LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita e Bashës dështim spektakolar/ Çim Peka ‘shfryhet’ ndaj kreut të PD: Asnjë prurje e re në ekipin e tij

30 Gusht 2021, 20:56, Politikë CNA
Opozita e Bashës dështim spektakolar/ Çim Peka

Analisti Çim Peka, ka deklaruar se nuk ka prurje të reja në ekipin e Bashës. Ai ka nënvizuar se Basha nuk ka bërë asgjë ndryshe nga Edi Rama dhe Fatos Nano.

?Basha nuk ka prurje, ka bërë diçka që duhet ta kishte bërë me kohë. Ka vënë katër kryetarë, ka dhënë mundësi promovimi për figura brenda PD-së, gjë që s?e kishte bërë më parë. Numri i funksioneve që ka shpërndarë Basha është gati sa numri i deputetëve të opozitës, iu ka dhënë të gjithëve diçka. Po rregullon disi mënyrën e promovimit të opozitës, gjë që nuk e ka bërë në 8 vite, teksa në aq kohë nuk ka promovuar thuajse asnjë figurë. Nuk ka prurje të reja në ekipin e tij. 

S?ka bërë gjë ndryshe nga se ka bërë Rama, ndryshe nga se ka bërë partia e Fatos Nanos me 5 nënkryetarë, ndryshe nga se bënte e Berishës, me sekretar të përgjithshëm që ishte realisht me peshë, Basha uroj ta ketë bërë tani. Lajm është që Berisha do jetë aktiv në jetën politike të PD-së. Kjo është ndryshe nga se ka bërë në tetë vjet, kur ka qenë denoncues dixhital shumë aktiv. S?ka qenë Berisha pjesë e vendim-marrjes së Bashës në tetë vjet“, ka thënë Peka.

Ndërkohë Peka ka theksuar se Berisha ka heshtur në tetë vjet pa  e thënë hapur mendimin e tij e prandaj duhet të jetë një zë i rëndësishëm brenda PD-së.

Berisha ka qenë pjesë e PD-së pa e thënë mendimin e vet. Në tetë vjet vendimet i ka marrë Basha. PD ka nevojë për një gjë, Sali Berisha ose duhet të jetë ose nuk duhet të jetë. Edhe brenda PD-së, edhe pa e thënë mendimin e tij, kjo nuk shkon. 

Nëse kritikët e Berishës do të kishin diçka të drejtë ndaj tij, do të ishte kjo. Zoti Berisha ka qenë pjesë e PD-së, pa e thënë mendimin e vet çfarë ka menduar në tetë vjet e shumë veprime të Lulzim Bashës janë lënë të kuptohen nga Basha që janë vendime të Berishës, por në fakt janë vendime vetëm të Lulzim Bashës. Vendimet s?mund të merren më personalisht e me emrin e Berishës e këtë gjë ka vendosur të bëjë Berisha. Sali Berisha duket se ka vendosur ta thotë mendimin e vet, do jetë pro apo kundër vendimeve që do merren, por të paktën mendimi i tij do të dihet, se në tetë vjet është lënë të kuptohet se është dakord Berisha, ndërsa vendimet i ka marrë Basha.

Opozita e Bashës ndaj Ramës është dështim spektakolar, sepse Rama falë kësaj opozite ka sot mandatin e tretë. Rama nuk është i pathyeshëm, por është aty ku është vetëm për këtë opozitë. Kësaj opozite nuk i duhet magji, por duhet vendosmëri dhe t?i lërë afat Ramës. Këtij njeriu pa moral, këtij njeriu i lihet afat, por a është Basha njeriu i afateve, këtë gjë nuk e them dot?, tha Peka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga