Connect with Us

Vrasësi i Keneddy lirohet nga burgu

Bota

Vrasësi i Keneddy lirohet nga burgu

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Vrasësi i njërit prej pjestarëve të “dinastisë” Kennedy, Bob Keneddyt, do të lërë qelinë e burgut së shpejti.

Sirhan Sirhan, 77 vjeçari refugjat palestinez, i dënuar 53 vite më parë do të lihet i lirë.

Sihran nuk do të dalë menjëherë nga burgu: vendimi duhet të miratohet brenda 90 ditësh nga stafi i bordit dhe të firmoset nga guvernatori Gavin Neësom.

Kjo ishte hera e 16 që Sirhan dilte para komisionit kalifornian, por e para në të cilën prokuroria nuk është prezantuar për të këmbëngulur që ai të qëndrojë në qeli. Kjo sepse George Gascón,  prokurori i ri i kontesë së Los Anxheles, ka rrëzuar rregullat sipas të cilave pala civile merrte pjesë në seancë.

Në vitin 1986, gjatë luftës në Vietnam, me qytetet amerikane në kaos pas vrasjes së Martin Luter King, fushata presidenciale e Bob Kennedy kishte ringjallur shpresën se një vend thellësisht i përçarë mund të bashkohej sërish.

Në 5 qershor, palestinezi që kishte marrë nënshtetësinë amerikane ndryshoj historinë duke qëlluar tetë herë mbi një grup mbështetësish të Bob Kennedy, në hotelin Ambasador në Los Anxheles.

LEXO EDHE:  I nxehti i korrikut ka thyer rekordet

Para gjykatës ai u shpreh se donte të dënonte personin që i kishte dhënë mbështetje Izraelit në luftën e 6 ditëve. Kennedy ato ditë sapo ishte konfirmuar si i preferuari në radhët e demokratëve për tu përballur në zgjedhje me Richard Nixon.

Por vdekja e tij përçau partinë, duke e bërë më të lehtë fitoren për Nixon. Për atë atentat ku mbetën të plagosur dhe pesë persona të tjerë, Sirhan u dënua me vdekje në vitin 1969, që më pas iu konvertua në burgim të përjetshëm me mundësinë e uljes së dënimit, pasi gjykata e lartë kaliforniane pezulloi përkohësisht dënimin me vdekje.

Në favor të lirimit të tij, përgjatë viteve u rreshtuan dhe njerëz të njohur, mes të cilëve dhe një prej personave që mbetën të plagosur.  Ky i fundit u shpreh se ishin dy personat që qëlluan me armë në atë ditë. Një nga fëmijët e Bob Kenney kishte shkuar madje të takonte Sirhan në burg në vitin 2018.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Papa Françesku kritikon Evropën për krizën e emigrantëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Papa Françesku vizitoi të dielën një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos për të shprehur mbështetjen për ta. Ai kritikoi ashpër indiferencën e treguar nga Evropa, e cila ka përdorur fondet e përgjithshme për të ndërtuar mure për bllokimin e emigrantëve.

Gjatë vizitës në një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos, Papa Françesku dënoi shfrytëzimin e çështjes së refugjatëve për propagandë politike. Ai u përshëndet nga dhjetra njerëz, përfshirë fëmijë, në kampin Manvrovouni, ku ndodhen rreth 2,300 refugjatë.

“Unë erdha këtu përsëri, për t’ju takuar dhe për t’ju siguruar që jam pranë jush. E them këtë me gjithë zemër”, tha Papa Françesku në një fjalim para një grupi refugjatësh.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër indiferencën dhe interesin vetjak të treguar nga Evropa në qasjen ndaj krizës së emigrantëve.

“Është shqetësuese të dëgjosh për propozime që fondet e përbashkëta të përdoren për të ndërtuar mure dhe për të vendosur tela me gjemba si zgjidhje për këtë çështje. Kjo është epoka e mureve dhe telave me gjemba”, tha Papa Françesku.



Ai bëri thirrje që të ndalet “fundosja e qytetërimit”, gjatë fjalimit në kampin Mavrovouni, pranë një grupi kontejnerësh të bardhë të OKB-së në buzë të detit të rrethuar me tela me gjemba.

LEXO EDHE:  Gjykata vendos arrest me burg/ Vrasësit të gruas t’i bëhet ekspertiza mjekoligjore

LEXO EDHE:  Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?

Kjo është vizita e dytë e Papa Françeskut në Lesbos në pesë vjet dhe ai u ankua se kishte ndryshuar pak që nga viti 2016, kur Lesbos ishte pika kryesore e një vale masive migrimi në Evropë dhe ai solli me vete 12 refugjatë myslimanë sirianë gjatë kthimit në Vatikan.

Ky gjest konkret solidariteti kishte ngjallur shpresa tek refugjatët e kampit të Lesbos, shumë prej të cilëve kanë lindur fëmijë këtu ndërsa prisnin shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil dhe e panë vizitën e Papa Françeskut si një mundësi për t’u larguar përfundimisht nga ishulli.

Vizita pesë-ditore i Papa Françeskut në Qipro dhe Greqi është mbizotëruar nga çështja e emigrantëve.Ai tha se Deti Mesdhe, “djepi i kaq shumë qytetërimeve”, ishte kthyer në një varrezë të madhe ku mbyten anijet kontrabandë të mbushura me njerëz të dëshpëruar.

Në fjalimin e Papa Françeskut para një grupi refugjatësh në Lesbos ishin të pranishëm edhe Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe zëvendëspresidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian Margaritis Schinas./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani/ Vaksinimi me detyrim, rrezik radikalizimi?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për një kohë të gjatë thuhej, se nuk do të kishte vaksinim me detyrim, po kjo nuk është më tabu me zhvillimin aktual të pandemisë. Ka shumë shqetësim për pasojat sociale të një vendimi të tillë. Protesta në fundjavë.

Të shtunën pati protesta në disa qytete gjermane kundër masave të kufizimit për shkak të Coronës e vaksinimit me detyrim. Shumë demonstrues nuk mbanin maska dhe distancën e duhur. Në Berlin u sulmua një gazetar, Pjesërisht protestat ishin pa leje duke vështirësuar punën e policisë. Një pjesë e protestave drejtoheshin nga partia populiste e djathtë, AfD. Tino Chrupalla, zëdhënësi i AfD u shpreh kundër “detyrimit për vaksinim dhe marrëzisë së Coronës.” Në Hamburg demonstruan rreth 5000 vetë.

Të shtunën kreu i konferencës së ministrave të Brendshëm të landeve të Gjermanisë, Thomas Strobl (CDU), ka paralajmëruar nga radikalizimi i protestave të Coronës në rast se hyn në fuqi vaksinimi me detyrim. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Kushtetuese mund të presim që “futja e vaksinimit me detyrim do e përforcojë qëndrimin agresiv të lëvizjes laterale”, tha ministri i Brendshëm për gazetat e grupit mediatike, Funkmediengruppe.

LEXO EDHE:  Kush e udhëheq sot botën?

LEXO EDHE:  Gjykata vendos arrest me burg/ Vrasësit të gruas t’i bëhet ekspertiza mjekoligjore



Rrezik për demokracinë liberale

“Lëvizja laterale është e rrezikshme për demokracinë tonë liberale dhe ajo do të bëhet edhe më e rrezikshme”, tha Strobl.

“Ajo mendon, se po dallon shenjat e kalimit në diktaturë, dhe mendon se po identifikon gjithnjë e më shumë një shtet jolegjitim”, kundër të cilit është e justifikuar rezistenca.” Por në luftë kundër Coronës është e drejtë të futësh një vaksinim me detyrim. “Edhe nëse ndodh radikalizimi në rritje: Ne nuk duhet të ndalemi nga ekstremistët, ideologët konspirativë dhe antisemitistët të bëjnë gjënë e duhur”, ka thënë Strobl.

Së fundmi një numër i madh politikanësh gjermanë janë shprehur për futjen e vaksinimit me detyrim. Me shumë gjasë kancelari i ardhshëm i gjerman, Olaf Scholz është shprehur, se për këtë duhet të votohet në Bundestag pa nevojën e respektimit të disiplinës së grupit parlamentar. Sipas të dhënave të zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert një votim i tillë mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Mesazhi i fundit i Merkel, thirrje gjermanëve që të vaksinohen

Publikuar

-

Nga

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel më 4 dhjetor u bëri thirrje gjermanëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Këto komente Merkel i bëri përmes një video-mesazhi, që pritet të jetë i fundit që ajo e lëshon si kancelare e Gjermanisë. Kjo thirrje erdhi dy ditë pasi liderët federalë dhe shtetërorë vendosën mbi masat e reja, që kanë për qëllim të frenojnë një valë të re infektimesh me coronavirus.

Masat e reja përfshijnë përjashtimin e të pa vaksinuarve që të vizitojnë dyqanet jothelbësore, restorantet dhe objektet sportive dhe kulturore. Ndërkaq, Parlamenti do të shqyrtojë mundësinë që ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin.

Të paktën 68.9 për qind të gjermanëve janë të vaksinuar plotësisht, që është shifër më e ulët sesa synimi i Qeverisë që të vaksinojë të paktën 75 për qind të popullsisë. Personat e pa vaksinuar shihen si fajtorët kyçë në rritjen e rasteve të reja me COVID-19 gjatë javëve të fundit.

Shifrat zyrtare sugjerojnë se niveli i infektimeve është duke u stabilizuar, por ende është i lartë.

LEXO EDHE:  Kush e udhëheq sot botën?

LEXO EDHE:  Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?



Të shtunën, Qendra kombëtare gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi për 64,510 raste të reja. Sipas këtij institucioni, në shtatë ditët e fundit, niveli i infektimeve në 100,000 banorë ishte 442.7 raste. Ndërkaq, në 24 orët paraprake janë regjistruar edhe 378 vdekje të reja, duke e çuar në 102,946 numrin e përgjithshëm të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

“Secili prej tyre lë pas familjet apo miqtë, të shtangur, pa fjalë dhe të pafuqishëm”, tha Merkel.

“Kjo është situatë e hidhur sepse është e shmangshme. Me vaksina efektive dhe të sigurta, ne kemi çelësin në duart tona”, shtoi ajo.

Merkel ripërsëriti thirrjen e saj që gjermanët ta marrin seriozisht virusin, duke shtuar se varianti i ri, Omicron “duket se është më ngjitës sesa variantet paraprake”.

“Vaksinohuni. S’ka rëndësi nëse e merrni dozën e parë apo dozën përforcuese. Çdo vaksinim ndihmon”, tha Merkel./euronews

LEXO TE PLOTE