LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse bota po bëhet më franceze

29 Gusht 2021, 12:36, Blog CNA
Pse bota po bëhet më franceze

Nga Jeremy Cliffe ?Newstatesman?

Për dekada të tëra Franca ka qenë ?bezja e kuqe?që ka çmendur?demin?e ortodoksisë liberale atlantike. E vakët në raport me një aleancë transatlantike, që të tjerët e trajtonin si të shenjtë;e ?martuar?me multipolaritetin e Sharl De Golit,në një epokë në dukje unipolare; tejet stapiste në kundërshtim me ekonominë Hajekiane; me një centralizëm të madh në epokën e decentralizimit etj.

?Blini Tajvanin, mbani Italinë, shisni Francën!?, këshillonte Tomas Fridman në librin e tij të vitit 1999 ?The Lexus and the Olive Tree?, që ishte një lloj manifesti i globalizimit liberal. Gjatë kohës së Luftës në Irak, francezët u cilësuan si ?Evropa e Vjetër? nga Donald Ramsfeld, asokohe Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

?Nëse modeli social francez është kaq madhështor, pse ky vend është në flakë??-pyeste Peter Mandelson në vitin 2005,kur trazirat përfshinë periferitë e Parisit. Dëshpërimi për Francën,pason shpesh arrogancën liberale në botën anglo-saksone.

Në vitin 2012, ?The Economist? e shpalli Francën ?një vend mohues?:?Votuesit francezë janë të njohur për besimin e tyre tek dashamirësia e shtetit?.

Vetëm në vitin 2017 -kur Britania dhe SHBA-ja ishin të tronditura, respektivisht nga Brexit dhe Donald Trump- nisi të shfaqej sërish optimizmi në lidhje me Francën, që tanimë ishte nën udhëheqjen e Emanuel Makron.

Siç e parashikova më herët, Xho Bajden i ka tronditur aleatët amerikanë,përmes ruajtjes së elementëve të politikës së jashtme të Donald Trumpit ?Amerika ePara?. Evropianët u verbuan nga tërheqja e SHBA nga Afganistani.

Siç shkroi Toni Bler kohët e fundit ?me Britaninë jashtë Evropës, dhe me vuajtjet nga fundi i misionit në Afganistan nga aleati ynë më i madh, një proces që u krye me pak ose aspak konsultime, ne duket të kemi një reflektim serioz?.

Armin Lashet, një nga kandidatët kryesorë për kancelar të Gjermanisë, e dënon ?dështimin? e Bajden, dhe thotë se ?BE-ja duhet të jetë në pozitën për të vepruar edhe pa SHBA-në?.E megjithatë, një kryeqytet u duk më pak i tronditur se të tjerët:Parisi.

Duke dyshuar në aftësinë e SHBA për të organizuar një tërheqje të rregullt, Franca kishte nisur që në maj evakuimin e afganëve që kishin punuar për trupat e saj, teksa i tërhoqi trupat e saj të fundit luftarake atje që në vitin 2012.

Makron ka propozuar prej kohësh idenë e një ?autonomie strategjike? të BE-së, që t?i ofrojë evropianëve një aftësi serioze për të vepruar në botë, pa u mbështetur domosdoshmërisht tek SHBA-ja. Madje në vitin 2019, ai shkoi aq larg sa të deklaronte se NATO është një organizatë që ka pësuar një ?vdekje cerebrale?.

Kaosi aktual në Afganistan, po u jep një vrull të ri ideve të tilla në kryeqytetet evropiane, ku ato u pritën dikur me tallje. Sigurisht, tani për tani Evropa mbetet shumë komode nën ?ombrellën? e sigurisë amerikane, dhe nuk do ta kërkojë hëpërhë një lloj pavarësie të tillë.

BE-ja do të tentojë të evoluojë nën efektet negative të krizës afgane. Nuk është shumë e vështirë të imagjinohet që gjatë dekadës së ardhshme,ideja e krijimit të një ushtrie evropiane të jetë diçka më konkrete.

Por në modë nuk janë vetëm idetë franceze në fushën e politikës së jashtme.

Dashuria e Francës për energjinë bërthamore,ka bërë që ajo të ketë sot një nga nivelet më të ulëta të emetimit të karbonit për frymë në atmosferë në krahasim me çdo ekonomi tjetër të pasur. Dhe tani vende të tjera anëtare si Polonia, po synojnë të ndjekin shembullin e saj.

Politika industriale franceze, dikur thellësisht e papëlqyer, po merret si shembull diku tjetër. Madje edhe qeveritë anglosaksone,po e njohin vlerën e një shteti strategjik në një epokë të pandemive, krizave klimatike dhe konkurrencës gjeopolitike.

Tashmë janë rikthyer projektet e mëdha të infrastrukturës. Britania e Madhe dhe SHBA-ja, kanë nisur ndërtimin e rrjeteve të tyre të para hekurudhore të shpejtësisë të lartë, teksa Franca shënon 40 vjetorin e linjës së parë të këtij lloji.

Ndërkohë java 35-orëshe e punës në Francë, duket më pak e çuditshme në një epokë kur shumë vende po eksperimentojnë në disa sektorë javën4-ditore të punës (Franca ka aktualisht një PBB më të lartë për frymë sesa Britania e Madhe,dhe produktiviteti i saj në 1 orë pune është rreth 1/3 më i lartë).

Ndërkohë, Franca po plaket më ngadalë se disa nga fqinjët e saj, dhe kjo falë politikave bujare ndaj nënave të reja dhe kujdesit ndaj fëmijëve, që kanë garantuar një ndër nivelet më të larta në Evropë sa i përket normës së lindjeve.

Kohët e fundit, Makron i ka detyruar francezët e pa vaksinuar që të hyjnë në një bllokim të ri, gjë që ka nxitur një rritje të ndjeshme të vaksinimeve. Kartat e identitetit dhe policimi në stilin e xhandarmërisë,sjellin përfitime të caktuara në një epokë krize.

Ndërkohë Franca ka fuqi të nënvlerësuara edhe në fushën diplomatike. Brexit ka sjellë tejkalimin e Britanisë si destinacioni kryesor i Evropës për investimet e huaja. Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë do të jetë edhe më i dobët, dhe më një temperament më pro-francez sesa Angela Merkel; ndërsa italiani Mario Dragi është një aleat i natyrshëm i Makron.

Nëse siguron ri-zgjedhjen prillin e vitit të ardhshëm, presidenti i Francës do të jetë udhëheqësi kryesor i Evropës.Asnjëra nga këto që përmenda më lart, nuk do të thotë se Franca nuk ka problemet e saj. Misionet anti-xhihadiste të Francës në Sahel, rrezikojnë që të bëhen ?Afganistani? i saj.

Në vend vazhdojnë ndarjet e thella: midis periferive në depresion, dhe qendrave magjepsëse të qyteteve;midis ?Jelekëverdhëve?provincialë dhe makronistëve urbanë; midis një kulture të laicizmit dhe qytetarëve myslimanë që përpiqen të pajtojnë besimin dhe përkatësinë e tyre në një shoqëri që shpesh është shumë e verbër ndaj racizmit ndaj tyre.

Një fitore e Marin Lë Pen vitin e ardhshëm nuk është shumë e mundshme, por mbetet gjithsesi si një skenar. Megjithatë panorama e këtij vendi është më e ndërlikuar, dhe po bëhet më e madhe, sesa e paraqesin këndvështrimet dëshpëruese anglo-saksone. Bota po ndryshon. Dhe në përgjithësi ajo po bëhet më franceze./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga