  KPA “rrëzon” KPK/ Zbardhet vendimi për Gjykatësin e Tiranës

Gjithashtu KPA, i ka kërkuar informacion ILDKPKI-së për mënyrën dhe praktikën e ndjekur nga ky institucion për vënien në dispozicion të modeleve të deklaratave periodike subjekteve deklarues, për periudhën 2007 deri 2010.

Më herët CNA.al ka publikuar një kontratë për blerjen e një apartamenti nga gjyqtari Ngresi, së bashku me mandatet që faktojnë kryerjen e pagesave për blerjen e tij.

Bëhet fjalë për apartament me sipërfaqe 113,43 m2, ndodhur në qytetin e Vlorës, të blerë nga gjyqtari Sokol Ngresi në vitin 2014, nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k.,  në vlerën 68,000 euro.

Edhe në aspektin professional, ka dyshime për gjyqtarin Sokol Ngresi.

Ngresi u shkarkua në vitin 2008

Zbulohet apartamenti i padeklaruar i Sokol Ngresit/ KPK fshehu dokumentin kompromentues
Sokol Ngresi

Kujtojmë se në vitin 2008, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka shkarkuar Sokol Ngresin nga detyra për shkelje të rëndë të ligjit dhe cenim të imazhit dhe integritetit të gjyqësorit.

Sipas akteve të paraqitura për shqyrtim nga MD, së bashku me kërkesën për procedim disiplinor përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë,shkeljet e gjyqtarit Sokol Ngresi janë konstatuar në 44 çështje e vendime gjyqësore.

Një e dhënë e tillë është në vendimin e Gjykatës së Lartë, nr 225/4 të datës 20.02.2008.

Sipas kërkesës për procedim disiplinor të MD, vendimet gjyqësore civile ose penale vlerësohen si të dhëna në shkelje të dispozitave përkatëse materiale e proceduriale lidhur me caktim dënimesh pa respektuar kriteret e nenit 47 të K.Penal, ulje të dënimeve nën kufijtë e parashikuar nga ligji, pezullime të ekzekutimit të vendimit me burgim në kundërshtim me kriteret e nenit 59 të K.Penal, caktim dhe revokim masash sigurimi në kundërshtim me kriteret ligjore, pushime të gjykimit të çështjeve penale, zbatime të gabuara të ligjit material e procedurial civil, etj.

Gjithashtu, në kërkesën për procedim citohet si shkelje dhe fakti që çështja që i përket vendimit nr.546, datë 08.11.2005 është trajtuar si preferencë e parregullt në hedhjen e shorteve.

Por në vitin 2009, më vonë, Gjykata e Lartë e ka rikthyer në sistemin e drejtësisë, pavarësisht daljes kundër të gjyqtares Mirela Fana.

Tashmë pritet që Kolegji i Posaçëm I Apelimit të thotë fjalën e fundit për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi./CNA.al

Nga apartamenti i fshehur tek firma fiktive dhe vjedhja e 50 000 eurove/ Sokol Ngresi gjyqtari, që njeh vetëm skandale

Zbulohet apartamenti i padeklaruar i Sokol Ngresit/ KPK fshehu dokumentin kompromentues

Tentativa për të kapur Gjykatën e Lartë/ Tre skandalet e Sokol Ngresit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Për një apartament i “pritet koka”/ Një tjetër prokuror del jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Procesi i vetingut për prokurorin Çelaj u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjen dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Ndërsa përfaqësuese e ONM ishte Elka Ermenkova.

Sipas KPK prokurori nuk justifikonte një apartament në Selitë, sipas të cilit i ishte dhuruar nga vjehrri.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “centezë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.



Relatorja Çiftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie në vitin 2012 marrëveshjen e vjehrrit të ndjerë më një shoqëri ndërtuese. Nga verifikimi i pronës ka rezultuar se është e regjistruar në dy apartamente të ndryshme, që janë bashkuar në një.

LEXO EDHE:  Vettingu/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit

LEXO EDHE:  KPA “rrëzon” KPK/ Zbardhet vendimi për Gjykatësin e Tiranës

Çelaj ka shpjeguar për KPK-në se vjehrri i tij së bashku me ortakun kanë dakordësuar një marrëveshje në vitin 2007 me firmën ndërtuese për të kryer gjithë instalimet elektrike kundrejt vlerës 94 mijë euro ose në këmbim të dy apartamenteve, që përbëjnë banesën e blerë nga subjekti, shkruan Reporter.al.

Komisioni vëren se kontrata e shitblerjes ishte nënshkruar nga prokurori Çelaj dhe se është shënuar se vlera 48 mijë euro është likujduar plotësisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte nënshkruar vetëm prej tij, pasi bashkëshortja ishte e angazhuar në disa situata familjare.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurorit Erion Çelaj se duket se nuk provohet që apartamenti të jetë përfituar nga vjehrri, pasi në aktin e shit-blerjes nuk përcaktohet marrëveshja e vitit 2007 si burim, si dhe është shënuar se subjekti ka shlyer çmimin 48 mijë euro. Sipas KPK-së, nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënia mes ndërtuesit dhe vjehrrit dhe as përfitimi i ndonjë apartamenti nga ortaku i tij./CNA.al

“E kam dhuratë nga vjehrri”/ Si e justifikon pasurinë, në Tiranë prokurori Çelaj?

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ish-kryeprokurori në qeli për korrupsion/ Zëvendësuesi, jep llogari në Vetting

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Drejtësia po kalon mes prangave dhe nderit. Gjyqtarë  dhe prokurorë që një vit më parë ndanin drejtësi sot janë pas hekurave.

Ndërsa të tjerë kanë dalë në Vetting apo presin të dalin në Vetting.

Një ish-kryeprokurori ndodhet në qeli ndërsa zëvendësuesi i tij ka përballjen me Vettingun.

Ky është rasti i Sarandës.

Mesditën së nesërmes, pra Komisionit të Pavarur të Kualifikimti pritet të dalë, kreu në Prokurorisë së Sarandës, Lorenc Mërkuri.

Dosja e tij do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e KPK,e përbërë nga  Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine.

Javën e kaluar Mërkuri u emërua nga KLP, në krye të Prokurorisë së Sarandës, në vend të Sali Hasës i cili gjendet në burg.

Ky i fundit më herët është shkarkuar nga detyra nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë,  caktoi masën “arrest me burg” pë të.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa është arrestuar me urdhër të SPAK, si i dyshuar për korrupsion.

Sali Hasa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ka qenë një dosje që ai kishte në dorë dhe po bënte hetime, e cila “i ka bërë gropën” prokurorit të Sarandës.

Teksa Hasa kryente hetime për Emiljano Miranin, motra e këtij të fundit Elsona Papa i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë para. Mirani akuzohej për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe pasi prokurori mori paratë, hetimet ndaj të pandehurit të sipërpërmendur u pushuan.



Hasa dhe bashkëpunëtorët e tij

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  KPA e ktheu në detyrë/ Fuat Vjerdha tregon mënyrën se si e “bindi” drejtësinë

LEXO EDHE:  KPA e ktheu në detyrë/ Fuat Vjerdha tregon mënyrën se si e “bindi” drejtësinë

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vendimi i korrikut 2016, prodhoi Vetting të cunguar/ KLP dhe KLGJ ende të pabesueshme

Publikuar

-

Nga

vetting, cna, aljme, news, cna lajme, drejtesi, vendim, gjyqtare, prokurore,

Instituti i Studimeve Politike, pati paralajmëruar më parë se legjislatura e re do të fokusohej në investimin politik për të ndryshuar mandatet kushtetuese për KPK dhe IKP.

Mandati i tyre kushtetues përfundon në korrik 2022, Kushtetuta me ndryshimet e vitit 2016 parashikon kalimin më pas të vettingut në përgjegjësinë e institucioneve të reja, kryesisht KLP dhe KLGJ.

Për shkak se në 5 vjet vettingu nuk ka kaluar më shumë se 55%-60%, për shkak se KLP, KLGJ dhe organet e reja nuk kanë krijuar ende besim dhe qëndrueshmëri efektive, për shkak se krijohet një ngërç kushtetues, politikanët e gjejnë zgjidhjen tek ndryshimi i Kushtetutës.

Sa do jetë mandati i ri? 3 vjet? 5 vjet? Pa limit? A ka sens të ndryshojmë Kushtetutën sa herë dështojnë organet të përmbushin detyrat e tyre në një afat ligjor? A ka studim dhe garanci se mandati i ri do të jetë i mjaftueshëm për të jetësuar vettingun?

A pranojmë kështu se vendimi i korrikut 2016 ishte i gabuar, parashikimet nuk ishin reale dhe se institucionet e reja të drejtësisë nuk kanë ende besueshmëri?



Më 2015 Komisioni i Venecias deklaroi se i ishin dhënë garanci nga institucionet tona se vettingu do të bëhej në 5 vjet dhe se Shqipëria kishte personel të mjaftueshëm për të zëvendësuar largimet nga sistemi. Koha tregoi se kjo garanci ishte jo reale dhe cilido person/institucion që e ka dhënë, minimumi ka gabuar.

LEXO EDHE:  KLP e la jashtë SPAK-ut/ Prokurorja e mbytur në borxhe, për apartamente

LEXO EDHE:  PD, pa lider dhe pa ekip/ Basha i “shkërmoq” partinë dhe Monikës  

“Dekoratat” u ndanë gjatë 5 viteve, por kush mban përgjegjësi sot që u provua se meritokraci nuk ishte aq medituese dhe vizioni nuk ishte aq strategjik sa na thuhej? Kush kërkon ndjesë për dështimin/gabimin? A është parlamenti i aftë të marrë vendime strategjike dhe të pranojë edhe llogaridhënien? A do përdoren ndryshimet e reja kushtetuese si mekanizëm politik negocimi për kërkesa që mund të dëmtojnë reformën në drejtësi?

A nuk kanë përgjegjësi institucionet ndërkombëtare asistuese, sidomos Euralius, të japë sqarime publike mbi këtë problematikë, që përfshin edhe ekspertët e huaj të 2016 dhe të sotëm?

Instituti i Studimeve Politike (ISP) beson se parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të jenë shumë më transparente në këtë çështje, duhet të ofrojnë të gjithë informacionin cilësor tek publiku, duhet të kenë qasje strategjike dhe realiste, por edhe duhet të ndërhyjnë në Kushtetutë vetëm me garancinë se procesi do të jetë i hapur, transparent, konsultues, gjithëpërfshirës dhe funksional./CNA.al

LEXO TE PLOTE