LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do t’i japë Afganistani fund rolit të SHBA-së si një forcë policore globale?

1 Shtator 2021, 06:46, Blog CNA
A do t’i japë Afganistani fund rolit të SHBA-së si një

Pasojat e dështimit të pushtimit gati 20-vjeçar amerikan të Afganistanit, po vazhdojnë që të shpalosen ditë pas dite. Kjo katastrofë filloi kur presidenti Xhorxh W.Bush – injoroi shërbimet e tij sekrete, gjë që i bëri më të lehta sulmet e 11 Shtatorit – e  bindi popullin amerikan, Kongresin dhe shumicën e aleatëve tanë se ?djemve të këqij? nga Afganistani u duhej dhënë një mësim, pavarësisht nëse ishin ata që mundësuan apo lehtësuan personalisht sulmet e 11 Shtatorit.

Ky monstruozitet moral u përdor në emër të hakmarrjes dhe kompensimit. Por në realitet kishte të bënte me krenarinë e Amerikës. Ja cila ishte prapaskena:Bush – duke e mësuar ditë më vonë se sulmet ishin kryer dhe paguar nga sauditët – besonte se duke fajësuar për to regjimin e talebanëve në Afganistanit, dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të këtij vendi, duke shkaktuar vdekjen e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm, ai do t?i tregonte botës se askush nuk do të ?ngatërrohet me ne? pa pasur pasoja të rënda.

Për të pasur nonsensin e nevojshëm ndërkombëtar për pushtimin që donte të realizonte, Bush u zotua që ?ta bëjë botën të sigurt për demokracinë?, pra të sfidonte historinë duke instaluar në Afganistan një demokraci të stilit perëndimor.

A nuk e dinte ai se dhjetëra mijëra trupa britanike në shekullin XIX-të, dhe më shumë se 100.000 trupa sovjetikë në shekullin XX-të, nuk kishin arritur të ndryshonin kulturën dhe vullnetin e këtij vendi të shkatërruar dhe të mjerë?

Presidenti Barak Obama e pranoi skemën e Bushit dhe e vazhdoi pushtimin amerikan, si dhe misionin e pamundur të ndërtimit të demokracisë. Ky bast – i lindur nga paaftësia e Bush dhe i ushqyer nga arroganca e Obamës – ishte një nga gabimet më të rënda të politikës së jashtme në historinë moderne amerikane.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, Donald J.Trump u distancua nga partia e tij për të denoncuar luftën e përjetshme në Afganistan, duke u zotuar se do t?i rikthente në shtëpi trupat amerikane. Zemra e Trump ishte në vendin e duhur –  ai ishte i neveritur dhe i lodhur nga kjo luftë – por jo koka e tij.

Diplomatët e Trump nuk negociuan me qeverinë e Afganistanit, por me qeverinë në pritje, talebanët. Marrëveshja që ata arritën, me të cilën ra dakord Trump, Departamenti i Shtetit

dhe udhëheqja talebane, kërkonte nga qeveria afgane lirimin e 5.000 luftëtarëve të burgosur talebanë nga burgjet e saj, dhe nga SHBA të përfundonte largimin e trupave të saj deri në majin e këtij viti.

Kur president u bë Xho Bajden, ai u përball me këtë afat dhe me pasojat që do të sillte lirimi nga burgu i 5000 talebanëve, një numër që e tejkalonte numrin e trupave amerikane në Afganistan. Këto trupa ishin liruar dhe ishin armatosur.

Ai e di se shumica e amerikanëve janë si Trump, të neveritur dhe të lodhur nga lufta. Por ndërkohë ai duket se nuk e kupton plotësisht situatën e rëndë që është shkaktuar në Afganistan nga largimi i papritur i trupave amerikan.

Tani, le të rikthemi sërish tek monstruoziteti moral që krijoi Bush:Kur vendosi të sulmonte Afganistanin, ai nuk i kërkoi Kongresit shpalljen e luftës, pasi e kuptoi edhe vetë se qeveria e atëhershme afgane nuk sulmoi direkt SHBA-në. Ndaj kërkoi dhe mori në vend të shpalljes së luftës një statut të quajtur Autorizimi për Përdorimin e Forcës Ushtarake, AUMF.

Kjo ?krijesë? është e panjohur për Kushtetutën, pasi pretendonte të autorizonte luftën që nuk ka fund. Deklaratat e luftës së Kongresit Amerikan, kanë vërtetuar historikisht se sapo lufta zhvillohej dhe arrihej objektivi, deklarata nuk e autorizonte më vijimin e luftës.

Kjo nuk ndodhte me AUMF, pasi formulimi i tij ishte shumë i gjerë dhe i paqartë. Ai autorizoi çdo president që të përdorte forcën ushtarake në çdo kohë kundër çdo personi ose entiteti për të cilin argumentohej se ka kryer apo lehtësuar sulmet e 11 shtatorit.

Por presidentët amerikanë e kanë pasur në zemrën e tyre ndërtimin e perandorisë amerikane që kur Tomas Xheferson krijoi blerjen e Luizianës. Sa ironik është fakti që njeriu më shumë përgjegjës për artikulimin e të këqijave të perandorisë në vitin 1776, do të fillonte të ndërtonte vetë një të tillë në vitin 1803.

Por në dallim nga Abraham Linkoln, Uillson apo Bush, Xheferson e bëri këtë pa forcë, dhunë apo gjakderdhje. Por ndërtuesit e perandorisë moderne amerikane, mendojnë me siguri se mund të vrasin çdo armik të vërtetë apo imagjinar.

Bush pretendoi se kishte kompetenca që buronin nga burime të tjera përveç Kushtetutës. Dhe ai pohoi se mund t?u hiqte amerikanëve të drejtat e tyre natyrore dhe kushtetuese, të gjitha këto në emër të ndërtimit të perandorisë.

Leksioni i Afganistanit është se presidentët amerikanë nuk kishin të drejtën morale, kushtetuese apo ligjore për të dërguar trupa, dollarë dhe asete në Afganistan. A do të jetë Amerika forca e parë policore globale që bredh nëpër botë duke kërkuar përbindësha për t?i vrarë? Nëse po, cili do të jetë objektivi i radhës i ndërtuesve të perandorisë?

Shënim:Andrew P.Napolitano, i diplomuar në Universitetin Prinston, ka qenë gjykatësi më i ri i Gjykatës së Lartë në historinë e Nju Xhersit, gjatë viteve1987-1995. Pas karrierës si jurist ai është i angazhuar si analist i çështjeve gjyqësore në Fox News./CNA.al

Lajmet e fundit nga