LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr në Lushnje/ Pesë të rinj bëjnë për spital 26-vjeçarin

28 Gusht 2021, 10:42, Kronika CNA
Sherr në Lushnje/ Pesë të rinj bëjnë për spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnje, ku një 26-vjeçar është rrahur keq nga 5 persona të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, uniformat blu bëjnë të ditur se janë vënë në pranga shtetasit, F. Z., 33 vjeç, banues në Lushnjë. Ndërsa është vënë nën hetim R. Z., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. Z., 27 vjeç, E. B., 33 vjeç dhe A. B., 27 vjeç.

Të pestë këta persona, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin B. Ç., 26 vjeç.

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë për veprat penale ?Plagosje e lehtë me dashje? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve të ftohta? shtetasin F. Z., 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. Z., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. Z., 27 vjeç, E. B., 33 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, pasi të pestë këta shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin B. Ç., 26 vjeç.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale doreza e grushtit e cila iu gjet shtetasit F. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga