Connect with Us

“Ç’dreq jete paska qenë!”/ Klodiana Lala letër ish-gjyqtares: Të paburrët kanë guxuar të vrasin prapë

Aktualitet

“Ç’dreq jete paska qenë!”/ Klodiana Lala letër ish-gjyqtares: Të paburrët kanë guxuar të vrasin prapë

Publikuar

-

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Sot bën katër vite nga vrasja e ish-gjytares Fildes Hafizi, nga bashkëshorti i saj.

Në këtë përvjetor, gazetarja Klodiana Lala ka kujtuar gjyqtaren e ndjerë me një letër.

Lala i tregon gjyqtares se fëmijët i janë rritur, i janë bërë për së mbari dhe pse nëna do tu mungojë gjithmonë.

Gazetarja shton se ish-bashkëshorti që e vrau është dënuar me burgim të përjetshëm, por kjo nuk ka bërë që burra të tjerë të ndalojnë së vrari gratë e tyre.

Sipas Lalës, djemtë duhen edukuar, por duhen edukuar edhe vajza, shkolluar dhe duhen bërë që të arrijnë pavarësinë e tyre ekonomike që të mos vdesin në duart e burrave.

Letra e plote

Fildes, sot, plot 4 vite pa Ty. Ke lënë pas shumë dhimbje, po kaq dhe mungesë…. E jo vetëm aty ku është e ligjshme mungesa Jote, po edhe përtej, deri atje ku Ti ndoshta kurrë s’do ta mendoje as besoje! Mungon siç mungojnë ato pak gjëra të vlerta që i duhen jetës, të vertetës dhe të drejtës… Ato, të trija kanë nevojë për Ty, siç kanë dashuritë e tua të këtejshme dhe të andejshme! Njëra, ajo sublimja, atërorja të ndoqi! S’mundi të rrinte pa Ty… pikërisht momentin kur deshi te thyente heshtjen që mbante emrin tënd, të vërtetën tënde, të drejtën tënde! Pikërisht atë natë (do të rrëfehej në emisionin e koleges Eni Vasili), u thye edhe natë-dita e tij, e babait tënd Bynjaminit… Bashkë me rrëfimin që asnjeherë s’u ba publik, si një shenjë që do të përjetësonte gjithë skajbotën e humbjes së tij…

Kjo është letra e katërt që të shkruaj. Tre të tjerat i ruaj në arkivën time dhe kam një arsye të fortë përse e bëj. Mos ma kërko të ta rrëfej. Por, këtë do ta publikoj këtu te hapësira ime, tek ajo qe e kam për te dashurit e mi… Jam e bindur që do ta lexosh….

Fildes, më lejo të të them, që vajza të është rritur shumë. Është studente me nota të mira. Po bëhet e zonja e vetes. Një vajzë model. Edhe djali, është bërë i mbarë. Nuk e ke idenë se sa të jashtëzakonshëm që janë. Jetojnë të dy me gjyshen (nënën tënde). Ah, nëna, sa shumë vuajtje ka përjetuar. Por mbahet, për TY e fëmijët e tu.

Amelia, motra jote. Ajo, nuk mundet qoftë edhe për një moment të të harrojë. Jeton me Ty e për Ty.  E kam takuar disa herë. Jemi ulur e kemi folur gjatë. Herën e fundit u pamë në një qendër tregtare. Erdhi me të shpejtë. Nuk më la të prisja.

“Më dhemb shpirti” – më tha – se di si mundem me jetu pa Desin. Ajo ishte busulla ime. Ishte shtylla ku mbështetesha. Njeriu i parë që kërkoja ndihmë, që i tregoja gjithçka”. Mu rrëfye për ty. Më tha sa shumë e doje jetën. Sa shumë e dojë punën. Se sa fort luftove të ishte pjesë e Sistemit të Drejtësisë, që vetëm drejtësi për TY nuk bëri. “Nuk mjaftojnë fjalët për të treguar se kush ishte Desi. Një grua e zgjuar, e dashur, këmbëngulëse, luftarake”  – tha më zërin e mekur, e teksa fshiu lehtë lotët. Nuk mundet ta besojë sesi Ti nuk jeton më. Nuk gjen dot arsye për dramën që iu ndodhi. “Thonë që koha shëron plagë. Por, s’po ndodh kështu me mua. Sa vjen e dhimbja bëhet më e madhe”, mu gjegj Amelia. Sot, ajo do të niset drejt varrezave. Do të sjellë lule. Do të ulet te koka e varrit dhe do të bisedojë me Ty, si ngahera kur rrëfenit çdo sekret njëra-tjetrës. Më tregoi se, mezi priste të takoheshit së bashku. I nisnit bisedat aty, ku i kishit lënë. Mes trishtimit e dhimbjes më tha: “Më duket sikur po më plas zemra, ç’dreq jete paska qenë”.

LEXO EDHE:  23 vite nga vrasja e Azemit/ Rudina Hajdari: Mungon guximi i tij, në politikën e sotme

Fildes, Ti nuk ishe dhe nuk je e vetmja grua që një i paburrë të mori jetën. Pasi ike ti e dashur, të paburrët kanë guxuar të vrasin prapë. Kanë vrarë pa arsye. Për kapriçio. Se e shohin gruan si pronë. Në Kosovë u vra Marigona. Një i paburrë, e rrahu barbarisht. I theu edhe gjymtyrët.

Fildes, mbase me shumë vonesë, por po të tregoj, se që ish burri, i paburrë që të mori jetën, është dënuar me burgim të përjetshëm. I njëjti fat pret çdo burrë që guxon të marrë jetë. “Duhen edukuar djemtë”, më tha Amelia. Ka të drejtë. Por nuk mjafton kaq. Besoj të kujtohet Fildes, kur i shpëtove atentatit të parë. E mban mend besoj, se në sa dyer trokite, duke shpresuar të të merrnin në mbrojtje. Por shteti, nuk të mbrojti dot. Ti u qëllove me plumba në mes të ditës, në  një rrugë të mbipopulluar. Si Ti, edhe shumë gra të tjera, kanë klithur për ndihmë. Askush s’u është gjendur pranë. Fildes, unë vazhdoj raportoj për histori të grave të dhunuara, të vrara. Jetë njerëzore të humbura. Sot, ndihem keq. Sepse, ne si shoqëri po dështojmë për t’i mbrojtur gratë. Po i braktisim. Nuk mjafton vetëm të edukohen djemte. Por, edhe shkolluar vajzat, emancipuar shoqëria. T’u jepen mundësi punësimi, të jenë të pavarura. Të forcohet institucionet, që gruaja të ketë ku të denoncojë. Sa herë takoj një të dhunuar, i them: Bëje për veten tendë, për fëmijët e tu, për gratë e tjera: Denonco!

Të shkruaj pikërisht Ty, sepse denoncove. Guxove të përballeshe me vrasësin. Më vjen keq që s’të shpëtuam dot. Por, pusho në paqe, sepse je shembull, për gratë e vajzat. Iu mësove sesi të guxojmë për veten, të drejtën dhe jetën…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Arben Malaj: Justifikim se kriza energjetike vjen nga jashtë, Rama krijoi panik

Publikuar

-

Nga

Arben Malaj, president i Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje, thotë se në botë ka aktualisht krize energjetike, mirëpo tregu shqiptar nuk preket drejtpërdrejt nga kjo, por është në krizë për arsye të menaxhimit të brendshëm.

“Justifikimi se çdo gjë vjen nga jashtë, është i pabazuar. Në rastin e gazit nuk varemi, në rastin e ushqimit, për shkak të deficitit tregtar që ne kemi, ndikimi është i drejtpërdrejtë”, u shpreh Arben Malaj.



Këtë deklaratë Arben Malaj e bëri në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, teksa theksoi se kur në botë ndodh një krizë ekonomike, detyra e çdo qeverie dhe politikë-bërësi është të reduktojë panikun. Ndërsa Edi Rama, sipas z, Malaj, kur deklaroi se ndodhemi në krizë energjitike ngjalli panik te populli.

LEXO EDHE:  “Rama dhe Lleshaj po mbajnë të fshehtë emrin e policit”/ Berisha: Vrasja e Klodian Rashës është shtetërore

LEXO EDHE:  24 orë para zgjedhjeve/ Meta letër Bashës dhe Kryemadhit

“Qeveria e paraqet situatën sikur kriza po vjen vetëm nga tregjet ndërkombëtare. Plani për menaxhim duhet të ishte shpallur që ditën që në vend të kësaj, krijoi panik. Ndjellja e panikut është keqdashëse. ”, tha z. Malaj./Euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-zv.ministri i Financave: Nuk shoh arsye për rritje të çmimit të energjisë

Publikuar

-

Nga

Ish-zëvendësministër i Financave, Elton Haxhi, thotë se shpallja e emergjencës energjetike justifikohet vetëm në kushtet kur operatorët nuk arrijnë dot të sigurojnë burimet e nevojshme.

Pavarësisht këtyre rrethanave, z. Haxhi thotë se VKM-ja e miratuar sot jo domosdoshmërisht çon në rritjen e çmimit të energjisë.

“Shpallja e gjendjes së emergjencës energjetike mund të jetë e justifikuar në kushtet kur operatorët e tregut energjetik nuk kanë mundësi për të siguruar burimet e nevojshme për t’u hedhur në rrjetin energjetik, por megjithatë kjo nuk do të thotë se automatikisht do kemi rritje çmimesh pasi VKM që është miratuar sot jo domosdoshmërisht të çon në këtë drejtim”, tha ai në intervistë për Euronews Albania.

Ai shprehet se situata duket emergjente për shkak të gjendjes së rënduar financiare të operatorëve energjetikë, konkretisht OSHEE-ja.



“Aty qartazi është përmendur, që operatorët të shkurtojnë investimet e panevojshme dhe të përqendrohen në sigurimin e burimeve financiare. Duket sikur situata është në emergjencë për shkak të gjendjes së rënduar financiare të operatorëve, më konkretisht OSHEE”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Letër dashurie për të gjitha gratë nga një baba i ri

LEXO EDHE:  Video-Enver Hoxha, "demoni" që ia merrte këngës “Për ty atdhe”, pasi vriste shokët e afërt

Bazuar në bilancet e gjashtëmujorit të fundit, ish-zv.ministri thotë se Shqipëria ka patur më shumë eksport se import dhe në këto kushte rritjen e çmimit të energjisë elektrike e cilëson të tepruar.

“Nëse do ketë një paketë mbrojtjeje për shtresat në nevojë, nënkupton se kemi rritje çmimi dhe pastaj do mbrojmë disa shtresa, dhe disa të tjera nuk do i mbrojmë. Nuk e shoh situatën të shkojmë drejt një rritje çmimi, sepse kemi një rritje çmimi në tregjet ndërkombëtare pasi ky ka qenë një vit jo i keq energjetik, pasi nëse shohim bilancin e gjashtëmujorit kemi eksportuar më shumë se sa kemi importuar”, shtoi ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë/ Arrestohen administratorë e punonjës farmacish

Publikuar

-

Nga

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Dalin detajet e para, si nisi sherri në lokal

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar këtë mbrëmje në kryeqytet, në bashkëpunim me Prokurorinë, për goditjen e veprave kriminale në fushën e farmaceutikës, ku në pranga ranë gjashtë presona.

Mësohet se në pranga kanë rënë gjashtë shtatas. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;



LEXO EDHE:  Del dëshmia rrëqethëse/Po luanin, plasi sherri dhe ja si e vranë djalin e vetëm

LEXO EDHE:  Video-Enver Hoxha, “demoni” që ia merrte këngës “Për ty atdhe”, pasi vriste shokët e afërt

M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;

Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE