Connect with Us

Katër shenjat më me fat për muajin Shtator

Life Style

Katër shenjat më me fat për muajin Shtator

Publikuar

-

cna, lajme, lifestyle

Këtë Shtator, katër do të jenë shenjat e horoskopit që do të bekohen nga universi.

Binjakët

Gjithmonë keni dashur të jetoni me liri dhe autonomi por për shumë arsye, keni qenë të mbërthyer brenda vetes. Sidoqoftë, një fazë e re do të nisë, gradualisht do të organizoni rutinën tuaj ashtu siç keni dashur gjithmonë. Do ta shihni botën në mënyrë krejt pozitive dhe do t’i afroheni lumturisë që keni dashuri gjithmonë.

Luani

Shtatori do të jetë një muaj i suksesshëm për ju. Do të jeni dhe më të sigurt tek aftësitë dhe fuqitë tuaja. Do të zhvilloni marrëdhënie të shëndetshme dhe produktive. Dhimbjet e së kaluarës do t’i lini pas për të nisur një etapë të lumtur. Në dashuri, punë dhe miqësi do të mbizotërojë uniteti si dhe do të keni mundësi për rritje.

LEXO EDHE:  Të fshehtat e shenjave të tokës/Çfarë nuk dinim për Demin, Virgjëreshën dhe Bricjapin

Peshorja

Shtatori do të jetë një muaj çlirimi për ju nga ndjenjat negative, energjitë e rënda dhe njerëzit egoistë. Më në fund do të gjeni brenda vetes forcën që u nevojitet për të lënë pas çdo të keqe dhe për të nisur një histori të re. Shijojeni këtë moment sepse do të keni mundësi për të krijuar jetën që keni dashur gjithmonë.

Shigjetari

Të gjitha ndryshimet në jetën tuaj do të fillojnë të kenë kuptim. Mund të jeni zhgënjyer shumë herë nga ngjarje të caktuara, por tani do të shihni se ka një arsye shumë të rëndësishme që gjithçka të ndodhë. U deshën disa rregullime për të gjetur lumturinë që keni dashur gjithmonë. Ky do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

Shiu sjell në humor banorët e Big Brother/ Japin koncert duke mbrojtur filxhanin e kafes

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Donald Veshaj, Filloreta Raçi, Sabian Medini, Semi Jaupaj kanë dhënë show në Big Brother, teksa mbrojnë filxhanin e kafes nga shiu.

Atmosfera është ndezur dhe këngëtarët dëgjohen duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e këngëve shqiptare.

Sfida e javës për ta është të mbushin një filxhan gjigant, i cili mban të shënuar përqindjen e buxhetit që do të kenë për javën e ardhshme.

LEXO EDHE:  Ndarje, tradhti, flirtime! Ja ç’parashikon Paolo Fox për të gjitha shenjat e horoskopit gjatë muajit të dashurisë

LEXO EDHE:  Ndarje, tradhti, flirtime! Ja ç’parashikon Paolo Fox për të gjitha shenjat e horoskopit gjatë muajit të dashurisë

Në shtëpi kanë nisur debatet e para, hatërmbetjet dhe inatet mes tyre. Por në horizont mund të ketë dhe histori dashurie./ CNA.al

 



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Kemi kimi artistike”/ Rudina Dembacaj zbulon se aktori ishte arsyeja kryesore pse u bë pjesë e Klanifornia

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rudina Dembacaj është rikthyer sërish në ekran si aktore. Që në fillim të sezonit, producenti Turjan Hysko zbuloi se pjesë e Klanifornia është bërë edhe aktorja Rudina Dembacaj.

E ftyar sot në emisionin e Rudina Dembacaj, tregoi se një nga arsyet pse donte të ishte pjesë e Klanifornia është aktori Visjan Ukcenaj.



Aktorja u shpreh se me Visjanin ka shumë kimi artistike. Rudina shton se është ndierë shumëmirë me kastin dhe stafin e Klanifornias.

LEXO EDHE:  Ndarje, tradhti, flirtime! Ja ç’parashikon Paolo Fox për të gjitha shenjat e horoskopit gjatë muajit të dashurisë

LEXO EDHE:  Të gjithë lenë kokën pas tyre/ Këto janë shenjat  më të dëshiruara të zodiakut

Arsyeja kryesore pse doja të vija në Klanifornia ishte Visjani. Kemi shumë kimi artistike. Dyshja me Visjanin e dija që do të ecte. Por që do të shkoja mirë me të gjithë artistët nuk e kisha menduar. Po ndihem shumë mirë”, shprehet Rudina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Nuk përmbahet Ada, revoltohet me djemtë/ “Çuna, boll bëtë si pjeshka”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Surprizat e Bajos ndaj Adës kanë krijuar shumë debate dhe dyshime tek konkurrentë.

Pas pjesës së parë të takimit, konkurrentët vunë në dukje gjestet e Bajos ndaj Adës, duke treguar se ai është shumë i dhënë pas saj.

Ndërkohë Ada nga ana tjetër i ka dalë në mbrojtje Bajos duke u shprehur se, duhet të ketë më shumë detaje të tilla ndaj vajzave.

LEXO EDHE:  Të gjithë lenë kokën pas tyre/ Këto janë shenjat  më të dëshiruara të zodiakut

LEXO EDHE:  Të fshehtat e shenjave të tokës/Çfarë nuk dinim për Demin, Virgjëreshën dhe Bricjapin



Ajo iu është drejtuar e revoltuar ndaj djemve duke thënë se po bëhen më “pjeshka” se vajzat.

Po bëheni më pjeshka se ne, ne jemi pjeshkat jo ju”, është shprehur Ada./ CNA.al

LEXO TE PLOTE