LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fituesit e Kryesisë së PD, me minimunin e votave/ Në dyshim legjitimiteti

31 Gusht 2021, 13:03, Politikë CNA
Fituesit e Kryesisë së PD, me minimunin e votave/ Në dyshim

Edhe pse votimi është mbyllur dhe rezultati është në duart e Jemin Gjanës, që pas mesnatës së djeshme, pra në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, shifrat sipas të dhënave zyrtare që ka siguruar CNA.al tregojnë se ka ndodhur dhe një fenomen tjetër përtej falsifikimit në numërim.

Anëtarët e Kyesisë së Partisë Demokratike, asnjë prej tyre nuk ka mundur të sigurojë mbi 50 përqind të votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Sipas statutit, Këshilli Kombëtar përbëhet nga 300 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi Kombëtar, dhe 186 që është totali i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të kuotuar, pra 486 anëtarë.

Sipas kësaj duhet që kourumi të jetë rreth 243 veta, shifër që edhe pse nuk u provua dje, po e marrim të mirëqenë që ka ekzistuar dhe me hapjen e Këshillit Kombëtar bëhet votimi.

Sipas të dhënave po rezulton se më i votuari është Gert Bogdani, i cili edhe ka falenderuar demokratët, pas tij Tomorr Alizoti, më tej Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, dhe një ?surprizë?, e llojit Fitim Zekthi të futur nga penxherja gjatë kohë së numërimit të votave, e kështu me radhë.

Por ajo që bie në sy është fakti se asnjë prej anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë së PD nuk ka mundur të ketë të paktën 50 përqind plus një votë nga Këshilli.

Pra asnjë anëtar Kryesie i zgjedhur dje nga votimi nuk do të ketë një shumicë që është mbi gjysmat e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Nga ana tjetër do të ketë edhe anëtarë të Kryesisë së PD që janë me rreth 114 vota, të cilat janë gati 23 përqind deri në 24 përqind e totalit të votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Pra nëse janë 486, ka anëtarë Kryesie me 114 vota, llogaria del e thjeshtë. Pra, ka anëtarë Kryesie që kanë minimumin e përfaqësimit të votës së deleguar nga Kuvendi.

Nga ana tjetër ka edhe një detaj, që tregon se nuk është hera e parë që Jemini i vjen në ?ndihmë? Lulit, për të konfirmuar të zgjedhurit e tij.

Kujtojmë këtu zgjedhjen e kryesisë së PD në 2019, ku dolën më shumë vota se votues. Sikurse shikohet në foton me poshtë.

Dhe po ashtu në Kryesinë e re, dolën emra që kishin marrë vetëm 25-30% të votave. (Lexo këtu)

Mjafton të shikosh këto shifra për të kuptuar se sa serioze po bëhet Partia Demokratike, të cilës i duhet qoftë edhe një votë, qoftë edhe 10 vota për të mundur Edi Ramën.

Duket qartazi se Këshilli Kombëtar i zgjedhur nuk ka qenë ai i duhuri, por i emëruar nga Lulzim Basha dhe me vota të manipuluara, sepse janë 300 të zgjedhur dhe 186 të tjerë që duhet të merrnin pjesë në votim.

Pra ka një mungesë serioziteti, nuk shkojnë të gjithë, nuk pritej të shkonin 100 përqind, por një pjesëmarrje masive, pas humbjes së zgjedhjeve dhe situatës ku ndodhet PD do të ishte e mirëpritur.

Duket se nga rreth 486 nuk kanë marrë pjesë më shumë se 250 veta në mbledhje apo në votim, diçka më pak se aq. Më i votuari ka marrë 181 vota. Kuptohet thjesht çfarë situate po kalon Këshilli Komnbëtar, PD, që sot ka një Kryesi me minimumin e votave historike që ka pasur ndonjëherë në raportin e përqindjes të përfaqësimit nga Këshilli Kombëtar për cdo emër anëtari të Kryesisë.

PD ka pasur gjithmonë anëtarë Kryesie që merrnin edhe mbi 50 përqind edhe 70 të votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, kjo për shkak edhe të pjesëmarrjes. Kujtojmë këtu zgjedhjet e vitit 2005, ku Këshilli Kombëtar ka pasur 100 veta të zgjedhur dhe në total rreth 130 anëtarë, nga të cilët kanë votuar rreth 110. Dhe i  fundit anëtar kryesie është me 55 vota.

Pra, asnjë nga anëtarët e kryesisë së zgjedhur në vitin 2005, sipas dokumentave, nuk ka më pak se 50% të votave.

Por, duket se pjesëmarrja ka qenë e vogël, votat dalin shumë pak. Jemin Gjana ende nuk po bën publikimin e shifrave. Mesa duket gjithçka e publikuar nga CNA.al, dje dhe sot duket se ka surpizuar edhe vetë zyrtarët e PD, të cilët tani po përpiqen të gjejnë si të manipulojnë shifrat për të rritur pjesëmarrjen në votim apo për të gjetur një zgjidhje tjetër që do të ishte publikimi i anëtarëve të Kyesisë pa votat e secilit kandidat./CNA.al

Zgjedhjet në PD/ Ja, 10 anëtarët e rinj të kryesisë

Lista e plotë/ Anëtarët e rinj të Kryesisë së PD, kush iku dhe kush mbeti

Jemin Gjana e pranon publikisht/ Kryesia e PD-së është jo legjitime

10:08 Politikë

Dimri i madh PD-LSI

Kush ka menduar se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste...

Lajmet e fundit nga