Connect with Us

Edhe Dajë Ceni shqetësohet për Presidentin/ “Mir’ kur t’ikën truni, po kur të ikën ene truni ene petlla si i bohet?

Satire Politike

Edhe Dajë Ceni shqetësohet për Presidentin/ “Mir’ kur t’ikën truni, po kur të ikën ene truni ene petlla si i bohet?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

-Ç’o kshu mre daj, ka fillu me shit ne petlla katuni presidenti jon’ ? – pyeti gjithë qef Dajë Ceni, ndërsa thithte fort cingaren që mbantë në gojë e tërhiqte nga litari gomarin ngarkuar me arka me rrush, ndërsa po shikonte në një ekran reklamash nga ato që janë vendosur gjithkund nëpër qytet një foto të Presidentit të Republikës me në sfond slloganin: “Petulla katuni, me të ik truni”.

-Jo or dajë, iu përgjigj një mesoburrë qimeverdhë e kokërrumbullaktë që mendoi se Dajë Ceni pyeti atë. – Është duke ngrënë petulla dhe me sa duket i kanë pëlqyer dhe ka bërë një foto sefie se i pëlqejnë këto lloj fotosh.

-Shife shife kadoshi, haka ne petlla katuni? Mirë vallahi se une kujtova se ka fillu me shit petlla e kisha me shku e me ja ble nja pesagjasht’ se kushedi ka njel pa pare, sqaroi Dajë Ceni.

LEXO EDHE:  ‘Të zgjidhet sa më shpejt çështja e pronave për institucionet fetare’/ Meta apel nga Korça

-Jo vetëm ha, po edhe i reklamon që t’i hanë të tjerët, sqaroi qimeverdhi. – Ti hamë edhe unë e ti…

-Jo mer jo, vallahile ene sikur t’ishin me mjolt un me mi dhon Ilir Meta s’i fus n’goj or daj, se aq shum sa e ka ny dorën ai nuk ka capu me e la e nuk kom bo n’men me vdek.

Dhe pasi hodhi bishtin e cigares në dhe e shkeli me këmbë, Dajë Ceni iu drejtua gomarit:

-Uuushsh he dreq, uuuuushsh ene ti do me hongër petlla si presidenti? Nuk t’jep daja petlla ty jooo se mir’ kur t’ikën truni, po kur t’ikën ene truni ene petlla si i bohet? E un’ nuk kom vakt me u mor me ty se t’hypën menia e do me u bo president, masanej ku t’gjej gamor?…

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Satire Politike

Ekskluzive/ Zbulohen ministrat e Bashës në bashkëqeverisje me Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Bashkëqeverisja mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka më asnjë dyshim. Tashmë jemi përballë faktit, se kemi një opozitë formale dhe fasadë që propozon, dhe Rama miraton.

Apo dhe fakti tjetër që Rama denoncon dhe Opozita i jep mbështetje, siç ishte kriza energjitike. Kryeministri Rama, siç nuk ndodh në asnjë vend të botës doli në media e paralajmëroi krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve. Denoncime të tilla në fakt duhet t’i bëjë Opozita, por në këtë rast Rama bëri denoncimin, Opozita doli i dha mbështetje.

Vetëm pak orë pas deklaratës së Ramës, doli Lulzim Basha dhe i “erdhi në ndihmë”, Ramës, duke i propozuar shtatë pika.

Por, bashkëqeverisja ka filluar edhe në parlament me miratimin nga të dy palët, për zgjatjen e afateve të Komisionit të Vettingut, me dakordësinë për Reformën Administrative, apo edhe për Reformën Zgjedhore.

Pra, janë këto detaje që tregojnë bashkëqeverisjen në parlament.

Por, CNA.al ka mësuar se do ketë edhe bashkëqeverisje të vërtetë, do ketë edhe ndarje pushteti.

Për këtë çështje mesa duket Lulzim Basha ka vendosur dhe “ministrat” e tij që do ndajnë pushtetin me Ramën.

Pra marrëveshje për të ndarë para, tendera, punësime etj.

Gojët e liga thonë se edhe në Slloveni ka pasur një takim Rama-Basha, për të konfirmuar “ministrat” e Lulit, që do i shërbejnë Ramës.

LEXO EDHE:  Meta-Tsipras: Një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon/ Me vullnet pozitiv do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve

LEXO EDHE:  ‘Të zgjidhet sa më shpejt çështja e pronave për institucionet fetare’/ Meta apel nga Korça

Kryeministri Edi Rama pazare direkt me Lulin

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj do mbulohet nga Ervin Salianji

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi do mbulohet nga Gazment Bardhi.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi do të mbulohet nga Grida Duma.



Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj do të mbulohet nga Elda Hoti.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca do të mbulohet nga Enkelejd Alibeaj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, do të mbulohet nga Jorida Tabaku.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të mbulohet nga Albana Vokshi.

Ministrja i Mjedisit, Mirela Kumbaro do të mbulohet nga Belind Këlliçi.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi do të mbulohet nga Ina Zhupa.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të mbulohet nga Agron Gjekmarkaj.

Xhelal Mziu do të mbulojë ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Një vend në “kabinet” pritet ta ketë edhe Fitim Zekthi, i cili do të mbulojë Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Alfred Rushaj mësohet se ka pasur debate të forta me Lulzim Bashën dhe përfundimisht është vendosur të jetë me dy poste, të mbulojë Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin.  

Po ashtu burimet thonë se Basha nuk do lërë asnjë vend për aleatët. Do i mbajë të gjitha për vete.

Këta janë ministrat që do koordinojnë me ministrat e kabinetit “Rama 3”.

Kjo nuk është një qeveri hije, por është bashkëqeverisja Rama-Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Foto-Nga Basha, Rama, Ruçi, Spiropali, Duma e Veliu/ Kush janë VIP-at që “futen” në Big Brother

Publikuar

-

Nga

Në një kohë që në vend flitet për krizë energjitike, për rritjen e çmimeve, e të tjera si këto, duket se shqiptarët e kanë gjetur “ilaçin” për të hequr mëndjen.

Për këtë ka menduar TCH me një shaqje me emrin “Big Brother VIP”, i cili ka startuar mbrëmjen e djeshme.

Në emisionin në fjalë janë mbledhur disa njerëz kryesisht anonimë të cilët thonë se janë të famshëm dhe që për ca muaj do na mbijnë nëpër TV dhe portale.

LEXO EDHE:  “Kreu i KLSH-së”/ Balla vlerëson propozimin e Metës

LEXO EDHE:  Raporti i Venecias/ Meta analizon pikat kyçe: U Konfirmua se KED funksionoi në mënyrë jo transparente



Por, situata nuk mund t’i shpëtonte as faqeve të humorit në rrjetet sociale, të cilët kanë ironizuar nëpërmjet memeve.

Në rrjet ka plasur humori, ndërsa disa personazhe që futen në Big Brother, janë “identifikuar” me fytyrat e personazheve të ndryshëm të politikës.

Më poshtë disa nga memet më picante në rrjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

“Ore kush është ky plaku me kryeministrin”/ Plas humori në rrjet, fotot më pikante

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA, ka zhvilluar një takim edhe me miliarderin Geroge Soros.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i Qeverisë, i cili ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, një foto më Soros.

Por, pas publikimit të kësaj fotoje, në rrjet kanë plasur memet.

LEXO EDHE:  “Verdhushkat e baba Xhikes”/ Spiropali “përplaset” me Metën: Kjo është një farse e turpshme

LEXO EDHE:  Meta ironizon Ramën/ Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kiameti!



Gjithashtu, faqet e humorit në rrjetet sociale, nuk kanë kursyer as personazhe të tjera të politikës, të cilët I ironizojnë nëpërmjet memeve.

Më poshtë disa nga memet më pikante në rrjet:

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: