Connect with Us

Strehimi i afganëve në Shqipëri/ Rama për BBC: Vendet e pasura nuk po na ndihmojnë

Politikë

Strehimi i afganëve në Shqipëri/ Rama për BBC: Vendet e pasura nuk po na ndihmojnë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC me gazetarin Ben Boulos ka folur në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri.

Ai është shprehur se shqiptarët kanë një zemër të pasur dhe po ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Rama tha se vendi nuk ka marrë asnjë ndihmë nga vendet e pasura dhe se po ia del në bashkëpunim me disa organizata.

Ne për momentin po mbështetemii vetëm tek bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Nga vendet e pasura jo. Është numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë kudo në botë dhe SHBA që kanë ndihmuar. Bukë e kripë e zemër, është thelbi i solidaritetit.

Nuk do të zhdukemi nga faqja e tokës sepse refugjatë që po i ikin vdekjes po na trokasin në derë. Kemi pritur gjysëm milioni kosovarë dhe kemi qenë më të varfër. Jemi pasuruar më tej moralisht, në shpirt dhe mësuam se në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme“, tha Kryeministri.

LEXO EDHE:  Pse nuk u blenë avionë për fikjen e zjarreve?/ Rama shpenzoi 600 mijë euro për makina

Gjithashtu ai deklaroi se Shqipëria është e gatshme që t’i ofrojë strehë qytetarëve afganë, nëse duan që të qëndrojnë në vendin tonë.

Kjo është ajo çka thonë ata. Ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje që të mbërrijnë në SHBA më pas. Por e dimë se situata është e ndërlikuar.

Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, dot duhet më gjatë se sa ishte thënë. E dimë se jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë.

E nëse duan që të qëndrojnë këtu, i mbështesim”, është shprehur ndër të tjera Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Shfryhet” Toyota Yaris, ku u gjetën 1.4 milion euro/ Gjykata dënoi Lulzim Bashën dhe Elvis Vladin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Elvis Vladin për gjetjen e 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit.

Paratë u gjetën në vitin 2018, brenda një makine “Toyota Yaris” në 2018.

Kujtojmë se ky rast ka shkaktuar bujë, pasi u diskutua në Kuvend.

Por me dënimin e dhënë nga Gjykata, kjo çështje është sfumuar dhe ka rezultuar një flluskë sapuni.

Akuza për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” është zëvendësuar me veprën penale mos deklarimi i të hollave në kufi.



Në vitin 2018, ishte kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili nga foltorja e Kuvendit, akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist se ishte kapur Toytoa Yaris me para në Portin e Durrësit.

LEXO EDHE:  Mblidhet Këshilli Politik/ I pranishëm edhe Rama

LEXO EDHE:  Rama publikon raportin për Beratin/Qytetarët e “mallkojnë”: Të na rroni deri … nesër!

Kujtojmë se kjo çështje në fillim u përdor si një ‘kal beteje’ nga opozita shqiptare për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda”, denoncoi Basha në atë kohë.

Basha u akuzua politikisht për dekonspirim të operecionit, nag ana tjetër Taulant Balla e paditi për shpifje, lidhue me deklaratat në Kuvend.

Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja” sot zhvendoset në Dibër/ Berisha publikon videon, mesazhi për demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në kuadër të “Foltores” me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme do të zhvillojë takimin e radhës, në Dibër.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video të një prej mitingjeve të zhvilluara vite më parë në Dibër.

Berisha i ka drejtuar një mesazh demokratëve, të cilët i fton t’i bashkohen “Foltores”, në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës në Peshkopi.

Sot në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës në Peshkopi “Foltorja”! Ftoj demokratet dhe demokratët e Dibrës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”-shkrua Berisha.

LEXO EDHE:  A e ka lodhur Meta me kërcënime Ramën?!/Ja çfarë thotë ministri

LEXO EDHE:  Mini-Shengeni nxit debate/ Politikanët “goditje” Ramës: Sjell ndikimin rus



Kujtojmë këtu se ky është takimi i dhjetë i Berishës me demokratët. Më parë ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër, në Elbasan, në Gjirokastër, në Kukës në Korçë.

Ndërsa paraditen e sotme, Berisha ka takuar drejtuesit e strukturave drejtuese të studenteve demokratë të universiteteve të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto nga takimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A je i gatshëm ti nënshtrohesh Vettingut?/ Taulant Balla “kyç” gojën, devijon përgjigjen

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur për propozimin e PD në lidhje me Vettingun në politikë.

Balla është ndalur tek gjërat teknike, por kur është pyetur nëse do të ishte ai dhe familja e tij t’i nënshtroheshin procesit të Vettingu, është përgjigjur vetëm në parim.

Nga njëra anë ka pohuar se ishte i gatshëm njëqind për qind për çdo propozim dhe nga ana tjetër ka thënë se nuk mund të japë përgjigje pa u njohur me rregulloren.

Jemi 100 përqind të gatshëm për cdo gjë që propozohet. Do të ishte jo etike të jepja një përgjigje pa u njohur plotësisht me rregulloren”, ka thënë Balla duke mos dhënë një përgjigje të saktë dhe konkrete.

Për të kaluar këtë situatë, ai ka devijuar deklaratën, duke përmendur Opozitën.

LEXO EDHE:  Mini-Shengeni nxit debate/ Politikanët “goditje” Ramës: Sjell ndikimin rus

LEXO EDHE:  Elez Biberaj kritika Ramës/ “Është bërë më i korruptuar dhe arrogant”



Duhet ta pranoj se është pozitive që kemi opozitë që ka interes të vijë me cështje që ja vlen të përqëndrohemi.

PS ka shprehur që ditën e parë gatishmërinë që të bashkëpunojmë dhe bisedojmë hapur pa kushte”, është shprehur Balla, i cili më tej ka folur me kreanri për Vettingun në drejtësi.

Dua ta them me zë të lartë që Vetingu ka ecur shumë mirë, madje larg pritshmërive tona. Në këtë këndvështrim theksoj që PS nuk do  të hyjë në negociata për gjëra teknike.

Politika duhet të rrijë larg nga proçesi i vetingut dhe vetingu në tërësi”, është shprehur ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE