LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shiten aksionet e klubit “Vllaznia”/ Ja kush është presidenti

30 Gusht 2021, 08:40, Sport CNA
Shiten aksionet e klubit “Vllaznia”/ Ja kush është

Klubi Vllaznia është privatizuar dhe president me 100% të aksioneve është Alban Xhaferri.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia Shkodër, e cila ka njoftuar për shitjen e aksioneve dhe se tashmë Alban Xhaferri është presidenti i klubit.

Aksionet janë blerë nga Xhaferri për vlerën 63,750,000 lekë. Mësohet se vlera fillestare e shitjes me ankand ka qenë 50,794,000 lekë.

?Bashkimin e kandidatëve blerës/Operatorëve Ekonomik ?ALBASPORT & ENTERTAINMENT,

sh.p.k & ALBAPHOTO, sh.p.k., me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi. Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë.

Autoriteti shitës, Bashkia Shkodër zhvilloi proceduren e ankandit më datë: 09.03. 2021 , ora 10.00, me proçedurë të hapur për shitjen e aksioneve  e Klubit të Futbollit ?VLLAZNIA? sh.a, në masën 100%. Vlera fillestare e shitjes me ankand 50,794,000 lekë. Kanë qenë pjesëmarrës në proçedurë ofertuesit listuar më poshtë me vlerat përkatëse të ofruara:

Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk, me vlerë 45,833,333 (dyzet e pesë milion e tëtëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind tridhjetë e tre) lekë pa TVSH. 55,000,000 (pesëdhjetë e pesë milion) lekë me TVSH. Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk, me vlerë 150,000,000 (njëqind e pesëdhjetëmilion) lekë.

Bashkimi i operatorëve ALBASPORT & ENTERTAINMENT, shpk, dhe ALBAPHOTO, shpk, me vlerë 62,500,000 (gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë ) lekë.

Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia

Albania shpk.

Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk,

Në përfundim të proçedurës së plotë të ankandit , informojmë se bashkimi e kandidatëve

blerës-?ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k dhe ALBAPHOTO,

sh.p.k, me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi është fitues.

Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 (gjashtëdhjetë e tre milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë?, njofton Bashkia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga