Connect with Us

A duhet të bëhet vaksinimi i detyrueshëm?

Shëndeti

A duhet të bëhet vaksinimi i detyrueshëm?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas situatës së rëndë me pandeminë, profesionistët shëndetësorë vlerësojnë se vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19 është i domosdoshëm edhe në Kosovë. Disa shtete në botë tashmë veç kanë bërë të detyrueshëm imunizimin për disa kategori.

Italia është vendi i parë evropian që e bëri të detyrueshëm vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë.

Edhe në Francë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit e kanë për obligim që të vaksinohen.

Shtetet e Bashkuara, ndërkaq kanë marrë vendim që vaksina të bëhet e detyrueshme për të gjithë personelin e ushtrisë dhe po ashtu kanë lejuar që kompanitë, veç e veç, të vendosin nëse duan që punëtorëve të tyre t’ua kërkojnë dëshminë e vaksinës.

Së fundmi, Shqipëria është një nga vendet e rajonit ku është kërkuar që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për disa kategori. Nga fillimi i muajit tetor vaksinimi i detyrueshëm është kërkuar të bëhet për stafin mjekësor, pedagogët dhe studentët.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë për Radion Evropa e Lirë se stafi shëndetësor dhe policia duhet të jenë dy nga kategoritë më të rëndësishme për të cilët vaksinimi duhet të bëhet i detyrueshëm.

Deri më datën 31 gusht, mbi 74 për qind e policëve janë vaksinuar, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ndërkaq, më 25 gusht më shumë se 72 për qind e mësimdhënësve dhe stafi tjetër në arsim janë të vaksinuar me një apo dy doza të vaksinës.

Infektologu Ramadani shton se në një të ardhme të afërt, vaksinimi i detyrueshëm do të duhej të bëhej edhe për të gjithë qytetarët.

“Kosova gjendet në një situatë të rëndë, në një situatë ku numri i të infektuarve është rritur dhe numri i vdekjeve është i lartë. Situata ka të ngjarë të përkeqësohet. Vendi ynë duhet të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për disa kategori që punojnë në vijën e frontit me pandeminë”, thotë Ramadani.

Në Kosova situata me pandeminë është përkeqësuar. Numri i vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar rritje. Brenda tri ditëve të fundit Kosova ka regjistruar 82 raste të vdekjes. Kapacitetet spitalore raportohet se janë të mbingarkuara.

Në Kosovë po vdesin të pavaksinuarit

Çfarë ndikoi në shtimin e vdekjeve në Kosovë?

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, i miratuar në gusht të vitit të kaluar, vaksinimin nuk e bën të obligueshëm.

Ndërkohë në nenit 26 të Kushtetutës së Kosovës thuhet se secili person ka të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin, të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij.

Rreziqet nga mosmarrja e vaksinës

Por, në një situatë me pandeminë në të cilën gjendet Kosova, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se vaksinimi i obligueshëm mund të thuhet se është në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për pandeminë.

LEXO EDHE:  434 ditë në betejë me Covid-19/ Tritan Kalo optimist: Po i afrohemi dritës jeshile

“Në bazë të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, çdo vendim, çdo masë që merret duhet të jetë proporcionale me të drejtat dhe liritë e njeriut. Duke parë për bazë numrin e madh të viktimave, kapacitetet e kufizuara për të ofruar trajtim për personat e infektuar, atëherë çdo masë që mund ta marrë qeveria mund të konsiderohet proporcionale në pajtim me ligjet në fuqi”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Kuvendi i Kosovës me miratimin e Ligjit për parandalimin e COVID-19, shton Miftaraj, i ka dhënë kompetencë Ministrisë së Shëndetësisë dhe autoriteteve tjera, që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar pandeminë.

Më këtë ligj, Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që të sigurojë për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër sëmundjes COVID-19.

Spitalet në prag të limiteve

Pas 13 shtatorit, vaksinim ose testi negativ për shërbyesit civilë

Ministria e Shëndetësisë nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje më vaksinimin e detyrueshëm. Nga kjo ministri kanë theksuar vetëm një nga masat e Qeverisë së Kosovës, e cila në një formë, për disa kategori bën të obligueshëm vaksinimin.

Megjithatë, me masat e reja kundër COVID-19, nga 13 shtator 2021, të gjithë shërbyesit civilë obligohen të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19 ose testin e shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Ky test zakonisht bëhet në laboratorët privatë dhe kushton rreth 10 euro.

Ndryshe, në sektorin publik llogaritet të jenë të punësuar rreth 85 mijë qytetarë.

Kosova ka administrua mbi 830 mijë doza të vaksinës kurse afër 300 mijë janë vaksinuar me të dy dozat, kurse terminët për vaksinim në platformën online gjenerohen varësisht prej stokut të vaksinave dhe ekipeve të vaksinimit që janë në dispozicion.

Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë mendojnë se vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm.

Marsel Kqiku dhe Rexhep Borovci thonë se për të mbrojtur edhe të tjerët nga virusi, autoritetet shëndetësore duhet të marrin vendim që vaksinimi të jetë i detyrueshëm.

“Çdo ndërmarrje duhet të vendosë që pa e marrë vaksinën nuk mund të vish në punë. Të gjitha institucionet duhet të bëjnë këtë sepse ndryshe, disa (qytetarë) nuk do të vaksinohen. Unë jam vaksinuar edhe të tjerët duhet të bëjnë. Kemi shumë vdekje nga virusi”, thotë Kqiku.

“Për shëndetin e të gjithëve, vaksinimi duhet të bëhet i detyrueshëm”, thotë Borovci.

Lufta për të shpëtuar jetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron se vaksinimi kundër COVID-19 është i domosdoshëm në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Sipas shumë studimeve të bëra, vaksinat ndikojnë në rritjen e imunitetit ndaj virusit dhe pasojave të rënda nga ky virus në rast të infektimit./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Pfizer kërkon autorizim urgjent të vaksinës për moshat 5-11 vjeç

Publikuar

-

Nga

Kompania Pfizer tha të enjten (7 shtator) se ka kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç.

Kërkesa i është parashtruar Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara.

Vala e fundit e koronavirusit e shkaktuar nga varianti shumë ngjitës Delta ka prekur në masë të madhe fëmijët. Vaksinimi i këtyre grupmoshave është thelbësor për të mbajtur shkollat e hapura dhe për të kontribuar në përfundimin e pandemisë.



Studimi, vaksina Pfizer shumë efektive në parandalimin e shtrimit në spital

“Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik”, tha kompania Pfizer.

LEXO EDHE:  Emocionuese!/ 24-vjeçarja fiton betejën me Covid, sjell në jetë foshnjen e saj

LEXO EDHE:  “Ambienti spitalor është traumatik”/ Arjana Reli: Ankthi dhe stresi gjatë pandemisë janë të pashmangshëm

Agjencia e Barnave e SHBA-së tha se komiteti këshillues do të shqyrtojë të dhënat dhe para datës 26 tetor do të paraqesë mendimin nëse duhet t’i jepet autorizimi përdorimit të vaksinës te fëmijët e kësaj grupmoshe.

Vaksinës së kompanive Pfizer-BioNTech i është dhënë miratimi i plotë i FDA-së për personat e moshës 16 vjeç e lart. Në muajin maj, FDA-ja autorizoi përdorimin e saj urgjent tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç..rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet ndjeshëm dhe numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

19 qytetarë humbin jetën nga Covid/ Infektimet vijojnë të jenë në shifra të larta

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3956 testime, kanë rezultuar pozitivë 533 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 12 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd.

Janë 7959 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  “Ambienti spitalor është traumatik”/ Arjana Reli: Ankthi dhe stresi gjatë pandemisë janë të pashmangshëm

LEXO EDHE:  Shifrat në Kosovë/ 41 raste pozitive dhe dy viktima në 24 orë



Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 533
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 167
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3956

Testime totale 1,228,064
Raste pozitive 173,723
Raste të shëruara 163,018
Raste Aktive 7959
Humbje jete 2,746

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3443
Durrës 910
Fier 736
Shkodër 614
Vlorë 472
Elbasan 430
Berat 292
Lezhë 288
Gjirokastër 242
Kukës 208
Korçë 167
Dibër 157

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A duhet të hiqen kufizimet shëndetësore?

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Një muaj pas heqjes së të gjitha kufizimeve shëndetësore, Danimarka nuk ka parë një përkeqësim të epidemisë, megjithëse shkencëtarët po bëjnë thirrje për kujdes.

A duhet të hiqen kufizimet shëndetësore?

Ndërsa shumica e vendeve evropiane po përjetojnë një rënie të konsiderueshme të epidemisë Covid-19 kryesisht për shkak të vaksinimit, disa konsiderojnë se masat shëndetësore të cilave iu nënshtrohen popullat nuk janë më të nevojshme dhe duhet të braktisen.

Një pjesë e vogël e vendeve evropiane kanë vendosur të bëjnë hapin e duhur dhe të fillojnë një kthim të plotë në jetën normale.



Ky është rasti i Danimarkës, e cila hoqi të gjitha masat e saj sanitare më 10 shtator. Danezët tani janë kthyer në “jetën më parë”, pa maska, distancim shoqëror dhe pass shëndetësor.

LEXO EDHE:  Emocionuese!/ 24-vjeçarja fiton betejën me Covid, sjell në jetë foshnjen e saj

LEXO EDHE:  Ne nuk mund ta ndryshojmë ADN-në tonë duke injektuar një vaksinë të ARN-së

Numri i shtrimeve në spital vazhdon të bjerë dhe vetëm 86 danezë me Covid-19 janë shtruar aktualisht, duke përfshirë 12 në kujdes intensiv, krahasuar me 147 që nga 31 gushti. Numri i vdekjeve mbetet i qëndrueshëm dhe relativisht i ulët: rreth 20 danezë vdesin çdo javë nga Covid-19, për një popullsi prej 6 milion banorësh

“Virusi nuk është më një kërcënim për shoqërinë dhe epidemia tani është nën kontroll,” tha qeveria daneze në mbështetje të vendimit të saj.

Një muaj pas kthimit në jetën normale, ndoshta është ende shumë herët për të bërë një vlerësim të vendimit danez. Për 18 muaj, ngjarjet na kanë mësuar se evolucioni i epidemisë ndonjëherë mund të marrë rrugë të papritura. Norvegjia dhe Suedia gjithashtu i kanë dhënë fund masave të kufizimeve sanitare.

LEXO TE PLOTE