LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teknologjia inovatore e KQZ së Shqipërisë në shërbim të zgjedhjeve në Kosovë

31 Gusht 2021, 17:11, Aktualitet CNA
Teknologjia inovatore e KQZ së Shqipërisë në shërbim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Shqipërisë nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës, e cila parashikon përdorimin e përkohshëm nga pala kosovare të teknologjisë zgjedhore të zbatuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë. Në emër të dy institucioneve nënshkruan Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi dhe Kryetari i KQZ-së së Kosovës, z. Kreshnik Radoniqi.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të huazimit të 50 kamerave regjistruese dhe monitoruese të përdorura në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit, për t?i përdorur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në zgjedhjet vendore të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se kamerat e monitorimit në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare ishin garanci e shtuar për procesin zgjedhor dhe integritetin e zgjedhjeve.

Nga ana e tij, Kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi nënvizoi se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-e Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në QNR, pasi aty zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve.

Implementimi me sukses i teknologjisë zgjedhore në zgjedhjet e Shqipërisë, ka bërë që mjaft vende të rajonit dhe më gjerë, t?i drejtohen KQZ-së për ekspertizë lidhur me aplikimet dhe teknologjinë inovatore në zgjedhje. KQZ e Kosovës synon që në zgjedhjet e tetorit, të përdorë kamerave regjistruese dhe monitoruese të huazuara nga KQZ e Shqipërisë, për të rritur sigurinë dhe garantuar integritetin e procesit të numërimit të votave./ CNA.al

Lajmet e fundit nga