LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akti i paprecedentë/ Çfarë tregoi mbledhja e Këshillit Kombëtar, pse Basha nuk i ndahet Jeminit

1 Shtator 2021, 12:23, Politikë CNA
Akti i paprecedentë/ Çfarë tregoi mbledhja e Këshillit

Në një akt të paprecedentë, të pandodhur më parë në 30 vite të themelimit të Partisë Demokratike, dje Lulzim Basha, urdhëroi që Kryesia, pra zgjedhja e saj nga Këshilli Kombëtar, të mos shpallej në një njoftim për mediat, por thjesht të publikohesh në website-in e faqes zyrtare të PD.

Në fakt një reagim pasi mediat e kishin ezauruar dhe publikuar, CNA.al nga të parat dha rezultatin e zgjedhjeve, Kryesinë dhe numrin e votave për çdo kandidat.

Për më tepër ne kemi pasur filmime dhe video nga procesi i numërimmit, të cilat nuk u publikuan, pasi nuk pati ndonjë deformim rezultati thelbësor nga renditja, përjashto faktin se porositja e Lulzim Bashës ishte që të shtoheshin votat për Gert Bogdanin. Asgjë më tepër sesa kaq.

Pra, mosshpallja e listës në një konferencë shtypi, në një njoftim për median dhe rizgjedhja e Jemin Gjanës?

Në fakt tregoi se Kryesia e re nuk është se ka ndonjë vlerë për Lulin, ai thjesht dhe vetëm ka bërë lëvizjet e tij, kapjet e tij, me të cilat tregon se ka një lloj paniku dhe frike të Lulzim Bashës për një përplasje të mundshme brenda rrymave në PD, e cila mesa duket është e pashmangshme.

Nga ana tjetër na tregoi se edhe Jemin Gjana s?do largohet nga organet që menaxhojnë zgjedhjet brenda Partisë. Një lloj garancie kjo për Lulzim Bashën që tregon se ai ka frikë nga e nesërmja në PD.

Sërish tregon se në 2025 mund të ketë një humbje të zgjedhjeve dhe ai do të tentojë të qëndrojë në krye të PD.

Ai e mban Jemin Gjanën për të treguar edhe diçka tjetër. Për të treguar se në PD është ai, dhe proceset e votimit i kontrollon dhe manipulon bashkë me Jeminin, si me askënd tjetër. Ndaj edhe Jemini i duhet edhe për të siguruar karrigen e Kryetarit, edhe manipulimet e votave.

Por thelbësisht tregon se Lulzim Basha ka frikë edhe nga humbja në 2025 dhe Jemini i duhet patjetër që ti sigurojë karrigen e Kryetarit në vazhdim./CNA.al

PD publikon në heshtje Kryesinë/ Të dhënat e CNA.al 100% të sakta

Nga emrat e Kryesisë së re, tek sekretariati dhe nënkryetarët/ Të gjitha ndryshimet që solli Këshilli Kombëtar

Lista e plotë/ Anëtarët e rinj të Kryesisë së PD, kush iku dhe kush mbeti

Lajmet e fundit nga