LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova regjistron numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi

29 Gusht 2021, 13:14, Kosova & Bota CNA
Kosova regjistron numrin më të lartë të viktimave nga

Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020.

Sipas raportit ditor në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11.017 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699.

Raste aktive me koronaviurs janë 26.575.

Autoritetet qeveritare e kanë cilësuar si të rëndë situatën me pandeminë në Kosovë dhe më 28 gusht, Qeveria e Kosovës njoftoi për masa të reja kundër pandemisë.

Ndërkaq, sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton se brenda një dite janë administruar 11.458 doza.

Në total, Kosova ka administruar 808.078 doza, ku 269.312 persona janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.

Lajmet e fundit nga