Connect with Us

Ka ende një shans për ta shpëtuar Afganistanin

Blog

Ka ende një shans për ta shpëtuar Afganistanin

Publikuar

-

cna lajme bote

Nga Saad Mohseni “Financial Times”

Kur forcat amerikane dhe forcat e tjera ndërkombëtare, të jenë larguar javën e ardhshme me avionë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin afgan Kabul, ato do të lënë pas një vend të zhytur në një krizë të thellë humanitare dhe ekonomike.

Monedha vendase ka pësuar kolaps, ndërsa inflacioni po ua shkatërron afganëve edhe ato pak kursime që kanë ruajtur. Ndihmat për zhvillim janë ndalur, ndërsa në mbarë vendin ka mbi 550.000 njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shumë nga më afganët më të arsimuar dhe më të aftë, po detyrohen të largohen në kërkim të sigurisë dhe mundësive jashtë vendit. Mijëra të tjerë do ta kalojnë kufirin në këmbë, duke e provuar fatin e tyre në rajon dhe më gjerë.

Megjithatë shumica do të detyrohen të qëndrojnë në vend. Ndërkohë ka ende shumë gjëra që mund të bëjë komuniteti ndërkombëtar për t’i mbështetur ata, si dhe për të ushtruar një presion të mjaftueshëm mbi talebanët, me synim parandalimin e shndërrimit të Afganistanit në një shtet tërësisht të dështuar.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Braktisja e plotë e Afganistanit, do të ishte një gabim i tmerrshëm. Kjo që ndodh tani është një katastrofë e parashikueshme, fryt i vendimit të pamatur të presidentit amerikan Xho Bajden për t’u tërhequr, dhe me pasoja edhe më të rënda nga sa mund të priteshin për shkak të vendimit të kryeministrit afgan Ashraf Gani për t’u arratisur me shpejtësi nga vendi.

Në rast se nuk ndërmerren përpjekje të përbashkëta për të adresuar pasojat e kësaj tërheqjeje të nxituar, situata vetëm sa do të përkeqësohet. Ditët e fundit, ne kemi parë armiqtë e vjetër politikë të ulen përballë njëri -tjetrit në Kabul. Kjo gjë duhej të kishte ndodhur shumë më herët.

Është thelbësore që këto negociata të mos kenë të bëjnë vetëm me ndarjen e pushtetit, por të kenë kryesisht në fokus interesat e popullit afgan. Talebanët kanë bërë disa deklarata inkurajuese mbi respektimin e të drejtave të njeriut, lirinë e lëvizjes për gratë, dhe arsimimin e vajzave.

Këto deklarata duhet të përkthehen tani në angazhime kushtetuese, që të synojnë ruajtjen e arritjeve dhe përfitimeve në 2 dekadave të fundit. Talebanët duhet të vendosin nëse duan të sundojnë përmes frikës dhe terrorit, apo t’u japin afganëve një shans për të ardhmen. Afganistani ishte tashmë vendi më i varfër i Azisë, në aspektin e të ardhurave për frymë, që para rivendosjes nën kontrollin e talebanëve. Miliardat e investuara në këtë vend gjatë 20 viteve të fundit, u përdorën kryesisht për të financuar përpjekjet e luftës. Ato nuk i ndihmuan afganët e zakonshëm, shumë prej të cilëve janë zhytur në varfëri vitet e fundit, dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Talebanët duhet ta kuptojnë se kjo situatë nuk është e qëndrueshme. Ata nuk do të jenë dot në gjendje të qeverisin një vend me njerëz të uritur, me një ekonomi në kolaps, dhe pa investime të huaja. Ndërkohë, edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të përballet me rreziqet e kësaj situate.

LEXO EDHE:  Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike/ Të pranishëm edhe përfaqësues të SHBA

cna, lajme, bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të emërojë menjëherë një të dërguar special për të adresuar krizën humanitare. Qeveritë duhet të përdorin burimet e nevojshme për t’i mbështetur këto përpjekje. Ne i kemi parë këto kohë pasojat tragjike të mosveprimit, në Jemen dhe gjetkë.

Kjo situatë është gjithashtu një mundësi për të bashkëpunuar me talebanët dhe me rajonin në tërësi. Talibanët janë të vetëdijshëm se ata kanë trashëguar një vend të shkatërruar nga 4 dekada luftë, dhe nuk mund të kenë vetë burimet e nevojshme për rindërtimin e vendit.

Po ashtu ata e dinë se Afganistani, nuk është i njëjti me atë që ishte 20 vjet më parë. Tani talebanët duhet të përballen me një popullsi në rritje të të rinjve, të cilët nuk e ka njohur kurrë sundimin taleban, me gratë e fuqizuara, dhe me një strukturë shoqërore të transformuar nga lidhja dixhitale dhe qasja ndaj botës së jashtme.

Talibanët ndërkohë kërkojnë një legjitimitet ndërkombëtar, për të shmangur skenarin e shndërrimit të Afganistanit si Koreja e Veriut pa dalje në det. Komuniteti ndërkombëtar, që ka një interes të caktuar në parandalimin e krijimit të një “parajsë terroriste” të re, dhe në destabilizimin e një rajoni ku ndodhen 3 fuqi bërthamore, duhet që ta shfrytëzojë këtë nevojë për njohje, dhe t’i bindë talebanët që të kenë një qasje më të përshtatshme.

Të gjithë ata që kanë ndikim në stabilitetin e Afganistanit duhet të mblidhen sa më parë në një tryezë, dhe të bien dakord për një sërë interesash themelore të përbashkëta. Këtu përfshihet ruajtja e integritetit të vendit, dhe shmangia e konflikteve të mëtejshme, dhe e fragmentimit të mundshëm.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Afganistani duhet të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm, dhe të shërbejë si një rrugë tregtare që lidh Azinë Qendrore me pjesën tjetër të kontinentit. Të drejtat e popullit afgan duhet të mbrohen, dhe të plotësohen nevojat e tij themelore.

Duhet të mbështeten sistemet ekonomike në vend, në mënyrë që të rifillojë jeta në qendrat urbane, dhe kjo mund të arrihet përmes investimeve të nevojshme. Asnjë vend i vetëm nuk është i aftë të luajë këtë rol, ndaj duhen përpjekjet e të gjithëve për ta nxjerrë Afganistanin nga krizat e tij të ndërthurura.

SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk kanë më ndikim dhe as besueshmëri për ta bërë vetë këtë gjë, ndërsa vendet e rajonit janë të motivuara nga interesat vetjake dhe konkurruese. Rruga e vetme që duhet ndjekur është që OKB-ja të ndërhyjë sa më parë, të adresojë nevojat humanitare, të bashkojë klasën politike afgane në një marrëveshjeje të re bazuar në të drejtat e njeriut, dhe të sigurojë që kur të largohet avioni i fundit ushtarak nga Kabuli, njerëzit e mbetur pas të mos lihen në harresë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Covid-19, një seri aksidentesh apo një komplot i planifikuar?

Publikuar

-

Nga

Origjina e Covid/ Lindi nga natyra apo njeriu?

Nga Peter Skurkiss “American Thinker”

Që nga momenti i shfaqjes së koronavirusit në Vuhan të Kinës në fillimin e vitit 2020, SHBA ka pësuar dëme të mëdha. Ne kemi kaluar nga përdorimi i gjithëkohshëm i maskave të fytyrës tek mbyllja e ekonomisë, deri tek nisja e shpërndarjes me shpejtësi të vaksinave të paprovuara, dhe së fundmi deri tek miratimi i ligjeve për vaksinimin e detyrueshëm të popullatës.

Dhe me gjithë këtë proces torturues, liritë që dikur në SHBA merreshin si të mirëqena, tashmë janë kufizuar në mënyrë të qëndrueshme. Madje ne kemi qenë dëshmitarë të vjedhjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, nëpërmjet zgjerimit të pazakontë të votimit përmes postës, kohëzgjatjes së kohës së votimit dhe përmbysjes së ligjeve zgjedhore në rang shtetesh nga një numër guvernatorësh dhe prokurorësh të përgjithshëm.

Preteksti për këtë ishte mbajtja nën kontroll e përhapjes së virusit të Vuhani, dhe ishte ai që bëri të mundur manipulimin e zgjedhjeve në shkallë të gjerë.

Duke kthyer kokën pas dhe duke riparë atë që ka ndodhur, ngrihet vetvetiu një pyetje:A është e gjithë kjo rrëmuja e Covid-19rezultat i një serie aksidentesh të rastësishme, dhe vendimesh të këqija nga ana e institucioneve shëndetësore? Apo është një mashtrim, i cili ishte planifikuar paraprakisht?

Kjo e fundit na çon në territorin e teorisë së komplotit. Dhe këto të fundit janë një përzierje. Shumica janë plotësisht të çmendura dhe pa shumë baza. Gjithsesi, disa të tjera kanë në fakt një bazë dhe logjikë të shëndoshë.

Sot, ajo që etiketohet shpesh si një teori konspirative, nuk është asgjë më shumë se diçka, të cilën klasa sunduese e konsideron si të pakëndshme për ta diskutuar.

Nëpërmjet përdorimit të pasurisë dhe ndikimit që ka, elita drejtuese i nxit agjencitë qeveritare dhe mediat e saj të përqeshin dhe përçmojnë çdo lloj debati që i nxjerre ata në pozitë të keqe.

Ky është realiteti në të cilin jetojmë. Kini parasysh një fakt:Një numër teorish konspirative po qarkullojnë le të themi që nga vitet 1960. Secila prej tyre është demaskuar shumë herë nga burimet zyrtare të qeverisë dhe mediat pranë establishmentit.

Në rregull. Por duke pasur parasysh atë që duhet tani mbi luftën e fshehtë të zhvilluar kundër ish-presidentit Donald Trump nga elementë të caktuar në qeverinë federale, madje edhe nga disa zyrtarë në administratën e tij, dhe mediat e establishmentit, a duhet hedhur poshtë ideja e ndonjë komploti?

LEXO EDHE:  SHBA mirepret themelimin e Gjykates Speciale ne Kosove

LEXO EDHE:  HISTORIA / Si u bë Arabia Saudite aleate e Amerikës?

Për t’ua bërë të qartë këtë, ja ku keni një shembull të qartë. E mbani mend “konservatorin e drejtpërdrejtë” Bill Barr? Ai tha se pas një  hetimi “të plotë”, Departamenti i Drejtësisë i drejtuar prej tij arriti në përfundimin se Xhefri Epshtein kreu vetëvrasje në qelinë e tij të sigurisë së lartënë ishullin Rikers në vitin 2019.



Media e pranoi atë si versionin “zyrtar”, dhe tani për ta hedhur poshtë këtë teori ju etiketon juve si teoricienë konspirativë. Unë ju pyes, a ka vend për të dyshuar në këtë rast?

Duke u kthyer pas në kohë, ish-presidenti Frenklin Delano Ruzvelt tha në një rast:“Nëse ndodh diçka në politikë, mund të vini bast se ajo është planifikuar të ndodhë ashtu”.

Dhe Ruzvelt ishte një njeri me shumë përvojë në këtë drejtim. Ai u zgjodh 4 herë si president i SHBA-së. Kush mund të jetë pas një komploti të Covid-19? Duke luajtur rolin e Avokatit të Djallit, unë sugjeroj se fajtorë janë globalistët apo nëse doni mafia e Davosit dhe pjesëtarët e saj.

Dhe çfarë dëshiron kjo elitë botërore? Sipas deklaratave të tyre publike, disa prej të cilave ata i kanë përsëritur vazhdimisht për dekada, ata bëjnë thirrje për një ose më shumë nga sa vijon:

1.Forcimin e organizatave ndërkombëtare.

2.Ecjen drejt qeverisë globale dhe zhdukjen e kufijve kombëtarë.

3. Krijimin e popullatave të vetëkënaqura.

4. Zvogëlimin e popullsisë botërore përmes infertilitetit dhe mjeteve të tjera.

5.Ngadalësimin e ekonomive për të parandaluar ngrohjen globale, për të cilën ata mendojnë se është një kërcënim.

6.Transferimin e pasurisë nga shtresa e mesme tek ata vetë.

7.Fuqizimin e teknokratëve.

8. Eliminimin e demokracisë përfaqësuese për të krijuar situata si Bashkimi Evropian, ku janë burokratët e Brukselit ata që diktojnë gjithçka.

Secili nga këto synime globaliste ka ecur përpara në një shkallë apo tjetrën falë pandemisë së Covid-19. Donald Trump ishte një pengesë për axhendën globaliste. Pa dyshim, reagimi i tepërt ndaj Covid-19, luajti një rol të rëndësishëm në largimin e tij nga detyra.

Pra, a është e gjitha kjo rastësi… apo gjërat ishin planifikuar të ndodhnin në këtë mënyrë? Është në dorën tuaj ta vendosni. Por para se ta bëni, duhet të kuptoni se klasa sunduese ka si motivin po ashtu edhe mjetet për ta bërë këtë. Dhe kush do t’i demaskonte ata? Mediat? Agjencitë qeveritare?

https://www.americanthinker.com/blog/2021/10/covid_a_series_of_accidents_or_a_planned_conspiracy.html

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Shtatë sekretet e errëta të Vatikanit

Publikuar

-

Nga

Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka një histori të sekreteve të errëta, që mund të mos i keni hasur askund tjetër. Nga ndihma ndaj nazistëve për t’i shpëtuar kapjes nga forcave aleate, tek fitimi i parave nga Holokausti, ja cilat janë sekretet e errëta të Selisë së Shenjtë.

Fitoi para nga shfarosja e hebrenjve gjatë Holokaustit

Roli i Vatikanit nuk përfundoi vetëm me ndihmën ndaj nazistëve gjermanë për t’i shpëtuar ndjekjes nga trupat aleate. Ai i ndihmoi nazistët që të merrnin me vete pronën e grabitur.

Në fillim ajo ishte në pronësi të familjeve hebraike, të cilat hoqën dorë nga sendet e tyre të shtrenjta dhe të vlefshme kur hynë në kampet e përqendrimit. Më vonë, u zbulua se themeluesi i Bankës së Vatikanit ishte një agjent sekret. Ai po planifikonte t’i investonte të gjithë paratë e vjedhura në kompanitë italiane të sigurimeve.

Banka e Vatikanit, nuk është aspak transparente mbi veprimtarinë e saj

Instituti për Veprat Fetare, i njohur edhe si Banka e Vatikanit, ka qenë subjekt i shumë skandaleve gjatë dekadave të fundit. Kjo bankë u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1942, dhe synimi i saj ishte të shmangte kufizimet që kishin vendosur forcat aleate ndaj transaksioneve financiare.

Italia ishte një nga fuqitë që luftonte kundër aleatëve, dhe këto të fundit nuk donin që paratë të arrinin tek armiqtë e tyre. Banka e Vatikanit, u etiketua si banka më e mirë off-shore, pasi ishte e lirë nga çdo përgjegjësi e jashtme. Për t’i shpëtuar hetimit të Bankës Botërore, nazistët përdorën Bankën e Vatikanit. Në vitet 1970, Banka e Vatikanit bleu bono me vlerë 900 milionë dollarë përmes operacionit “Mafia”.

Më shumë se 160.000 ekzorcizma janë kryer nga Kryekzoricisti i Vatikanit

 

A e dinit se në vitin 2018, rreth 250 priftërinj nga e gjithë bota, u ftuan të marrin pjesë në shkollën vjetore të ekzorcizmit nga Vatikani? Kisha Katolike nuk ka hequr dorë nga praktika e saj e ekzorcizmit, edhe pse Bota ka përparuar dhe bazohet sot kryesisht tek neuroshkenca.

Një hetim ka zbuluar se rreth 160.000 ekzorcizma janë kryer nga ekzorcisti i ndjerë i qytetit të Vatikanit, Gabriel Amort. Edhe Papët kanë marrë pjesë në ekzorcizimin e njerëzve, që besohej se ishin të pushtuar nga demonët. Ekzorcizmi praktikohet edhe sot. Vetë Papa Françesku, u kërkon njerëzve të shkojnë tek një ekzorcist, në rast se ndjejnë se po përndiqen nga shpirtrat.

Vatikani ndihmoi në arratisjen e nazistëve nga forcat aleate

LEXO EDHE:  SHBA mirepret themelimin e Gjykates Speciale ne Kosove

LEXO EDHE:  Biden: Nuk mund të lejojmë të vriten më amerikanë, kur vetë afganët nuk luftuan për shtetin e tyre

 

Pas Luftës së Dytë Botërore, nazistët gjermanë nuk mund të jetonin dot më në Evropë. Shumë nga nazistët arritën t’i shmangeshin gjyqeve, ndërsa shumë të tjerë u gjykuan dhe dënuan. Shumë nazistë gjermanë përdorën një rrugë të njohur si “ratlines” (gjirizet), për t’u arratisur nga Evropa.



Rruga që ndoqën zakonisht i lidhi ata me Italinë dhe Spanjën. Arsyet e mundshme të mbështetjes së nazistëve nga Vatikani, ishin se ata donin që Krishterimi të ringjallej, dhe nuk donin rritjen e fuqisë së Bashkimit Sovjetik, edhe pse zyrtarisht Vatikani shpalli neutralitetin në Luftën e Dytë Botërore.

Në Vatikan konsumohet më shumë verë se kudo tjetër

Sipas raporteve, konsumi i verës në Vatikan është më i madh se në çdo vend tjetër. Statistikat tregojnë se një person mesatar që jeton në Vatikan, konsumon rreth 20 litra verë çdo vit. Kjo shifër është 3 herë më shumë sesa për një banor mesatar në Mbretërinë e Bashkuar, 6 herë më shumë se sa për një amerikan, dhe 2 herë më shumë sesa banorët e Francës dhe Italisë.

Një fole e “super-mëkateve”

Edhe pse shteti më i vogël në botë si për nga sipërfaqja ashtu edhe nga popullsia, Vatikani ka shkallën më të lartë të krimit në botë, siç raportohet edhe nga BBC. Shkalla e krimit në Vatikan është 20 herë më e madhe se norma e krimit në Itali. Megjithatë, janë turistët

ata që mendohet se janë të përfshirë në krime, dhe jo Papa apo garda zvicerane.

Përveç kësaj, Vatikani konsiderohet gjithashtu si një fole e super-mëkateve. Kjo i referohet peshkopëve homoseksualë që shërbejnë në Kishë, përpjekjeve për të vrarë një papë për arsye politike dhe fetare, një papë që pati marrëdhënie seksuale etj.

Vatikani:Shtëpia e politikës së ndyrë dhe të pabesë

“Shenjtëria e Tij’ është një libër i bazuar tek letrat sekrete të Papa Benedikti XVI. I botuar

në vitin 2012 dhe i shkruar nga gazetari italian, Xhanluixhi Nuci, letrat sekrete të Papa Benediktit iu dhanë këtij të fundit nga vetë shërbëtori personal i Papës. Ato nxjerrin në pah faktin se Vatikani ishte një shtëpi e politikës së ndyrë dhe tradhtisë.

Skandali u njoh si “Vatileaks”. Mbi të u zhvillua një hetim, që zbuloi se njerëzit jashtë qytetit të Vatikanit, shantazhonin klerikët homoseksualë, pasi ata kishin shkelur betimet e tyre për sekretin e rrëfimeve. Besohet se Papa Benedikti dha dorëheqjen nga papati, pikërisht për shkak të sikletit të shkaktuar nga këto skandale.

https://historyofyesterday.com/seven-dark-secrets-of-the-vatican-4f42985bca7c

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse NATO duhet të transformohet për të përballuar sfidat e shekullit XXI

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”

Dy vjet më parë, me rastin e festimit të 70-vjetorit të Traktatit të Uashingtonit, shkrova një artikull me titullin provokues “A do të ekzistojnë NATO deri në 75-vjetorin e saj?”. Ndërsa përgjigja ime atëherë dhe sot e kësaj dite mbetet ende “po”, probabiliteti që kjo të ndodhë është zvogëluar.

Dhe kjo pavarësisht nga pohimet se vështirësitë brenda aleancës mund t’i atribuohen presidencës së Donald Trump, dhe se me ardhjen e Xho Bajden në Shtëpinë e Bardhë, do të niste procesi i përtëritjes trans-atlantike. Në fakt, kjo qasje sugjeron se ajo që e dëmton NATO-n, ka pak të bëjë me personalitetet e udhëheqësve, dhe është më shumë e rrënjosur në strukturat e vetë aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përmbledh hapur problemin kryesor: “Mjafton të shihni shifrat:80 për qind e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s vijnë nga aleatët që nuk janë anëtarë të BE-së”. Në këto kushte perspektiva strategjike dhe prioritetet e 3 shteteve kryesore të NATO-s që nuk janë anëtare të BE-së, Turqia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, shkon në drejtim të kundërt me përzierjen e misionit të NATO-s me mbrojtjen e Evropës.

Së pari, çështja e Turqisë. Dy vjet më parë, shumë njerëz shpresuar se vendimi i Rexhep Tajip Erdogan për të vazhduar me blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore S-400, do të ishte një krizë e izoluar, një incident, por jo një problem i vazhdueshëm.

Por Turqia jo vetëm që bleu sistemin e parë, por tanimë është në bisedime për një sistem të dytë, dhe po sheh mundësinë e bashkëpunimit me industrinë ruse të mbrojtjes për ndërtimin e avionëve luftarakë dhe nëndetëseve.

Vendimi i Erdogan për t’iu drejtuar Rusisë për disa mekanizma të mbrojtjes, të cilat partnerët e tij në NATO ose ngurrojnë t’ia shesin (apo t’i transferojnë teknologjitë përkatëse), buron nga vlerësimi i tij se Turqia jeton në një “lagje” të rrezikshme dhe të paqëndrueshme (Siria, Irani dhe Rusia).

Gjithsesi, presidenti turk nuk beson se partnerët e tij në NATO do t’i japin Turqisë mbështetjen që ai kërkon, apo se ata nuk do të gjejnë mënyra të tjera për të shmangur angazhimet që kanë ndaj Ankarasë.

Nga ana tjetër, Erdogan i sheh marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë nga një perspektivë më e gjerë e NATO-s, duke treguar se Ankaraja nuk do të sakrifikojë interesat e saj jetike me Moskën, si një gjest solidariteti ndaj aleatëve dhe partnerëve të tjerë të aleancës.

Ankaraja është e vetëdijshme se kritikat e fundit ndaj marrëveshjes Hungari-Rusi mbi furnizimin me gaz, dhe që e përjashton plotësisht Ukrainën nga çdo rol në transportin e tij, është në fakt një kritikë indirekte ndaj Turqisë, për shkak të dëshirës së saj për të luajtur një rol më të madh në ndihmën ndaj eksporteve të energjisë ruse për të arritur tregjet perëndimore.

Me gatishmërinë e tij për t’i shitur dromët ushtarakë Ukrainës, apo për të kundërshtuar ndikimin rus në Kaukaz, Erdogan ka treguar se Turqia nuk do t’i plotësojë në çdo aspekt preferencat e Moskës. Por njëkohësisht, Erdogan nuk do të ndihmojë aleatët e NATO-s, të cilët në cilësinë e anëtarit të Bashkimit Evropian, nuk duket se janë të prirur që t’i bëjnë ndonjë favor Turqisë.

Dhe tani kemi arritjen e një marrëveshje në fushën e mbrojtës midis Greqisë dhe Francës, të konsideruar me kujdes nga kryeministri grek Kiriakos Micotaqis si një hap kyç për mbrojtjen e “interesave evropianë” në Mesdhe, dhe që me fjalë të tjera nënkupton përdorimin e nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, që i angazhon të dyja palët të përgjigjen “me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, në rast se nevojitet edhe forcat e armatosura, nëse konstatojnë se po ndodh një sulm kundër territorit të njërës prej tyre”.

Ajo që nuk e thotë hapur ky pakt, është se ai do të aktivizohej edhe kundër Turqisë, aleatit tjetër të NATO -s. Nga ana tjetër, francezët e shohin këtë si fillimin e një procesi për krijimin e një pakti të veçantë evropian të mbrojtjes dhe sigurisë.

LEXO EDHE:  Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike/ Të pranishëm edhe përfaqësues të SHBA

LEXO EDHE:  Pse është tepruar shumë me idenë e “rënies” së Amerikës



Presidenti francez Emanuel Makron e ka bërë të qartë se ai e sheh rolin e NATO-s në terma të kufizuar gjeografikë, pra të kufizuar tek pellgu i Atlantikut, gjë që vë në pikëpyetje se sa larg në lindje duhet të shtrihet përgjegjësia e aleancës, sidomos sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, por edhe idenë se NATO duhet të luajë një rol më aktiv në partneritetin me miqtë amerikanë në pellgun më të madh të Indo-Paqësorit.

Megjithatë, Londra dhe Uashingtoni e shohin ngritjen e Kinës si një sfidë globale dhe jo thjesht rajonale, ndaj duan që t’i shohin shtetet perëndimore në një bashkëpunim më të ngushtë të sigurisë me partnerët e Paqësorit.

Sidoqoftë, nënshkrimi i paktit të ri të mbrojtjes Australi-SHBA-Britani të Madhe, sinjalizon se as Londra dhe as Uashingtoni, nuk duan që ky proces t’i nënshtrohet një vetoje evropiane. Por një përqendrim më i madh tek Kina, ka ndërkohë pasoja mbi rëndësinë relative të Rusisë në aspektin e kërcënimit të aleatëve të ndryshëm evropianë.

Një tipar përcaktues i administratës Bajden, ka qenë vartësia nga konsideratat e tjera për zhvillimin dhe forcimin e një koalicioni partnerësh evropianë dhe aziatikë për të balancuar Kinën. Edhe marrëdhëniet me Rusinë, shihen tashmë në këtë kuadër.

Refuzimi i zgjatjes së sanksioneve mbi gazsjellësin “Nord Stream II”, të cilat do të kishin ndikuar negativisht tek kompanitë gjermane (në mënyrë që Gjermania të pajtohet me qasjen që e cilëson Kinën si një sfidë të staturës të NATO-s), i përshtatet një pikëpamjeje botërore, sipas së cilës sfida e Rusisë është më pak ekzistenciale për Shtetet e Bashkuara.

Por për disa nga aleatët e nivelit lindor të NATO-s, hapat e ndërmarrë për të parandaluar afrimin e mëtejshëm të Rusisë me Kinën, bartin problemin e shtuar të forcimit të kapaciteteve ruse dhe shndërrimit të Moskës në një sfidante më të aftë në zonat përreth saj.

Stoltenberg është detyruar të ketë një qasje pajtuese.

Për ata anëtarë të NATO-s qënuk duan të përfshihen në një përplasje SHBA-Kinë – sigurisht jo për çështje si Tajvani – Sekretari i Përgjithshëm thekson se Kina nuk është as kundërshtare dhe as armike e aleancës, ndërsa premton se aleanca do të synojë të thellojë lidhjet me partnerët e saj strategjikë në Azi (si Japonia, Koreja dhe Australia).

Për disa aleatë të NATO-s, siguria e tyre varet nga shtrirja e zonës së sigurisë euro-atlantike më tej në territorin post-sovjetik; të tjerër besojnë se Evropa ka një perimetër mbrojtës të mjaftueshëm në raport me Rusinë. Në fakt në letër, aleatët mund të mos e shikojnë njëri-tjetrin si partnerë të vërtetë të sigurisë.

Asnjë nga këto nuk rrezikon shpërbërjen e aleancës, dhe infrastruktura që ajo ka ndërtuar gjatë 72 viteve të ekzistencës së saj, nuk duhet që të shpërfillet aq lehtë. Asnjë anëtar i NATO-s nuk është gati që të largohet, dhe nuk ka asnjë mekanizëm për dëbimin e anëtarëve.

Megjithatë, marrëveshja e AUKUS dhe pakti franko-grek, tregojnë atë që ka të ngjarë të jetë tipari përcaktuese i aleancës në mesin e viteve 2020:jo një koalicion i fuqishëm prej 30 shtetesh, por një “kuti mjetesh”, ku shtetet do të përdorin praktikën dhe ndërveprimin e aleancës për të formuar grupe më të vogla ose koalicione të përkohshme, dhe ku disa shtete do të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta, ndërsa të tjerat jo.

Stoltenberg vëren se NATO “po i përshtatet vazhdimisht” kushteve në ndryshim të botës. NATO do të mbijetojë me siguri për të kremtuar 75-vjetorin e vet, por aleanca ka filluar të duket shumë ndryshe nga dikur./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE