LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet që u fshehën nga ngjarja kriminale/ Çfarë qëllimi ka i “varfëri” Debreshi

30 Gusht 2021, 11:47, Politikë CNA
Detajet që u fshehën nga ngjarja kriminale/ Çfarë

Në datën 27 gusht, policia njoftoi se makinës së Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë, Etlon Debreshi, i ishte vënë një sasi tritoli.

Ajo ishte vemdosur në pjesën e përparme të mjetit të Debreshit, dhe nga shpërthimi kishte pasur vetëm dëme materiale.

Në momentin e parë, policia njoftoi se ishin shoqëruar disa persona, të cilët mund të kishin dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe ishte ngritur një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorëve.

Në fakt, Elton Debreshi nuk është një emër i panjohur. Ai ka kandiduar në zgjedhjet e fundit, duke sfiduar palët e mëdha politike.

Nga ana tjetër ai ka drejtuar një sindikatë minatorësh dhe së fundi iu vendos edhe tritol në makinë.

Gjithë ky aktivitet publik i tij përmblidhej me faktin se po kundërshtonte sistemin, ishte kundër partive të mëdha politike, në mbrojtje të të drejtave të minatorëve, e të tjera si këto.

Ndoshta vendosja e tritolit, fillimisht u duk se kishte një qëllim të caktuar.

Pas hetimeve të bëra, policia shoqëroi vëllain e tij, i cili është edhe autori i dyshuar i ngjarjes.

Pra, vëllai i ka vendosur vëllait tritol në makinë.

Tezat e sulmeve politike apo për shkak se është kryetar sindikate, kanë rënë menjëherë poshtë.

Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria po thellojnë hetimet. Pasi Debreshi dyshohet të ketë pasur dijeni për ngjarjen, dhe kjo e fundit mund të jetë inskenuar e gjitha, thjeshtë dhe vetëm që Debreshi dhe familjarët e tij të përfitonin strehim politik.

Kjo është pjesa që ka të bëjë me politikën. Me faktin se Debreshi kishte qënë kandidat, i vendosej tritol dhe lehtësisht diku në Perëndim do të merrte strehim politik dhe do të merrnin fund hallet e familjes së tij.

Si mundet që një kryetar sindikate, i varfër, i papunë siç pretendonte, i larguar nga puna në mënyrë të padrejtë, minator i “mjerë”, kishte Mercedes?

Se askush nuk mund ta besojë se në Shqipëri ka njerëz të varfër dhe të papunë që kanë dhe Mercedeza. Çfarëdolloj të jetë ai, sepse do karburant, duhen paguar taksa.

Nga ana tjetër, këtij Mercedesi, të këtij personi të varfër, këtij aktivisti të madh, i vendos tritol vëllai.

Gjithashtu nga hetimet rezultoi se gjatë bisedave ambientale të përgjuara rezulton se shtetasi Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: ?më fute në burg, me q… nënën?, ?e din se m?ke çu më burg o plak?, ?na q… nënën mor burr?.

Ku është morali këtu?

E në rast se nuk është për një çështje, që mesa duket është marrja e strehimit politik jashtë vendit, por qenka për motive banale, pse vëllai i vendos tritol vëllait? Cila është arsyeja?

Prandaj këta aktivistë që kthehen në simbole të përkohshme dhe më pas dalin nëpër zullume na tregojnë sesa të kujdesshme duhet të jenë dhe vetë mediat, dhe shoqëria shqiptare ndaj individëve të përdorur apo të keqpërdorur.

Rasti i Elton Debreshit është mjaft domethënës, pasi e filloi si një aktivist dhe protestues në mbrojtje të drejtave të minatorëve, kur në fakt nuk ishte aspak i tillë. Por, u keqpërdor nga një grup neo-marksistësh me qëllime deri në gjobëvënie, u tha në atë kohë nga bizneset që punonin në Bulqizë.

Pra, grupe të caktuara individësh inspironin gjobëvënie ndaj biznesit. Për këtë ka pasur edhe denoncime në polici.

Nga ana tjetër, më pas shohim një aktivist të pavarur politik, i cili dështon dhe merr vetëm një dorë me vota dhe tani një sasi tritoli në një mjet ku autor del vëllai. Me shumë gjasa edhe në dijeni të Elton Debreshit, i cili është marrë në pyetje nga policia dhe hetimet vazhdojnë.

Këta janë aktivistët e ?spikatur?, që raporton Shoqëria jonë Civile, dhe mediat herë pas herë, që e fillojnë gjoja si të varfër dhe mbrojtës të të drejtave të minatorëve dhe përfundojnë me mercedeza që iu vendoset tritol për të siguruar strehim politik apo një palë dokumenta, për të jetuar i qetë jashtë Shqipërisë./CNA.al

Eksploziv në mjetin e ish-kandidatit për deputet/ Prangoset i vëllai

Eksplozivi në makinën e ish kandidatit për deputet/ Reagon Sindikata e Minatorëve: Tritoli nuk do të na ndalë

Shpërthim eksplozivi në makinën e ish-kandidatit për deputet

Lajmet e fundit nga