Connect with Us

Megaoperacioni/ Arrestohen 107 persona, sekuestrohet drogë, armë, mjete luksoze dhe para

Kronika

Megaoperacioni/ Arrestohen 107 persona, sekuestrohet drogë, armë, mjete luksoze dhe para

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Një megaoperacion anti-drogë është realizuar mes Gjermanisë, Spanjës dhe Shqipërisë.

Gjate operacionit eshte shkatërruar një rrjet i organizuar kriminal i përbërë kryesisht nga shqiptare, të dyshuar për trafikim ilegal të drogës.

Grupi kriminal është çmontuar me mbështetjen e Europol.

107 persona u arrestuan gjate nje aksioni, qe ka nisur më 13 korrik që përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit në Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndodhet në Madrid, ku po merr pjesë në konferencën e përbashkët, për prezantimin e rezultateve të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar.

LEXO EDHE:  Tentoi të korruptonte policin/ Arrestohet 23 vjeçari

Veliu ndër të tjera, tha “ky është operacioni i parë i përbashkët, besoj dhe dëshiroj që t’i vazhdojmë bashkëpunimet në këto operacione”.

Policia bën të ditur se gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj….vijon/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shkrumbohen banesat në Shtyllë të Korçës/ Zbardhen dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy banesa janë djegur në fshatin Shtyllë të Korcës, pas një zjarri që ka prekur një nga godinat e fshatit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Njoftimi i policisë:



Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku“./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunoi bashkëshorten/ Arrestohet 28 vjeçari në Pogradec

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 28 vjeçar me iniciale A.XH është arrestuar nga Policia pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K. Xh, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Njoftimi nga policia:



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit në kërkim A. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases K. Xh., 26 vjeçe”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Hapet rruga e Arbrit/ Rama shfaq pamjet në ditën e Çilirimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot, është hapur Rruga e Arbrit.

Me një video të rrugës, të postuar në rrjete sociale, Rama iu uron shqiptarëve, 29 Nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Në fakt, hapjen  këtij segmenti rrugor, sot, Rama e kishte njoftuar ditë më parë.

Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka deklaruar të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, pasi e gjitha përfundon në pranverë.

LEXO EDHE:  Shtohet droga në Vlorë/Gjenden të tjerë thasë, ja pesha

LEXO EDHE:  Manjani zbulon prapaskenat/ Droga vazhdon, ja kush e mbështet



Punimet për “Rrugën e Arbërit” nisën në verën e vitit 2009 dhe zgjatën më shumë se 12 vite.

Tashmë distanca Tiranë-Klos është vetëm 35 km. Rruga kalon në gjashtë tunele dhe ka dy ura.

Ura e Vashës  është më e larta në Ballkan, 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE