LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“48 orë kohë për maturantët”/ Dalin datat, ja kur nis regjistrimi në universitete

30 Gusht 2021, 18:14, Sociale CNA
“48 orë kohë për maturantët”/ Dalin datat, ja

Shkencat mjekësore dhe teknologjitë e informacionit janë programet më të kërkuara nga maturantët për vitin e ri akademik.

?Maturantët kanë filluar të fokusohen në ato programe të cilat ofrojnë një mundësi të shpejtë punësimi menjëherë në përfundim të procesit, si brenda vendi ashtu edhe jashtë vendit. Ka një tendencë rritje edhe në programet e tjera inxhinierike, që kanë programe të shkencave të inovacionit?, tha Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Më 31 gusht në u-albania maturantët do ketë mundësi të shohin renditjen e tyre për secilën degë.

?Maturanti ka në dispozicion 24 orë kohë më datën 1 shtator, që nëse nuk do jetë dakord me renditjen ose ka pretendime për më shumë ka mundësi t?i drejtohet fakultetit ku ka aplikuar për të bërë ankimin?, shtoi z. Xhelaj.

Regjistrimi në universitete për një nga degët e studimit nis më 2 shtator. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, u ka bërë thirrje maturantëve që të mos nxitohen në përzgjedhjen e degëve gjatë 7 fazave 48 orëshe.

?Maturantëve që janë poshtë vizës së kuqe, do u përcillja mesazhin që mos të regjistrohen para kohe në atë degë që nuk e duan?, tha ai.

Këtë vit ka pasur mbi 22 mijë aplikime nga maturantët për të nisur një degë studimi. Mësimi pritet të fillojë fizikisht në klasa./Euronews

 

Lajmet e fundit nga