LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PERSONAZH/ Refit Rezhda, tifozi i “çmendur” i Skëndërbeut

29 Gusht 2021, 13:05, Kulturë CNA
PERSONAZH/ Refit Rezhda, tifozi i “çmendur” i

Refit Rezhda, 64 vjeçari nga Korça, është një nga tifozët më të çmuar dhe më të çmendur të ekipit të Skënderbeut.  Me një pasion të madh për futbollin por kryesisht për lojtarët dhe klubin bardhë e kuq, Refitin e gjen gjithmonë në stadiumin e Korcës. Ai nuk lë asnjë stërvitje apo ndeshje  të “djemve” siç i quan ai duke u dhënë forcë e zemër. Në ditët e ftohta të dimrit dhe në ditët e nxëhta të verës ai ndjek stërvitjet e skuadrës së zemrës. Gjatë gjithë viteve ka qenë tifozi më besnik edhe në rastet kur Skënderbeu ka qenë kampion, madje dhe kur Skënderbeu rrezikonte rënien nga kategoria.

E kam ndjekur ekipin e Skënderbeut që në fëmijëri, gati 10 vjeç, madje e doja aq shumë futbollin sa luanim me shokët e lagjes. Krahas kujdesit për anën fizike, ishte një çlodhje edhe për anën psikologjike, pasi në atë kohë ne si fëmijë nuk mund të argëtoheshim me aktivitete të tjera. Mbaj mend që në vitet 1965 – 1968 në ekip kanë qenë futbollistë,  të cilët sot njihen në të gjithë Shqipërinë, Todo Vaso, Minella Lara, Kosta Koça etj. Profesori im në shkollë ka qenë i ndjeri Maqo Prodani i cili na ka stërvitur, dhe na ka mësuar në 8 – vjeçare teknikat e një futbollisti profesionist, gjatë orës së fiskulturës. Ishim shumë pak djem që profesori i dallonte që luanin bukur futboll, njëri prej tyre isha edhe unë. E kujtoj profesorin që thoshte : “Titi, je teknik dhe luan bukur, por je i shkurtër.”. Dhe kjo ka qenë arsyeja që unë nuk hyra në klasat sportive për të vazhduar më pas karrierën në futboll.”-thotë Refit Rezhda, për CNA.al.

Refiti nuk ka hasur asnjëherë pengesa për të parë ndeshjet. Në rastet kur  ndeshjet zhvilloheshin pa tifozë ishte ai që nga jashtë stadiumit vendoste një shkallë dhe hipte mbi të për të parë ndeshjen. Mbi shkallë këndonte këngë për Skënderbeun, u jepte zëmër “djemve” duke i përmendur të gjithë e duke bërë tifo çdo moment. Shikimi i ndeshjës mbi shkallë jashtë ambienteve të stadiumit ka emocionet e saj por nuk kanë munguar aksidentet, ku një vit më pare ai ra nga shkalla ku kishte hipur si gjithmonë për të parë ndeshjën e rradhës së Skënderbeut.

Ideja për të marrë me vete shkallën jashtë stadiumit, më erdhi rastësisht duke menduar se si të shihja ndeshjet dhe të bëja tifo për ekipin. Pandemia ndikoi shumë tek ne tifozët, jo vetëm tek unë por tek të gjithë tifozët e Shqipërisë. Vendosa të blija një shkallë, dhe ta lyeja atë me ngjyrat bardhë e kuq të Skënderbeut. Kur e mora në stadium për herë të parë, të gjithë kanë ngelur të habitur, por skanë munguar as shokët e mi tifozë pa më shoqëruar, duke hipur bashkë me mua në shkallët. Ndëshja kur u rrëzova nga shkalla, ishte ajo me Kastriotin e Krujës, ku si rezultat humbëm 0 – 2. Gjatë kohës që bëja tifo për ekipin, dhe nga emocionet që ndeshja nuk po përfundonte ashtu si do doja unë, pra me fitore, rrëzohem nga shkalla dhe thyej dorën. Prita deri në përfundimin e ndeshjes e më pas shkova për mjekim në spital, kur për 2 muaj kam mbajtur krahun në allçi. Ishte eksperiencë e dhimbshme kur mendoja që Skënderbeu u mund, por unë e dua më shumë kur humbet sesa kur fiton.”-shprehet Refit Rezhda.

Të gjithë lojtarët e Skënderbeut por edhe klubi ruajnë një respekt të veçantë për tifozin e tyre. Asgjë nuk e ka ndalur Refitin të ndjekë skuadrën e zemrës, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Më shpënzimet e tij ai shkon në çdo ndeshje, pa marrë parasysh asnjë kosto apo lodhje gjatë udhëtimeve. Një ndër udhëtimet më të largëta ka qenë ai në Stamboll të Turqisë kur Skënderbeu luante në Europa League me ekipin e Beshiktashit.

Do të veçoja portierin Koço Dinella, mbrojtësin Todo Vaso, sulmuesin e talentuar Milutin Kërçic që fatkeqësisht nuk jeton më. Madje në kohën që luanim me lagjet, Milutini që atëherë ka qënë një ndër më të mirët. Për sa I përket lojtarëve të viteve të fundit, që prej kohës kur Skënderbeu nisi ciklin e Kampionit për disa vite rrjesht, ata që do të veçoja dhe që I kanë dhënë ekipit një kontribut të vyer janë Bledi Shkëmbi, Orges Shehi, Bernard Berisha, Sabjen Lilaj, Gjergji Muzaka dhe shumë të tjerë. Ndërsa nga futbollistët e huaj të Skënderbeut do të veçoja Pero Pejiç, Nuredeen Orelesi dhe Peter Olayinka. Ndërsa për mua idhull I Shqipërisë si futbollist është Sabah Bizi, futbollisti shkodran që ka luajtur vite më parë edhe në ekipin kombëtar.”-deklaroi ai.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti, pjesa më e madhe e lojtarëve të Skënderbeut, I kanë dhuruar tifozit korçar fanellat e tyre personale që kanë luajtur gjatë sezoneve, ndërsa nuk kanë munguar as urimet në ditëlindjet e tij çdo vit, nga presidenti Takaj, stafi teknik dhe lojtarët e ekipit./CNA.al

Lajmet e fundit nga