Connect with Us

Afganët e strehuar në Shqipëri/ Yuri Kim mesazh emocionues

Aktualitet

Afganët e strehuar në Shqipëri/ Yuri Kim mesazh emocionues

Publikuar

-

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cna.al #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka , kanë zhvilluar takime me shtetasit afganë që erdhën në Shqipëri. Yuri Kim është shprehur se njerëzit që takoi ishin plot lëvdata. Ajo ka thënë gjithashtu mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi.

Përmes një mesazhi të shoqëruar dhe me foto, ambasadorja Kim zbulon mes të tjerash edhe dhuratën që ka marrë nga një vajzë afgane, duke u shprehur se është emocionuar shumë.

Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre. U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures)”, shprehet Ambasadorja e SHBA Yuri Kim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Tragjedia e 4 turistëve në Qerret/ Hoxha: Jehonë në mediat ruse

Publikuar

-

Nga

“Burgu për burra është”/ Artan Hoxha paralajmëron Ilir Metën

Tragjedia  e familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej persona në hotelin në Qerret të Kavajës mbetet ende një mister.

I ftuar në “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se ngjarja ka bërë jehonë në mediat ruse.



Hoxha ka theksuar më tej se është kërkuar ndihmë për ekzaminimin, pasi këtu është bërë një hetim vetëm për ato që ato që 4 rusët kanë konsumuar, për helmime.

LEXO EDHE:  Rama i thur lavde Varhelyit/ “Mbështetës i pakursyer i Shqipërisë, na u gjend në krah kur ra tërmeti”

LEXO EDHE:  Pse në Shqipëri virusi po vret të rinj?

“Ngjarja ka ndodhur në një territor të NATO-s. Federata ruse thotë se po heton mbi ngjarjen. Ambasada ka thënë se ngjarja ka ndodhur të premten dhe se ka bërë jehonë në mediat ruse. Dëshirojmë që kontaktet të jenë të shpeshta. Rreth skemës së ngjarjes është kërkuar ndihma për të ekzaminuar, kemi bërë një hetim, ku ka qenë çfarë kanë ngrënë ato”, ka thënë Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Pse prishini imazhin e shtetit tonë!”/ Vdekja në Qerret dhe telefonata e dyshimtë nga gazetaret ruse

Publikuar

-

Nga

Pedagogu Ervin Karamuço deklaroi se ishte kontaktuar këtë të martë nga dy gazetare ruse, të cilat kishin kërkuar të sqarojnë diçka më shumë sa i takon vdekjes së 4 turistëve në hotelin në Qerret të Kavajës.

Karamuço tha se gazetaret kanë ngritur pikëpyetje lidhur me një lajm të pakonfirmuar në mediat shqiptare, se 60-vjeçari Sergei Burenkov kishte qenë ushtarak i lartë në vendin e tij.

LEXO EDHE:  Takimi me Sorecën/ Hahn “shuplakë” forcave politike

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Nesër Rama-Meta negociatat për kandidatët



 “Jam kontaktuar nga dy gazetare ruse që në një farë mënyre kërkonin “llogari” se ç’punë keni ju që prishini imazhin e shtetit tonë, lidhur me një vrasje që mund të jetë aksidentale. Ju thashë se detyra ime është të ndriçoj studentët e mi mbi çdo lloj krimi që ka ndodhur”, deklaroi pedagogu në studion e “Opinion” në Tv Klan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detajet tronditëse/ Në të njëjtën SPA ku humbën jetën turistët rus, muaj më parë u gjet i pajetë dhe një polak

Publikuar

-

Nga

Spartak Koka nxjerr zbuluar Çuçin/ Gënjeu për statistikat e aksidenteve

Gazetari Spartak Koka, ka zbardhur detje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Qerret të Kavajës, ku katër turistë rus, humbën jetën në ambientet e SPA në një hotelet e qytetit.

Koka ka zbuluar se po në të njejtin hotel, pak muaj më parë, në të njëjtën spa, është gjetur I pajetë dhe një turist polak.

LEXO EDHE:  Luana largohet përsëri nga Shqipëria/Ja destinacioni i saj i rradhës

LEXO EDHE:  Luana largohet përsëri nga Shqipëria/Ja destinacioni i saj i rradhës

Por sipas Kokës, shkaku i vdekjes është përcaktuar arresti kardiak.

“Në të njëjtin hotet, në të njëjtën SPA, ka humbur jetën një shtetas polak 55 vjec.

Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës ka qënë arresti kardiak.

Është dy tre muaj përpara. E ka konfirmuar edhe policia edhe Prokuroria e Kavjës.”, tha Koka./CNA.al



 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE