Connect with Us

Mega-operacioni i drogës në Spanjë/ Çuçi: Do vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri

Aktualitet

Mega-operacioni i drogës në Spanjë/ Çuçi: Do vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për mega-operacionin “DOBRA” në Spanjë, ku në bashkëpunim me Policinë Shqiptare, ranë në pranga 107 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Çuçi thekson se “Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës”, duke shtuar se hetimet nuk do të ndalen, por do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

Reagimi i ministrit Çuçi:

Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

LEXO EDHE:  Bledi Çuçi flet për herë të parë si ministër i Brendshëm/ Prezanton sondazhin për Policinë e Shtetit

Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.

Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Guvernatori Sejko: Shqipëria në një fazë rimëkëmbje ekonomike

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konfenrecë për mediat është shprehur se ekonomia në Shqipëri është në rimëkëmbje.

Sejko tha se masat e marra kanë reduktuar barrën financiare të goditjes për bizneset dhe familjet shqiptare.

gjithashtu, ai thekosi se BSH do të punojë me standartet e BE për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar dhe përmirësimin e mëtejshëm për sistemin e pagesave.



Konstatoj se Banka e Shqipërisë dhe misioni i FMN-së ndajnë pikëpamje të ngjashme në lidhje me zhvillimet ekonomike.  Të dhënat e përfituara gjatë 9 muajve të parë të vitit tregojnë se ekonomia është në rimëkëmbje dhe është e mbështetur nga një gamë e gjerë faktorësh. Masat e marra reduktuan barrën financiare të goditjes për bizneset dhe familjet shqiptare duke i dhënë atyre frymëmarrje.

Po ashtu reforma strukturore e ndërmarrë gjatë viteve të fundit ka dhënë frytet e saj dhe arritëm konsolidimin e sektorit bankar. Stimuli monetar do të vijojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme për rikuperimin ekonomik. BSH do të mbetet e vëmendshme për të vlerësuar ndikimin e ekonomisë tonë. BSH do të punojë me standardet e BE-së për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar dhe përmirësimin e mëtejshëm për sistemin e pagesave”, u shpreh Sejko.

LEXO EDHE:  E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

LEXO EDHE:  Policia greke sekuestron 96 kg drogë nga Shqipëria

Nga ana tjetër shefja e misionit të FMN-së Yan Sun, deklaroi se rreziqet fiskale janë në rritje dhe se duhen menaxhuar më mirë si PPP edhe garancitë shtetërore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në panik nga “Foltorja” e Berishës/ Grida Duma ngushëllon Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka tentuar sott ë “ngushëllojë”, Lulzim Bashën, pasi ky i fundit duket se ndodhet në panik nga “Foltorja” e Sali Berishës me demokratët.

E ftuar në Abc news, Duma ka deklaruar se ata që mbështesin “Foltoren”, e Berishës, ndjekin emocionet.

“Ka pasur momente ulje ngritjes në këto marrëdhënie. Ajo që duhet thënë është që avantazhi më i madh është ky. Forcimi i marrëdhënieve me SHBA është parakusht i suksesit. Shqetësimi sot është baza e demokratëve të cilët kanë me legjitimitet të plotë emocional dhe racional herë pas here. Demokratët në këto momente kanë një lloj përjetimi traume për shkak të lidhjeve personale. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe kuptoj se çfarë ndodh”, tha Duma.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi kriminal/ Sekuestrohet 112 kg marijuanë

LEXO EDHE:  Trafikonin kokainë me vlerë 500 mijë paund/ 3 shqiptarët sulmojnë oficerët e huaj

Por, mesa duket vetë Grida Duma e cila nuk ndjek “Foltoren” ose nuk ka më emocione, ose i kanë shteruar pas videos së Salianjit me G.D.

Mirë do ishte të shkonte në “Foltore”, se të paktën do rifitonte emocionet e humbura.



Grida Duma duhet të mësojë se emocionet nuk vinë e nuk shtohen duke rregulluar flokët apo duke bërë paradë në parlament. Pa folur pastaj çfarë emocionesh mund të ketë video G.D.-Salianji në Kuvend, që emocionuan gjithë Shqipërinë me gjuhën e tyre përverse./CNA.al

Kur do flasë Grida Duma për videon Salianji-GD?

CNA.al zbulon të tjera fakte të video-skandalit “Salianji-GD”

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rritja e çmimeve/ Shefja e misionit të FMN leksion Qeverisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, në një deklaratë për mediat u shpreh se rritja e çmimeve të energjisë është një rrezik.

Sipas zyrtares së FMN, Shqipëria ndodhet përballë sfidave me ekonominë dhe duhet të një strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe se duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike.

Gjithashtu Sun thekson se duhet krijuar politika fiskale dhe një plan, ku në themel të jetë strategjia afatmesme.

Rritja e çmimeve si rritja e çmimit të energjisë janë rreziqe. Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj. Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale. Me një tjetër mandat qeveria është e mirëvendosur për të adresuar këto sfida dhe për të marrë masa.

LEXO EDHE:  Transportonin pako me drogë në Greqi/ Arrestohen dy shqiptarë në kufi

LEXO EDHE:  Shqiptari ua dërgonte me postë kokainën klientëve



Një plan i përshtatjes fiskal duhet formuluar tani. Themeli i këtij plani, duhet të jetë strategjia afatmesme. Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Shohim që nevoja është për investime ambicioze duhet të moderohet.

Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid.

Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë. Mbështetur në gjetjet paraprake të FMN, do të paraqesim raportin tonë të stafit dhe do ia japim bordit për të marrjen e vendimit në dhjetor”, deklaroi Sun për mediat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE