Connect with Us

“Shqipëria nuk ka qënë kurrë më mirë”/ Rama tenton të justifikohet

Politikë

“Shqipëria nuk ka qënë kurrë më mirë”/ Rama tenton të justifikohet

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave në lidhje me ardhjen e afganëve në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka replikuar me komentuesit, të cilët thonë se gjendja e vendit tonë nuk është në atë pikë sa të mendojë të strehojë të huaj.

Por, Rama tenton të justifikojë vendimin për pritjen e afganëve, duke thënë se gjendja në Shqipëri është më e mirë se asnjëherë dhe do vazhdojë të bëhet më mirë.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm, sepse Shqipërinë nuk na e lanë vetëm”

Po ashtu, Rama u përgjigjet edhe atyre që thonë se shqiptarët kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit duke e lidhur këtë me strehimin e afganëve.

Gjithashtu ai thekson se nuk di të ketë fëmijë që ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti, dhe sërish nuk ka lënë pa kujtuar atë që kanë kaluar shqiptarët 30 vite më parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha thirrje demokratëve/ Ka dy arsye pse Basha nuk meriton mbështetje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

“Basha është njeriu që çon nga humbja në humbje dhe nga disfata në disfatë”. Kështu është shprehur ish kryeministri Sali Berisha para qindra demokratëve të Beratit, duke folur për rëndësinë që ka PD në mbështetjen e qytetarëve.

Sipas ish liderit historik, Lulzim Basha në karrierën e tij politike ka regjistruar vetëm dështime dhe disfata, ndërsa e vendos theksin tek zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij kreu i PD nuk arriti të bënte asnjë analizë.

Por Berisha nuk ka lënë pa përmendur as veprimet e fundit personale të Bashës, i cili “pret kokat” e atyre që i dalin kundër dhe i shpall armik të PD.



Kjo foltore synon ti japë PD vitalitetit që i duhet, vlerat që është formuar, si parti konservatore.

Si parti e interesit kombëtar mund të shndërrohet në lokomotivë e zhvillimit të vendit.

Çdo përpjekje kundër interesit do dështojnë dhe nuk do kenë kurrë sukses. Një bisedë të shkurtër me të gjithë ata të cilët nuk janë sot në këtë sallë, ose e konsiderojnë veten mbështetës të BAShës u them se nbjë njeri që u çon nga humbja në humbje, që ka dorëzuar beteja të pabëra, ai duhet të hapë rrugën se nuk premton asgjë veçse disfata. Së dyti u drejtohem gjithë demokratëve. Njeri njihet në kriza dhe disfata. Më ythuaj çfarë bëri ky njeri pas humbjeve të 25 prillit? Jo sikur ishte shkolluar në Holandë por në Kinë. Përjashton pa pyet njeri Flamur Nokën dhe kulmon para tre ditësh me qëndrimin ndaj Luan Bacit“, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berati i “thyen turinjtë” Bashës/ Berisha paralajmëron lëvizje të tjera

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha po zhvillon takimin e tij me demokratët në Berat.

Berisha është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga demokratët, me brohorima dhe duartrokitje.



Gjatë fjalimit të tij, Berisha paralajmëroi se në vend do të ketë protesta që Shqipëria nuk i ka parë kurrë, por më parë Berisha u shpreh se duhet të zgjidhin problemin pasi Rama ka marrë peng Bashën.

LEXO EDHE:  ‘Luli është bërë mafioz’/ Lisandër Hoxha zbulon ‘lojën e pisët’ mes Ramës dhe Bashës

LEXO EDHE:  “Të gjithë bashkë për të ndihmuar”/ Vijon solidariteti me Shqipërinë

Të përgatitemi  për protesta që Shqipëria kurrë si ka parë. Nuk rrimë ne popull i dhunuar i vjedhur. Ne ia çojmë këtë mesazh. Ne do të zgjidhim probelmin tonë. Sepse Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh harroi çdo interes tuajin. E ka kap një frikë dhe tmerr nga ju”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam rikthyer në betejë”/ Berisha “dhëmb për dhëmb” me Ramën dhe Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në “Foltoren” me demokratët e Beratit, nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, por edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Berisha paralajmëroi se tashmë ai është rikthyer në betejë dhe se nuk është kurrë vonë për të mbrotjur idealet, në të cilat beson.

Vetëm në muajin prill u shpërndanë 91 milion euro në zonat e tërmetit për të blerë vota. Përdori kartelet e drogës.

Kreu i opozitës në vend që të mbushte sheshet u kthye dhe po merrej me karrigen e tij. Na bëri një dëm të jashtëzakonshëm.

Duhej të pemalizohej Rama. Kurse ky e harroi masakrën dhe u vërsul ndaj karriges së tij.



Kjo përbën një tradhëti ndaj votës tuaj, një mashtrim, një shkelm ndaj mundit dhe djersës tuaj.

Unë kam përgjegjësi. Unë ju kërkoj ndjesë sepse e mbështeta publikisht me qëllimin e vetëm që ne tia dilnim të fitonim zgjedhjet.

Në 2017 kur i kërkova të jap dorëheqjen dhe refuzoi duhej të isha kthyer në betejë. Kjo nuk ka diskutim.

Por, një fjalë, thotë më mirë vonë sesa kurrë. Nuk është kurrë vonë të mbrosh atë që beson. Sot jam mes jush të ringremë së bashku PD në idealet dhe vlerat e saj. Të bashkojmë PD-në, ti rikthejmë asaj votën, besimin tek vetja, ta përgatisim për një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën.”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE