LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rekord infektimesh nga ‘Delta’/ Mblidhet javën e ardhshme Komiteti Teknik, priten masa të rrepta

29 Gusht 2021, 15:18, Aktualitet CNA
Rekord infektimesh nga ‘Delta’/ Mblidhet javën e ardhshme

Rritja e frikshme e rasteve me Covid, pritet të sjellë masa kufizuese në vendin tonë.

Mësohet se javën e ardhëshme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku pritet te merrëet dhe vendimim për vaksinimin.

Më herët vetë kryeministri Edi Rama pati deklaruar se vaksinimi mund të bëhet me detyrim për një kategori personash.

Ekspertët janë duke diskutuar gjithashtu për kufizimin e lëvizjes, pasi mutacioni Delta, i cili ka dhe transmetueshmëri të lartë pritet ta përkeqësojë edhe me shumë situatën.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga