LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmed Masud, kush është afgani i diplomuar në Perëndim, që po i kundërvihet me armë talebanëve

1 Shtator 2021, 07:48, Blog CNA
Ahmed Masud, kush është afgani i diplomuar në Perëndim,

Talebanët nuk e kontrollojnë ende të gjithë territorin e Afganistanit. Ndërsa shumica e vendit ra me një shpejtësi të tmerrshme në duart e grupit militant islamik, lugina e Panjshirit, rreth 100 kilometra në veri të Kabulit, që të çon në thellësi të maleve në Hindu Kush, ka mbetur e pa pushtuar.

Tani ajo është krahina e fundit jashtë kontrollit të talebanëve. Ndërsa shumë politikanë afganë janë larguar nga vendi, Ahmed Masud, udhëheqës i Frontit Kombëtar të Rezistencës, rezistenca anti-talebane në Panjshir, ka vendosur bashkë disa mijëra ndjekës që ta kthejnë luginën në një qendër të rezistencës.

Masud, vetëm 32 vjeç, është djali i Ahmed Shah Masud, që njihej ndryshe si ?Luani i Panjshirit?,luftërat guerile të të cilit dhe mbrojtja e luginës së Panjshirit nga sovjetikët, çuan në fund në tërheqjen totale të një ushtrie ruse të demoralizuar, akt që ishte sigurisht një nga shkaqet kryesore të rënies së Bashkimit Sovjetik.

Po çfarë njeriu është Ahmed Masud? Në dallim nga i ati, që kishte vite përvojë luftarake kur ishte rreth të tridhjetave, i biri nuk ka luftuar kurrë më parë. Gjithsesi, ai është i arsimuar mirë në politikë dhe strategji ushtarake. Ai është trajnuar si një kadet i huaj në Akademinë britanike Sandhurst, ka lexuar shumë studime të luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës dhe ka studiuar politikë ndërkombëtare gjatë studimeve master në Universitetin e Qytetit të Londrës.

Ai beson se ky është fati i tij. Babai i tij u vra para se Ahmad Masud të ishte adoleshent, nga një bombë e fshehur në një kamera me urdhër të Osama bin Laden, dy ditë para sulmeve të11 Shtatorit 2001. Ajo ngjarje diktoi pa dyshim karakterin dhe karrierën e djalit të tij, që pa trupin e copëtuar të të atit kur u çua me helikopter në Panjshir.

Ju mund t?i gjeni në internet pamjet e funeralit të Ahmed Shah Masud. Dhjetëra mijëra njerëz të komunitetit etnik taxhik shoqërojnë kortezhin mortor, duke vajtuar për udhëheqësin e tyre, ndërsa në makinën e blinduar që mbante arkivolin ndodhej i ulur një 12-vjeçar fatkeq që herë pas here ngrinte dorën drejt turmës.

Adhurimi që ai kishte ndaj babait të tij të ndjerë ishte menjëherë i dukshëm. Si një strateg ushtarak gjenial, Ahmed Shah Masud ishte një mysliman i devotshëm, i cili gjente kohë të lutej edhe në mesin e një beteje. Po ashtu ai ishte shumë i dhënë pas leximit të poezive, veçanërisht atyre të Rumit.

Madje kur kishte kohë u lexonte poezi me zë të lartë ushtarëve të tij. Nën atë frymë, Ahmedi e ka bërë zakon të lexojë çdo mbrëmje poezi pas darke, kryesisht Rumin. Ai besonte se anglezët nuk kanë ndonjë dashuri të vërtetë për poezinë, por vetëm për romanet.

Ndërkohë më tha edhe për diçka të kohëve të fundit. Sado e jashtëzakonshme që mund të na duket, ajo mori formën e një ëndrre. Duke përmendur veprat e Dantes, TS Eliot ai gjithashtu foli për kulturat e ndryshme nga tonat, ku ëndrrat shihen ende si vizione që duhet të ndikojnë jetën e njeriut.

Edhe ëndrra e Mesud ka marrë formën e një vizioni. ?Unë pashë ëndërr sikur isha në shtrat me gruan time, dhe në dhomë hyri babai im. Unë e dërgova gruan të përgatiste çajin(një detaj autentik afgan).

Babai im më tha:?Duhet të përfundosh atë që unë nisa?.Në rregull, por si, e pyeta. Unë nuk mund të jem politikan. Unë nuk kam qenë asnjëherënë gjendje të flas në publik. Fjalët nuk më vijnë.?Duhet ta bësh, pasi unë nuk jam më këtu?. U zgjova dhe që nga ai moment zbulova se mund të flisja para turmave, dhe i gjithë hezitimi im ishte zhdukur.?

Pikërisht në kohën kur isha në Afganistan, Masud vendosi se duhej të përfshihej në politikë. Ai filloi duke u konsultuar me pleqtë,që ishin burra që kishin luftuar së bashku me babanë e tij. Po ashtu ai bisedoi me të rinjtë që donin të mblidheshin rreth trashëgimtarit të ?Luanit të Panjshirit?. Padyshim që ëndrra kishte funksionuar, pasi ai fliste para njerëzve me një rrjedhshmëri të madhe. Stili i tij, në dallim nga ai i shumë politikanëve afganë, ishte shumë bashkëbisedues dhe komunikues.

Rreth 16.000 njerëz u ngjitën sipër në luginë për ta dëgjuar të fliste, jo shumë larg mauzoleut të babait të tij, i cili ishte shndërruar tashmë në një vend të madh pelegrinazhi. Në rreshtat e parë qëndronin komandantët veteranë muxhahedinë, burra me fytyra të ashpra dhe shumë shprehëse që kishin luftuar përkrah Ahmed Shah Masud kundër sovjetikëve në vitet 1980, dhe më pas kundër talebanëve në vitet 1990. Shumica e të pranishmëve ishin atje për të parë për herë të parë trashëgimtarin e tij.

Nëse talebanët do ta pushtojnë luginën në ditët ose javët e ardhshme, perspektiva do të jetë e zymtë. Por nëse do të rezistojë më gjatë, mund të ngrihet si një nga figurat kryesore në vend:si udhëheqësi i taxhikëve (grupi i dytë më i madh entik në Afganistan), dhe ndoshta edhe i të gjitha pakicave të tjera.

Ndarjet në Afganistan janë fisnore, jo fetare, dhe në planin afatgjatë Pashtunët talebanë nuk kanë gjasa të jenë të jenë në gjendje të dominojnë vendin më vete. Nëse, pavarësisht nga të gjitha gjasat, Masud mbijeton në luginën e Panjshirit, kjo mund të çojë në një kompromis,në të cilin nuk do të zhduket vizioni i babait të tij për një Afganistan të decentralizuar me një version më të ndriçuar të Islamit. Ne në Perëndim nuk ka mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që të ndodhë diçka e tillë./CNA.al

Lajmet e fundit nga