Connect with Us

“Shoku im, Dori”/ Mitro Çela rrëfen bisedat “pikante” me mikun më të mirë

Aktualitet

“Shoku im, Dori”/ Mitro Çela rrëfen bisedat “pikante” me mikun më të mirë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Nga Mitro Çela

Dori është miku  im i mirë. Kur jemi njohur?

Në kohë? Disa vite më parë.

Në hapësirë? Një jetë të tërë.

Miqësija jonë është si një ëndërr. Sheh një ëndërr? Të duket sikur  ka zgjatur gjithë natën. Në fakt ëndrra më e gjatë zgjat disa sekonda.

Dy vitet e fundit, Dorit i “trokiti” fati tre herë.

Së pari. U dashurua dhe u trashëgua me Ivën. Një vajzë që rrallë gjendet në Tiranë.

Së dyti. Në bashkëpunim “gatuan” trashëgimtarin.

Së treti. U bë pronar i një apartamenti të bukur. Po e “vret” pak kredija. Por gjërat e mira nuk “lindin” pa dhimbje.

Autopyetje:-Çfarë mund të flasësh me Dorin? Ti 73. Ai as 40 pranvera?!

Kryesisht flasim për artin dhe seksin. ( Dori e pranon filozofinë time, se edhe seksi futet tek artet e bukura.)

Duket çudi , por ai më imitoi.

Dola unë një herë në foto, me peshqir, lakuriq para pasqyrës? Peshqirin e kisha lidhur komb rreth belit.

LEXO EDHE:  Fuga dyshues për Reformën Zgjedhore/ Shqipëria, realitet kontradiktor

Doli edhe Dori me peshqir. Lakuriq. Në ballkon. Peshqiri i qëndronte i varur mbi kandar!

Ndërrojmë bisedë. Pyet Dori:

-Ke kapërcyer ylberin Shoku Mitro?

-Nuk jam gay?

-Ke qënë komunist! Nga dole deputet demokrat, pa kapërcyer ylberin?

-Eh!…Dori! Skena e politikës është si skena e teatrit. Me një ndryshim. Në teatër luhet maksimumi tre orë. Po u fute në skenën e parlamentit, luan katër vjet. Po të jesh pak servil i Kryetarit, shkon edhe 8 vjet. Po u bëre urë, shkon edhe 16 vjet.

-Aktorët kanë rrogat e vogla?

-Normale.Partitë i duan aktorët deri tek paraja.

-Të pashë me Ezmerken në teatër :“ Vdiq mbreti…Rroftë mbreti”. Mprehe gozhdë në sallë?!

-Kallkan. Ndaj vendosëm ta prishim ( dhe prishëm) Teatrin për të mbjellë gardaçele?!

-Të puth një herë në ballë shoku Mitro…Kam sebep: do bëhem me djalë…/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Iu sekuestruan 1 milionë euro/ Mjeku Edvin Prifti kërkon t’i kthehen, GJKKO refuzon ankimimin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin vendosi sekuestron e pasiurisë në total prej 1 milionë euro të mjekut Edvin Prifti.

Mjeku e ankimoi këtë vendim, por apeli i GJKKO e ka refuzuar dhe ka lënë në fuqi sekuestron.

Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.



Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.

LEXO EDHE:  Fuga dyshues për Reformën Zgjedhore/ Shqipëria, realitet kontradiktor

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/ Ministrat Anonim

Prifti u arrestua më 15 shkurt në sallën e gjyqit pasi fillimisht kishte një masë pezullim nga detyra, por në banesë dhe çantën e shpinës ju gjetën afro 380 mijë euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rritja e pagave për Forcave të Armatosura/ Ministri Peleshi jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot  pagat për Forcat e  Armatosura do të rriten me 30 përqind.

Këtë deklaratë Peleshi ë bëri sot, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.



Peleshi tha se nga rritja e pagës në nivelin 30% do të preket i gjithë personeli duke filluar nga ushtaraku më i thjeshtë, oficeri deri tek gjenerali.

“Projekt-buxheti i vitit 2022 plotëson nevojat e forcave të armatosura. Kërkesat janë gjithmonë më të mëdha se mundësitë, por ne jemi në pritshmëri dhe po ecim kënaqshëm drejt objektivave, ky buxhet është progres i rëndësishëm. Me këtë projekt-buxhet është parashikuar rritja 30 % për personelin e forcave të armatosura, nga më i thjeshti deri tek gjenerali, krahasohemi me vendet e tjera nga vendet e rajonit. Duhet të jemi dinjitoz dhe kjo do të na bëjë më të motivuar për autoritetet ushtarake apo sic quhet ndryshe mbrojtja civile”, është shprehur Peleshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

COVID në burgun e Drenovës/ Rëndohet gjendja shëndetësore e të burgosurve, dërgohen me urgjencë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Të tjerë të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë janë përkeqësuar pas infektimit me koronavirus dhe tre prej tyre janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Korrespodentia e SYRI TV në Korçë njoftoi se ka shkuar në tre numri i të transportuarve për në spitalin COVID të Tiranës.

Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme, kur një i dënuar i sigurisë së zakonshme , nga spitali i Korçës u dërgua urgjent për të Tiranë.

LEXO EDHE:  Bumçi: Dy vjet nga marrja e statusit nuk ka asnjë shpresë për hapjen e negociatave

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/ Ministrat Anonim



Nga burime bëhet e ditur se që të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin, rënë jashtë parametrave. Ata po marrin mjekim më të specializuar në kryeqytet për COVID-19, megjithatë janë ende në kushte jo të mira shëndetësore.

Ndërkohë, bashkëvuajtës të tjerë të sëmurë me COVID në burgun e Drenovës vazhdojnë të mabhen ende në karantinë, larg nga të tjerët.

LEXO TE PLOTE